(nga një i gjallë...)
Nga Përparim Hysi
Nuk ka shumë kohë që më erdhi për "vizitë?!".Kush,do thoni?Po
vet vdekja dora vetë.Si hajdute,erdh tinëzisht,as që trokiti në
derë,po drejt e mbi kokë.Nga koka mori andej nga "motori":i dha ca
goditje dhe,për pak,u fik.Kush?Motori?Ai dhe unë së bashku.Zëmra
luftoi dhe,për fatin tim të mirë,ajo"zonja vdekje" iku.Tinëzisht si
erdhi,ashtu dhe iku.Iku,po më futi në meditim.Meditim që dua ta ndajë
me ju.Si i moshuar, kam hasur me vdekjen:në të afërm,në miq,në
shokë.Ka prej tyre që,me të vërtetë,më kanë shokuar.Kanë qenë të
papritura,si rrufe që bien për së kthiellti,dhe pas kanë lënë mbresën
e cila,edhe kur rri ffshehur në xhepa të kujtesës,brof del prej saj
dhe të ravijëzohet,sa herë që ndesh me vdekjen.
* * *
Populli që bën "blic" si një fotograf special këndon edhe për
vdekjen.Këndon me ato këngë të vajit,por di mirë që këtë"tinëzare" ta
trajtojë ashtu si duhet:herë me epitete të ashpër dhe herë,kur është e
pranueshme,edhe me një epitet që të çuditë.Në këngët e popullit
vdekjes i thonë dhe mortje,por dhe zonja vdekje apo në ndonjë krahinë
"hankovdekje".Populli e di mirë se vdekja është çap pas çapi pas
jetës.Ajo sikur breth me trastën hapur,për të futur atje,në atë
"trastë",jetë njerëzish.Dhe ndodh që "blicit" që bën populli,nuk ka
fotograf që t'ia kalojë.Në se në atë"trastën" vete fut një të moshuar
që lëngon gjatë,i thuhet "zonjavdekje" apo "hankovdekje".Të merrje
sazet për ta përciell,ndodh që thonë për një të moshuar që ka lënduar
gjatë.Aq më tepër kur shoqëria njerëzore(edhe në Shqipëri,tanimë)është
ftohur dhe ai kujdesi për një njeri që lëngon,pothuajëse,ka marrë
tatëpjetën.Por ndodh që ikën një i ri apo e re dhe atëherë kundër
vdekjes,lëshohen mallkime si shtrigë,qorre,e mallkuar e plot e plot
fjalë të tjera me ngjyrime të zeza.
* * *
Në ciën do moshë që të vijë vdekja,është e papranueshme nga
njeriu.Edhe kur moshohet,njeriu është i kapur shumë pas jetës dhe,sado
që me gojë xhëku thotë,po hë,pse nuk po vjen?,prapë se prapë.në atë
brendësinë e vetë,njeriur rron me shpresën se edhe këtë herë do ta
hedhë.Qëllimi i këtij shkrimit tim është vetëm e vetëm për t'i bërë
apel jetës kundër vdekjes.Në se po merrem me këtë
problem(natyrshëm,nuk jam i parii që trajtoj këtë temë), nuk kam si
mos bie për lexuesin edhe disa pasazhe që m'i kanë parë sytë apo
dhe,në s'i kam jetuar dretj përdrejtë,i kam përjetuar sikur kam qenë
atje ku ka ndodhur vakia:vdekja.
Kam qenë fëmijë në klasë e dytë fillore,kur në
fshatin tonë,ndodhi një ngjarje që na lemerisi.Avdiut(atëherë gati
mbi 50-vjeç!) i vdiqën brënda dy orësh tri djemtë që kishte:më i
madhi prej tyre,Haruni,qe shok banke me mua(thanë më vonë se nepërka
kish vjellë mbi qumësht dhe nga kjo dhe vdiqën që të tre:më i vogëli
nja 5-vjeç).Tri djem për dy orë:sa të hapje e mbyllje sytë.Iu mbyll
dera me ferrë,dëgjoja që thoshin në tërë fshatin.Qe goxha burrë
ky,Avdiu,dhe,tek dëgjoja që "iu mbyll dera me ferrë",si fëmijë që
isha,kur shkoja pranë shtëpisë së tij,hidhja sytë të shihja ferrat tek
dera.Por asnjë ferrë nuk pashë.E ku mund ta mendoja,unë se me
këtë,njerëzit thoshin se Avdiut të shkretë dhe të shoqes,Hamnushasë,iu
shua dera.Qenë kosovarë që të dy(të ardhur në Petovë,nga Peja e
Kosovës),por,ndërsa njerëzit,s'gjenin dot fjalë për t'i
ngushëlluar(nuk i thonë shaka:tre djem brënda dy orësh,de!),se dhe tri
dasma në një derë janë si shumë,kur tha një i moshuar,dhe jo tri
arkivole.Por,kur thotë Sofokliu i lashtë,shumë gjëra të habitshme ka
në botë,por më të fortë se njeriu nuk ka.Ndaj thotë populli:"i ra
gurit dhe u ça;i ra robit dhe e mbajti".Pra,Avdiu dhe Hamnushaja
qëndruan të fortë.Nuk ranë prehë e fatkeqësisë që i gjeti,por si një
sfidë ndaj vdekjes,tek dera e tyre nuk mbinë ferra,po ky çift(edhe
për këta këtë shkrim e kam si homazh),u shtua me 5 fëmijë të tjerë:dy
djem e tri çupa.I lindën,kur të dy qenë të moshuar,sa për të bërë një
llogari pa lodhje,po ju them vetem kaq:Unë që qeshë vërsnik me djalin
fatkeq(më të madhin e atyre që vdiq),arrita që t'u japë mësim që të 5
fëmijëve që lindi kjo familje kosovare.Dhe them se jeta e mund
vdekjen.Për së pari,me forcën e një gjeniu për jetën që mund
vdekjen,ka shkruar Gorki atë poemën"Vajza dhe vdekja".Por pa ndjekur
linjën e letërsisë,mos i largohemi kësaj dhimbjes së fëmijërisë sime.
