Senatore e Diasporës
Dea e bukur 6-vjeçare,
Cicëron si zog mbi degë,
Embëlsisht në gjuhën shqipe,
Abetaren tonë të shenjtë…
Të puth doçkat në ditëlindje,
Shqip më thua faleminderit,
Krenari e Shkollës Shqipe,
Plot me yje, dritëz e Diellit!
“Senatore” e Diasporës,
Me duartrokitje je votuar,
Tingujt shqip në buzët e tua,
Qysh bebe belbëzuar!
Kushtuar nxënëses së Shkollës Shqipe Dea Bejlerit, vogëlushes 6-vjecare, që dhe pse në moshë të vogël, ajo ka vite që merr pjesë në shumë aktivitete të rëndësishme të Diasporës, duke interpretuar poezi patriotike nga autorë të ndryshëm. Ajo lexon dhe shkruan shqip, edhe pse është e lindur në Amerikë. Kjo vogëlushe e talentuar, lindur nga prindër intelektualë Neritan dhe Blerina Bejleri, ka kohe që është në vemendjen e Shkollës Shqipe, mediave televizive, të cilët po bashkërendojnë një punë të kualifikuar për t’i zhvilluar më tej talentin e saj, me qëllim që kur të rritet aftësitë e saj të vihen në shërbim të Diasporës Shqiptare, si një Senatore e ardhshme shqiptare në Shtepinë e Bardhë…
15 Shkurt, 2010
Staten Island, New York
 |
Dea Bejleri duke recituar poezine Une e dua librin shkruar nga K Z Ne krah te saj shkrimtari M Velaj |
 |
Dea me nxenesit e Shkolles Shqipe ne festen e Flamurit
 | Dea ne Panairin e Librit organizuar nga Shoqata e Shkrimtareve Shqiptaoro Amerikane
 | Dea se bashku me prinderit e saj mesuese Blerinen e cila eshte dekoruar me certifikate mirenjohje dhe Neritanin
 | Nxenesja E.Gashi duke ju pergjigjur pyetjeve ne shqip |
|
|
|