Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Demir Krasniqi: Kënga jonë dikur dhe sot

| E marte, 02.03.2010, 10:55 PM |


Demir KRASNIQI

KËNGA  JONË DIKUR DHE SOT

Dikur kur njerëzit ishin në rrugë të mbarë –
Këndoheshin këngë të tabanit kombëtarë .
Këndohej besa, burrëria, trimëria, Atdheu,
Këndohej patriotizmi që prej Skënderbeu ...

I këndohej punës, arsimit, fejesës ,
I këndohej lirisë, diellit , jetës , shpresës,
I këndohej shkollës, fabrikës , minierës ,
I këndohej bukës , luleve , pranverës...

Dikur i këndohej besës, moralit dhe dashurisë –
Sot i këndohet amoralitetit, rrugaçërisë, pornografisë...
Dikur u këndohej  diplomave të fakultetit –
E sot u këndohet rrugëve të kurbetit !

Dikur këndoheshin dasmat, nuset me duvak –
Sot vajtohen vëllezërit që kthehen n’ sandak !
Sot në vend të shkollës, fabrikës, minierave –
Iu këndohet hajdutëve, narkomanëve, profiterave...!

Dikur  u këndohej  çerdheve t’ edukimit –
E sot  u këndohet  aktorëve të krimit !
Dikur kënga  ishte trimëruese e fuqi baroti –
E sot është  tmerruese edhe burim loti !


Gjilan, më 21 Shkurt 2010