Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Xhevat Muqaku: Portret i mësueses dhe shkollës shqipe në Diasporë

| E marte, 02.03.2010, 11:00 PM |


Nxënësit e shkollës shqipe në Tuttlingen
Nxënësit e shkollës shqipe në Tuttlingen
Portret i mësueses dhe shkollës shqipe në Diasporë

Nga Xhevat Muqaku
 
Në këtë fillim marsi, kur ngjarje e data të lavdishme, si 7 Marsi(dita e mësuesit), 8 Marsi(dita e gruas), 11 Marsi fillimi i Revolucionit në Kosovë(demostratat e 81- shit), mendova të shkruaj ca fjalë për mësimin shqip në diasporë, por jo në tërë diasporën. Më thjeshtë, një reportazh të shkutrër shkollën që meriton të shkruhet shumë për të.
 Është fjala për shkollen me mësim potësues në gjuhën shqipe,në qytetin Tuttlingen të Badenit Jugorë në Gjermani, të cilën duhet lakmuar secili shqiptarë i mërgatës. 
 Fillet e mësimit shqip filluan këtu e 33 vite më parë,për tu mos u nderprerë gjër me sot ndërsa personazhi i këtij shkrimi është një mësuese e devotshme për përhapjen e mësimit shqip në diasporë.
 E thjeshtë e modeste por e pa lodhur në profesionin e saj humanitarë ajo nuk dëshiron të flas për vetën. Nuk i pëlqejn lavdërimet e as mirënjohjet që ka nga prindërit dhe nxënësit e saj qe 13 vite të pa nderprerë.
 E quajn Nexhmije Syla dhe vjen nga fshati Hereq afër Gjakovës.
 "Si e vogë më ka tërhjekur profesioni i mësueses. Shpesh ëndrrat e fëminisë bëhen realitet. Nese e ke një idol atëherë ëndërron që kur të rritesh së pakut do të levizë në atë drejtim dhe jeta vërtet fiton kuptimin e vet,e nese jo,mbetet një ëndërr e pa realizuar. Unë e kisha idol mësuesen time të parë. Ajo ishte shumë e  mirë dhe e dashurë. Që atëher andërrova dhe një ditë mendova por edhe u binda shpejt,që kur të rritem të bëhem mësuese kështuqë shpesh herë, si e vogël, në lojë e sipër, bëhesha mësuese duke e imituar mësuesen time.
 Detyren time si mësuese e kreva edhe në Kosovë në kohë shumë të veshtira. Edhe këtu në Gjermani në kushte e rrethana krejt të tjera pa vrarë mendjen se a do shpërblehem ose jo për këtë. Fati ishte i këtillë. Këtu, ku unë jetoj, nuk ka stimulim financiar nga shteti gjerman, por,kjo nuk më ndalon që unë të mbajë mësimin në gjuhën shqipe.
 Pasi mbarova studimet, në vitin 1985, fillova të punojë në shkollën fillore "Remzi Pula" në fshatin Doblibare në periferi zë qytetit të Gjakovës.
 Më kujtohet si sot, ishte data 18 nëtorë, dita e parë e shkollës si mësuese. Një ndjenjë sa e gezuar aq edhe emocionale. Si do t`më presin nxënësit? Si do të dalë njësia mësimore? Gjerë sa ecja koridorit me ditarë në dorë, kujtesa ime u kthye në klasën e parë, kur prisnim me pa durim mësuesen të hy në klasë. A thua është mësuesja e mirë? A do të jetë vallë e dashur? A thua është e re? Me këto mendime si nxënëse e vogël e tani si mësuese e re, hapa derën dhe hyra në klasë. "Mirëmengjesi!" ishte përshendetja e ngrohët e tyre. Ata sy të tyre të bukurë, ato fytyra ca të qeshura e ca të ndrojtura ,ato duar të tyre të vockela të asaj dite vjeshte, më përcjellin shpesh por edhe tani dhe nuk mund tì harroj.
 Në vitin 1986 u emrova mesuese në fshatin  Cermjan,në shkollën fillore "Vllaznimi".Ishte një shkollë, me kuptimin e plotë të fjalës. Nxënesit, jo vetëm që ishin shumë të mirë në mesime, por ishin edhe të sjellëshëm dhe shumë të edukuar. Shkolla kishte rregulla dhe ishte një nder shkollat e dalluara në komunën e Gjakovës, falë drejtorit shumë të vyeshëm Zef Osmanit.
 Kosova në ato vite përjetonte një gjendje të mjerueshme dhe të dhunshme në të gjitha lamitë e jetës e posaqërisht e qëllimisht në arsim. Edhe në ato kushte të vështira dhe jashtë objektit të shkolles proqesi mësimorë nuk u ndërpre asnjëherë në shtëpia private dhe pa pagesë.
 Represaljet vazhduan edhe më tutje, me Demonstratat, rrahjet, burgosjet, bastisjet deri në atë masë, sa që pa deshirë morëm rrugën e mergimit.
 Erdhem në Gjermani, lam pas familjen, prinderit, vendin ku u lindëm dhe u rritëm, Kosovën e trazuar, me shpresë që nuk do rrimë gjatë. 
 Shpresa nuk na mbajti, sepse ne mbetëm këtu dhe tani ne jemi mërgimtarë.
 Egzistencën e familjes e siguron burri im Maxhuni, i cili me profesion është jurist, dhe unë i jam përjetë mirënjohëse për përkrahjen dhe kurajon që më jep në misionin tim.