* * *
Gati 60-vjet të kësaj tragjedie në Petovë të re të
Fierit,në vitin 2000 kisha emigruar në Florida të SHBA-së.Aty nga viti
2003 apo 2004.një çifti shqiptar,i vrau dy djemtë(njëri 12 e tjetri
10 vjeçar),autobuzi tek shkonin në shkollë me bicikletë.U shkulën i
madh dhe i vogël që të ndodheshim afër fatkeqit.Të gjithë njëgojësdh:u
shua kjo derë.Aq më tepër prindërit fatkeqë i kishin kaluar të
pesëdhjetat.Nuk ka më keq!-kjo fjalë shetiste lirshëm në atë mjedis
aq të dhimbshëm.Dale,- e mora fjalën unë;- e madhe është dhimbja,po ka
dhe më keq.-Ku ka më keq?-tha duke u çjerrë nga dhimbja fatkeqi.Dhe
nisa e tregova për atë Avdinë dhe Hamnushanë në Petovë dhe thashë në
mes gjindjes:që të dy si Avdiu dhe Hamnushaja ishin goxha më të
mëdhenj se ju të dy.Kini për të parë.Porvojeni?
Dhe,tek shkruaj,ky çift fatkeqësh kanë tanimë një çupë 5-6 vjeçe,çupë
që askush nuk ia prish ajkën:kushdo që e njeh.Ajo ka ardhur dhe ka
hapur si një trëndafil i bukur,si një sfidë të jetës kundër
vdekjes.Unë solla veç dy pasazhe rrënqethëse ku,sidoqoftë,jeta e mund
vdekjen.Që është e hidhur vdekja dhe kur thonë andej,nga Bregu i
detit"Tek guri me vërë,një nga një të tërë",s'do mënd që askush nuk
shpëton nga ajo.Sido që të vijë:tinëzisht apo dhe drejtpërdrejtë.
* * *
Shpesh herë kur më thonë që nesër apo pas një jave do
bëjmë këtë apo atë,unë jo se jam pesimist,por me që më kanë parë sytë
të papritura të hidhura,u përgjigjem atyre:-Po na lanë?Ata njëzëri,po
kush do na pengoj ,xhanëm?
Dhe ja pse,bëj kështu.
