Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Cikël poetik nga Edona Beqiri

| E marte, 02.03.2010, 10:53 PM |


Edona Beqiri

Engjëj të djallëzuar….

Më shkrive duart nga akulli,
më zbute pak atë fytyrë me rudha,
më bëre të buzëqesh teksa më puthje,
kur trupi mbi trupin,tashmë ishin lëshuar...

Zhvishja bluzën e qullur nga djersët
epshin e së djeshmes,sot po e shijojm
nëpër damarët e mi frymëmarja jote buroi
të sotmen,vetëm sot po e jetojm...

Le të bie dëbore,hic mos të ndalojë,
me duart e forta,që dijn të më pushtojnë,
lakuriq nate,në hapësirë që rrijmë,
presim fjollat e borës,dalngadalë ti shkrijmë...

Nuk të njoh

Të preka,
më preke,
të dy e copëtuam magjinë e akullt
përballë katër syve enigmë...

Emrin nuk ta dija
As moshën jo
vetëm dihamat ti dëgjova
dhe frymëmarrjen e lehtë
mbi gjoksin e njomë.

Me vitet fluturoja,
errësiren në dritë shëndërroja,
në trupin tënd notoja,
me ty,
që nuk të njoha kurr…

Pa agimin e pritshëm…

Mesnatë,errët.
Mjegull e shkundur n'derë hapësire,
këmbë, t'zbathura hapërojnë,
e bluzën zbërthyer me shkas, Hënën e shikojnë.

Djersa,ju pikon nga ajri,
dhe ajri, prekë lehtë fytyrën time,
se veshin ma timbërron mjaullima e maçorrëve,
s'bashku me thonjtë, e tyre

Pastaj, kafshime mbi këmishë,
s'bashku me thithkat maje-përpjeta që qesin krerët
dora prapë tradhton vetveten e vet,
shtrydhin ëmbëlsinë,
e gishtat lëpijnë, mjegullinën,mugullimeve.
t'përbashkët me maçorrët,
me thonj grithin, gjoksin zhveshur.

Gjoksi hapur i vashës, si deti me valë,
dhe notarët më të mirë, dhanë shpirt. mbi ato thepa,
e u shkrinë, nga epshi i sajë,
poshtë këmbëve,t'përgjakura për tokë.

Gjunjët e mbuluara, me te bardhe.
Krahu i dremitur, shtegton.
Buzë e ujitur, me shije!
Bashkë me rrëqethjen në ajër, gjëmon.
Pastaj,
nata u hap, në t'e,
pashë, një trup të bardhë,
nën rrobat e buta,pranverë.

E kapa në dorë plotë dëshirë,
e me dorën tjetër,i shprisha flokun e zi,
rrëqethja më kaploi të tërën,
dhe me pas asaj
ia kafshova buzën,si një mace e egër, e rrugës.
E plagosa me një shikim drejt, në sy,
më shtrëngoi belin,si gjarpri Belush.

Me shtrëngoi aq fortë,
m'shtrydhi si nj portokall,
pastaj më lëmoj, si ujëvarën,
dhe goditi me shigjete, drurin,dritë-shkruar.

Flladi kaplon venat,
e fryma nis të shpeshtojë
trupi kërkon lëmoshë,
prekja mëshirë,
nga dora e fortë që pushton trupin,
çdo damarë e bënte të dridhej, për brenda.

Pse, të mos lundrojmë sonte, nëpër det l
të shkrumbojmë dhe anijen,
e çdo vale deti, ta bëjmë, vullkan.

Anija, që ec, sonte,
më këmbët e drurit, që i përdridhen, në valë,
këmbët tua lëvizin, pa dashje,
e unë; dua t’i ndalojë ato
me jep pak forcë, të t'shtrëngojë,
e t'mos endesh, me valët e detit.
...
shpërthe bluzën time,
t'i lidhi duart, mbi dru,
m'shikon si i etur për, frymën
dhe muskujt e tu pëlcasin, nga epshi.
...
Ngadalë, të zhveshi pantallonat
,dhe të brendshmet gjithashtu,
marr ujin e kripur, nga deti
dhe të hedh, mbi të.

Fillova të gjurmojë në ty, sikur ta eksploroja një xhungël,
lëpija njelmësinë, si një akullore, vanile.

Pastaj më dhemb, ta kafshoj veshin,
zhvesh të gjitha që I kam,
vazhdova t'kërcejë valle, mbi ty,
sikur shtojzovallja në mbrëmje valsi, nate!

Më shikon, me; mëshirë,
të t'zgjidhë, ke dëshirë.
Muskujt e tu, sa,s'dalin nga kraharori,
e trupi yt, shkrihet në mua.

një sekondë, ishte shumë,
sa zgjidhe duart, e më kape, si një bishë,
me futë njërën dorë, n'flokt e mia,
dhe tjetrën dorë, m'shtrëngove, n'bel,
frymëmarrja jote u shpeshtua,
e dihama jote e çiltër
më shtrinte mbi anijen me vela.
E përmes kësaj numëroja yjet, n'pafundësi.

Djersët shtonin ujin në dete,
trupi përmbi trupin notonin sikur peshku, në oqean!
Kafshoja buzën, e një bebelzeri, lëshoja,
mos u ndal,vazhdo,vazhdo noto.

Pa u lodhur,vazhdon dhe ec sipër lëndinës
kap mollët, t'i kafshoje,
e te derdh lëngun e tyre, mbi trupin të ujitur,
pastaj të derdhë vajin e lulediellit, në Meksikë…


RROKULLISEM ME DHEMBJEN

E ftohtë,
Krejtësisht e ngrirë
në mes rrugëve të largëta
asnjë puthje,
që më bënë të të kujtoj.

Ti përsëri i humbur në mes të rrugëve të qytetit
me djajtë buzeqeshjen e shoqëron...

E unë,
në qerqafin e thate
në nje dhome 
diku në periferi,
shtrihem,
e rrokullisem me dhembjen,
vetminë e kafshoj
Me errësiren grrithë thithkat e njoma
dhe trendafilët i shpërndaj nëpër dhomë..
Për një cast vjen ti
në kujtime
me përqafon egër 
mposhtem,
me epshin e të sotmes,që më cmend,më verbon!
ti me ndjen,
vetëm nëpër qerqafe kur më shijon...

eh... shpirt,
unë dhe ti
dy brigje të një lumi të rrëmbyeshëm
na lidhë
vetëm shtrati i butë
që ka lëshuar bark 
nën peshën e dëshirës së pafund.