 Oriku është dali ynë i madh, kur erdhëm në Gjemani ishte katër vjeq,malli për vendlindje nuk e linte të qetë. As sesi të pajtohej që jetonte largë gjyshit, livadhit ku luante me top,rrugës së shtruar me gurë ku sa e sa herë i kishte përgjakur gjunjët duke vrapuar pas deleve. "Kur do kthehemi në shtepi", ishte pyetja e tij e zakont që asnjëherë nuk mori përgjigjjen e duhur?. Kësaj pyetje ai vet ia gjeti përgjigjjen, kur i mbushi të pesëmbdhjetat, të kthehej në atdhe. Atje vazhdoi shkollën dhe aktualisht është në vitin e tretë në fakultetin juridik.
 Vatra është vajza e jonë e vetme, është shumë e talentuar në pikturë. Vazhdon mësimet në vitin e dytë në gjimnaz se Çka do të studjojë ende nuk ka vendosur ndërsa Atdheu ështe djali i dytë dhe i vijon mësimet në vitin e parë në gjimnazin e qytetit ku jetojmë.
 Pasi aluan dy vite në Gjermani, një ditë në banesën tonë erdhën zotrinjët Imer Idrizi(një veteran i arsimit i cili shkollën shqipe e kishte mbajtur gjallë me angazhimin e tij të pa lodhshëm), dhe Burhan Jahiu, i cili luajti një rol të rëndesishëm në mirëvajtjen e shkollës shqipe. Ata kishin dëgjuar se unë isha  me profesion mësuese, dhe se qëllimi i ardhjes së tyre ishte që, unë të mbajë mësimin plotësues në gjuhën shqipe.   Dita e parë e shkollës në Wehingen
 Ishte  data 1 tetor i vitit 1997 dita e parë e shkollës në qytezen Wehingen.Në vazhdim mësuesja Negjmije rrëfen: hyra në klasë, përpara kisha xënësit e moshave të ndryshme. Qendroja para tyre dhe i vështroja një nga një. Edhe ata më veshtronin mua. Fillova tì pyes për emrat, si quheshin: Habibe Ramadani, Shevale Sylejmani, Blerin Hasani e kështu me radhë. Fillova të komunikoi me ta. Disa prej tyre flisnin gjuhën shqipe me fjalë të hazuara pa nevojë, por ata nuk kishin faj, ashtu e kishin dëgjuar, ashtu e flisnin prinderit e tyre. Disa të tjerë, përveq tjerash, e ngatrronin edhe me gjuhën gjermane. Mësimi zhvillohej edhe në Tuttlingen edhe në Spaichingen. Ishin gjithësejt 60 nxënes nga të gjitha trojet etnike. Për mua tani filloi një jetë pak më ndryshe. Mua tani mu shtua edhe një dhembje më e madhe se sa e mërgimtarve të tjerë, sepse unë isha mësuese, dhe vetëm unë qendroja përballë fëmijëve të bashkatdhetarve të mi, të cilëve ju trokiste-kanosej asimilimi.
 Që në fillim kuptova se nuk do ta kam të lehtë, dhe se duhej një përpjekje e madhe. Duke e parë situaten çfare ishte, e ndjeva të nevojshme dhe shumë të domosdoshme dhe mbi të gjitha obligim kombetar që të punoj seriozisht.Mësimi zhvillohej në këto qendra mësimore me një ritëm të mirë. Mbi banka u hapen abetaret. Filluam prej shkronjës A, për ta përfunduar alfabetin sa më shpejt, se na prise historia kombëtare, gjeografia e trojeve etnike, kultura e tradita kombëtare, për ta mësuar.
Nxënësit i kam pasur shumë të mirë,sidomos vajzat.I kujtoj me dashuri gjeneratat (83) e Fidanës, Jetonit, (84)e Makfiretës, Havës,(85) e Bekimit, Mimozës, Nazlisë, Bukurisë dhe ma vonë gjeneratat e  Lirisë, Muratit, Valonit, Kujtimes, Fidanit,Atdheut, Kosovarës, Vatrës etj. Disa prej këtyre nxënësve janë martuar,janë bërë prindër,disa vazhdojnë shkollimin ma tutje disa të tjerë janë në marëdhanje pune.
 Për fëmijë që vijonin dhe vijojnë shkollën shqipe nuk dyshoj që nuk do ta përvetësoin gjuhën. Brenga ime ishte tek ata që nuk erdhën dhe që nuk vijnë fare në shkollën shqipe, e mjerisht ishin dhe janë të shumët. Prindërit ishin dhe janë fajtorë. Për rëndësinë e shkollës shqipe në mërgim, nuk lypset shumë të diskutohet,mjafon të komunikoni me fëmiun tuaj,të zhvilloni  një bisedë të lirë dhe çdo gjë qartësohet.
Sot shkolla shqipe vazhdon të funksionon në qytetin Tuttlingen dhe qytezat Immendingen, Wehingen dhe ka gjithësejt 61 nxënës. Mësimi zhvillohet katër herë në javë me nga katër orë mësimore.
 Gjatë gjithë kësaj kohe jam përpjekur maksimalisht që nxënësve të ju mbjellë në shpirtë atdhedashurinë përmes historisë sonë të dhimbëshme, përmes këgës, vallës, poezisë dramës, përmes mësimit për vlerat kulturore e patriotike kombëtare.
 Isha e vetdijëshme se këto vlera duhet prezentuar para palës gjermane dhe të tjerëve që jetoin këtu. Mora pjesë kudo me grupin e valleve nëpër Gjermani, madje edhe në Festivalin e Berlinit.
 Në kuizin tradicional të diturisë që mbahet për shkollat shqipe për Gjermani, marr pjesë aktive me nxënës. Shumë prej tyre kanë fitue vende të para apo të dyta në disciplina të veqanta si art figurativ recitim etj.,ndërsa në garën ekipore të kuizit ekipi i shkollës sime ishte tri herë i pari e disa herë të tjera i dyti ose i treti.
 Kam zhvilluar disa herë takime dhe biseda të gjata me prindër ku edhe kam shtruar pyetjet në vijim. 
  
