ATEHERE KUR POPULLI IM KERKONTE LIRI
Nga Riza Haxhiu – Peje
JEMI NE TROJET TONA
Po luftojnë trimat shqiptar
Për flamurin tonë kombëtar
Kemi luftuar e do luftojmë
Për liri në Kosovën tonë
Ngihuni ju trima kosovar
Tregoni botës se jem të gjallë
Nuk i lëshojmë ne trojet tona
Nga armiket gjakatar
LUFTA DHE VDEKJA
Kush sytë mi mbyllë
Veshët mi shurdhon
Gojën ma shqyen
Këmbët mi ngurtëson
E duart mi ligështon
Është lufta e keqe
Varfëria e mjerë
Qe shtriga kryeneçe
Vdekjen na sjelle
EVROPËS
Evropë e dashur
Evropë krenare
Ku të mbeti syri
Qe nuk po i sheh
Masakrat shtazarake
Mbi rininë shqiptare
Ku të mbetën veshët
Që nuk po i dëgjon
Vuajtjet e mjerimin
E popullit tendë
Ku të mbeti goja
Që nuk po i flet
Armikut barbar
Për ketë luftë
Të pa drejtë
KAM NJË DESHIRË
Një dëshirë çdo kush e ka
Çdo njeri që është i gjallë
Edhe mua zemra me rrah
Një dëshirë ç’e kam për mall
Kam një dëshirë qe pres me vite
Për popullin tim legjendar
Nga armiku shekullor
Të çlirohet sa më parë
ADEM JASHARIT
O Adem, Adem Jashari
Në luftë gjithnjë ishe i pari
Me ty krenohet sot Drenica
Kështu të mësoi Azem Galica
Emri yt gjithë do përmendet
Brez pas brezi në këto vatra
Se luftove si burrë Drenicës
Nëpër malet e Qiqavicës
PAQES
Fjala paqe ka shumë vlerë
Fjalë e shtrenjtë e me nder
Është gëzim e lumturi
Për ata që duan liri
Ku ka paqe ka qetësi
Ka bashkim e harmoni
Njerëzit janë të lumtur
Dhe kanë ardhmëri
NJE KOHE PA KOHE
Ishin kohëra pa kohë e pa mend
Kohëra te fshehura e te mbuluara
Të zymta, të ngrysura në çdo kënd
Thjeshtë të ndara e të izoluara
Me mure të gjalla e kufi të ndarë
Me skuta e hapësira plot errësirë
Pa ajër që ta ndal frymën si në varrë
Në vuajtje, me lot e heshtje pa mëshirë
Erëra të rënda e përshkojnë këtë vend
Më dërmojnë e më lanë pa mend
E gjithçka që fshihet nuk është e pa fund
Lirinë time nuk e gjeja askund
Dua të ndalëm kështu këmbë këputur
Të mbështetëm në këtë mur me gur
Për një kohë më të mirë duke u lutur
Kjo kohë e sotme duhet të përfundoj dikur
Një rreze drite në horizont po shihet
Tani çdo gjë serish do të ndërron
Zëri i fëmijës përsëri do te ndihet
Liria e fituar me gjak, atë do e gëzon
Lotët i ndalen, fytyra i qesh nga gëzimi
Ata qe sollën ankthin e friken, sot ikën
Më në fund përfundoj vuajtja e trishtimi
Pas shumë vjetëve që jetën na fikën
Tani e gëzojmë jetën, shijuam lirinë
Ankthin e kaluam me plot mund
Armiqtë tanë më kurrë s’do të vinë
Sot jemi zot e vetës, më në fund
(Qershor, 1999)
KOSOVA IME
NJË VEND QË ZBUKURON KËTË TOKË
PËR NE ËSHTË LULE NË BOTË
ËSHTË NJË VEND SHQIPTARË
QË KA MALE, FUSHA E BARË
E KA NJË POPULL PLOTË URTI,
ESHTE PROKTOTORIAT POR KA PARTI.
KA PARLAMENT E NUK ËSHTË SHTET,
KA EDHE KRYEQYTET QE NUK ESHTE AS QYTET
OJ KOSOVË NËNË E SHQIPTARËVE
NE TY SHQIPTARËT ISHIN TË PARËT
TE GJAKOSI SHTETI SERBË
TE SHEMTUAR TE LA TË VERBËT
SHUME TE VRARE E TË ZHDUKUR
SHTEPI TE DJEGURA E PA IDARE
TE LECKOSUR E TE KEPUTUR
ME NDIHMA HUMANITARË
TANI PER TY VENDOSIN DO TË HUAJ,
QË E LËNË POPULLIN PRAP TË VUAJ
NUK E DUANE NJE KOSOVE MIKE
POR NJE VEND MULTIETNIKE
(Nëntor, 2001)