Një kolegu im,duke e ditur miqësinë time me mjekët në spitalin e
Fierit,m'u lut që të takoheshim me shefin e pavionit infektiv
DR.M.M,se sapo kish shtruar djalin e tij atje. Menjëherë,së bashku me
të,ngjitëm atë maloren(se malore ngjit për tek spitali i Fierit),hymë
brënda,kërkova doktorin.Ky zbriti dhe hymë tek klubi i spitalit.Pimë
nga një kafe dhe e prezantova kolegun si mikun tim.-Pa merak fare,-
foli doktori.I dhamë dorën dhe morëm të zbrisnim nga erdhëm.Pasi sosëm
në qendër të qytetit,u futëm në "Turizëm" për eksrpes.Sa morëm
filxhanët në dorë,dikush që hyri pas meje(i njohur,sigurisht),më
thotë:-E more vesh që vdiq Dr.M.M !!! -Ore,po me vdekjen e gjete të
tallesh ti?Ne u pamë tek klubi dhe ti e pe që unë qeshë me Dr.M.M.!Po
pse të pashë dhe po të them,,- më tha.Sa ike ti me këtë shokun,tek
njgiste shkallët dhe u fal.Natyrisht,që u trondita dhe së bashku me
kolegun,shkuam prapë në spital,jo për fatkeqin,se qe në morg,por për
zëvëndësin e tij që i lashë porosi për mikun tim.Vdekja kaq e
papritur,mu në mes të doktorëve,e mikut im DR.M.M. asnjëherë nuk më
shkulet nga kujtesa.Po sa të tilla ndodhin dhe kush nuk është stresuar
prej tyre?Veç populli ynë për vdekjen,për mortin,në përgjithësi,ka
patur një ilaç:njerëzit kanë qenë sigrushtbashkuar pranë atij që i
ndodhte e keqja.Kudo:në qytet dhe në fshat.Kështu që atij që i
ndodhte e keqja,s'para e ndjente,harronte apo bënte sikur harronte ç'i
kish ndodhur.Kurse tani vdekja kthehet si një gjëmë e vërtetë.Të
ndodhë hataja dhe nuk të gjendet kush për rreth,se njerëzit kanë marrë
"arratinë" dhe ndodh që ,ndonjë fatkeq,nuk ka kush ta varrosë.Kam qenë
në Shqipëri,kur në Breg të detit(në Himarë apo në një fshat diku
aty),kronika e teklevizorit shtetëror jepte një burrë plak,mbetur i
vetëm,që shkonte hapte dhe bënte gati varrin e tij.Kësaj i thonë që të
vdesësh për së gjalli.Kam qenë në Fier,kur një miku tim(nuk ia dija
shtëpinë dhe thashë se do t'ia gjeja nga njerëzit që shkonin e
vinin),i ikish vdekur e ëma.Punonte në një detyrë shtetërore,një
familje me emër,por,për çudinë time,këmbë njeriu s'e kishte për rreth
Bilez,nga katër djemtë e nënës së shktretë.vetëm dy u ndodhën për
varrim;dy të tjerët qenë në kurbet.Peilgrinazhi:si në Europë.Nga një
grusht njerëzish.Dhe që atëherë shkrova."Jemi ftohur,Jemi bërë
Europë".Një ftohje e tillë nuk është hiç e mirë.
* * *
Vdiq Vangjel Maçi.Vdiq një shoku im i rinisë së herëshme
me të cilin kam luajtur futboll.Ai u bë futbollist i mirë dhe për reth
nja 10-vjet të mira lujati me "Apoloninë".Epo kush nuk e kujton nga
brezi ynë atë Xhelën,mesfushorin e pashokë në skuadër?Qe moshatar me
mua.Vdiq në Greqi,i miri Vangjel Maçi,që kish bërë hesap që më mos
shkonte në Greqi.Djemtë,- i kish thënë të shoqes, kanë jetë e
tyre;janë rregulluar mirë dhe unë e ti,shtëpinë e kemi në Fier.Unë po
një dhomë e kam mbushur me vegla të kohës(Xhela punonte tekik
radio-televizorësh).dhe,për qejf.do punoj nga pak.Se Xhela qe shëndosh
e mirë si molla.Po ja tek rrinte mbi karrike,një darkë,qe falur siç
falet kandili.Tak-fap!Ka nja dy javë e ca që kam vdekur Vangjeli(unë
të paktën kaq kam që e kam marë vesh),por ajo që më streson është
harresa.Harresa e njeërzve për këtë futbollist cilësor dhe për këtë
njeri shëmbullor.As një lajm dhe as një nekrologji për të.Jemi bërë
Europë!!!
Dhe është trishtuese.Kështu dhimbja bëhet dyfish.
* * *
Unë hoqa vetëm disa penelata për vdekjen që ka zënë e më
lëpihet për rreth.Le të vijë se unë kam moshën.E kam kullotur
çahirin tim.E them sinqerisht,që një "ardhje e tillë" nuk më trëmb,por
ndjej trishtim kur shoh njerëzit që janë "ftohur".Them nuk trëmbem se
mbaj veten me gajret:nuk e di se ku lexova ca proverba(urtësi
popullore,po çfarë thotë populli,nuk e luan topi);e pra,kam lexuar se
kush dashuron,nuk vuaka kur vdes.Unë po për dashuri kam qenë
mjeshtër,kështu që vdekja le të vijë kur të dojë! Por qaj për
njerëzit që ka zënë "plevita" e emigracionit. Dhe marrë shkasë nga
ç'më ka parë syri dhe ç'më kanë dëgjuar veshët.E vetmja gjë që më
streson,është "plevita" e thellë e njerëzve që,tani për tani,s'ka
"doktorë" që ta shërojë.Për vete,hyj në grupin e atyre njerëzve që
jeta e mund vdekjen.Dhe ky shkrim imi,nisur nga një ngacmim vetiak,le
të jetë si një homazh për ta mundur vdekjen dhe si inkurajim për t'iu
gjetur pranë njëri-tjetrit në ditën më të dhimbshme.Po bëmë këtë të
fundit, e kemi mundur vdekjen.Dhe nuk ka më bukur.