Pse nuk vijnë femijet në shkollën shqipe?
Disa prindër janë përgjegjur: “Femija im din shqip“, “Është i dobët në shkollën gjermane“, “Është i angazhuar në sport, muzikë“, “Shkolla shqipe nuk e shpie askund“, “Me shkollë shqipe nuk gjenë vend pune“, “Ma mirë të mësonë gjermanisht se na këtu po jetojmë“.

 Pse  vinë fëmijët në shkollën shqipe?
Disa prindër: „Jemi të lumtur që ka shkollë dhe e kemi këtë mundësi“, “Unë e di rëndesinë e shkollës shqipe“, “Është e vetmja zgjidhje që sadopak ti shpëtojmë nga asimilimi“, “E kam obligim si prind të perpiqem , që fëmija im mos ta humbë gjuhën e vet“ thot zotriu Ismet Vokshi , kryetari i Këshillit të Prindërve.

Disa prej nxënësve flasin me mësuesen Negjmije:
 „Më ka thënë babi që duhet me ardhë“, “Te mësojmë me folë shqip ma mirë që mos të na përqeshin kur të shkojmë në vendlindje“, Të mësojmë të shkruajmë dhe të lexojmë pa gabime“, “Unë vij me deshirë në shkollën shqipe, bile mezi pres të vij dita e hënë“, “Kam mësuar shumë gjëra që më parë nuk i kam dëgjuar“, “Mua, thot Albana,përveq tjerash shkolla shqipe më ka ndihmuar edhe në gjermanisht“, “Në shkollën shqipe kam mësuar shumë. Pasi ta kryej fakultetin, dëshiroi të punoj në Kosovë, dua të  kontribuoj  atdheut tim“ thot Kosovarja.  
 Jan 13 gjenerata nxënësish që përcolla nga shkolla shqipe, të paisura me njohuri të  nevojshme nga shkrim-leximi shqip, historia e gjeografia shqiptare, kultura, muzika, folklori, tradita etj.
Këtë artikull mësuesja Negjmije në perfudim e pasuron edhe me një thanje filozofike: „Njeriu i takon kombit, gjuhën e të cilit e flet.“
 
Urojmë mësuesen dhe familjen e sajë për punen e madhe, urojmë edhe mësesinë kudo që jan për misionon e tyre të shenjët, e dijmë se nuk ju pëlqejnë lavdatat, puna individuale dhe e pergjithëshme bashkë me rezultatet është e madhe- kolosale dhe flasin vet. Megjithë ate edhe te shkruhet edhe te flitet për punen e juaj gjithnmonë është pak.

Këte portret e percjell përvoja,perjetimet dhe dashunia e madhe per profesionin, ndersa per besimin qe edhe unë me familjen time dhe nxanesit e mësueses te jemi pjesë e këtij artikulli jemi shumë mirënjohes.
Nxënësit e shkollës shqipe në Tuttlingen
Nxënësit e shkollës shqipe në Tuttlingen
Nxënësit e shkollës shqipe në Immendingen
Nxënësit e shkollës shqipe në Immendingen
Nxënësit e shkollës shqipe në Wehingen
Nxënësit e shkollës shqipe në Wehingen