KALOSH ÇELIKU
PAZARI GRAVE
Mëngjes. E ngarkova veten në shpinë përmes sokaqeve me gurë deri te Rrapi. Në një degë të tij sot kisha vendosur t`i varë armët. Nën hijen e tij do ta lidhja Gjokun. E dija se më pret një luftë e përgjakshme mes këtij bërlloku, që dita – ditës ma zente frymën. Vetëm, nuk e di pse ende nuk vinte Mikja të më jap gji nga ato dy shtamba. Me siguri do të ma kthente fuqinë si Mujit e Halilit, që shtatë ditë e shtatë netë të mos i zbres Gjokut nga shpina. Shpatën ta ngrej lartë në dorë për liri, rrotulloj në ajër. Shtatë ditë e shtatë netë të pi verë me shtamba. Shtatë ditë e shtatë netë t`i shterë herdhet në këtë Shtëpi Publike. Shtatë ditë e shtatë netë ta vazhdoj luftën me penë…
Deven kur e kanë pyetur
kur e ke pasur më së vështiri
në jetë?
Është përgjigjur:
kur më ka pri gomari.
E mua po të më pyesni
në këtë Shtëpi Publike
do t`ju përgjigjem:
kur më pri Trusakati
dhe Maxhupi me dajre
t’i dalim zot Atdheut
me çifteli e poezi patetike…
Hi-hi-hiii... E kanë lidhur për Rrapi... Miken ia kanë përzënë në Lindje... Ferexhen ia kanë hudhur mbi kokë mbi varrin e Baba Shehut... Natë e ditë kanë lenur lesh Arapi… E kanë vendosur, nën Rrap ta mbysin me verë...
- Heu Dashnor Delia, pse fol kështu me vetveten?!
- Hi-hii-hiii... Më mirë të flas me vetveten se sa me Rrospitë Meshkuj. E kam frikë Nusen me pashterkë të kuqe… Frikë... Frikë... Nuk e di ti, sa është ajo e rrezikshme në shtrat… Gjithë natën e gjatë kur të dhunon mbi çati... Majë lisave…
- Dashnor Delia, ngreja bythët në hava!...
- Hi - hi – hiii. E kam bërë moti planin. Vetëm, frikë kam se, ajo e para do t`mi ngrejë mua bythën në ndonjë livadh...
- Dashnor Delia, nuk e besoj, ti di t`a përdorish trurin…Armën...
- Hi-hi-hiii... E di. Vetëm, atë shtrigë nuk e zë plumbi...
- O Dashnor Delia, në mos e zëntë plumbi, do ta zë gjylja e topit...
- Hi-hi-hiii... E ke lehtë ti të flasësh ashtu, pasi ende nuk të ka shti në dorë... E kur të të shti në dorë, atëherë flasim si burrat... Po, t`i lëmë këto marrëzira, a do të ma qesish një kafe?
- Jo, Dashnor Delia pa ia ngritur bythët Nuses me pashterkë të kuqe në hava...
- E kam ditur moti. Mirë ta bënë Trusakati... Maxhupi me dajre… Nusja me pashterkë të kuqe mbi çatia…
- Dashnor Delia, ia qëllove me një plumb... Tashti e meriton një kafe... Porosite!...
- Jo, nuk dua kafe nga ti, he burrë...
- Dashnor Delia, pije një kafe!...
- Jo, kafe ti pi me armiqtë, që gjithë ditën e gjithë natën bëjnë plane si të të vrasin, të të bëjnë atentat... Helmojnë…E di se, për ta e kam shkruar edhe një poezi...
- Jo, Dashnor Delia. Gjithëçka kam ditur për ty, o trim mbi trima, po jo edhe se shkruan poezi!
- Eh, zoti shkrimtar, këtu është gabimi... Hataja... Ti mendon se, vetëm ti di t`i shkruash Mikes poezi... E nuk e çanë kokën për poezitë e mia rebele, që i shkruaj rrugëve të Bit-Pazarit...
- Vërtetë, ke të drejtë Dashnor Delia. Po, lexoma njerën!... Edhe ashtu moti nuk kam lexuar ndonjë vlerë të arrirë artistike...
- Vetëm me një kusht. Që të mos i tregosh askujt, njeriu të gjallë se, po mori vesh Nusja me pashterkë të kuqe do të më shkep dajak gjithë natën mbi çati...
- Jo, or Dashnor Delia. Jo. Lexoje poezinë!...
- Atëherë, hapi mirë veshët edhe sytë... Poezia është antologjike. Ndodhë Kritik Ziu ta përfshijë në antologjinë e ardhshme të Pazarit të Grave...
Gjithë ditën - natën
bëjnë plane për atentat
me porosi të Kurv?s Parti.
E shajnë e vrasin
nëpër çajtore e redaksi
herë si patriot herë si tradhëtar.
Të nesërmen nën Rrap
me te hanë e pin?.
Vallë, athua hoqën dorë
apo nuk kanë armë...
- Hi-hi-hiii... A të pëlqeu vjersha?
- Nuk e di, Dashnor Delia... Nuk e di... Vendin në letërsi do t`ia caktojë Kritik Ziu. Ndodh? me k?t? poezi patriotike t? hysh edhe n? projektin e Qeveris?: “Makedonska knizhevnost”.
- E kam ditur se, nuk merr vesh nga vjershat. E sa i përket Kritik Ziut, ai duhet t’i ketë herdhet na, si vorba deri në fund të këmbëve në përpilimin e antologjisë. Fatkeqësisht, herdhet e tij janë sa të gjelit... E kupton tashti, ku qëndron arti... Vlerat e arrira artistike... Ja, edhe arsyeja pse gjithëmonë t`i kanë ndërsyer Tun Batunët… K?lysh?t me zgjebe... Buçat e Katundit…
- Hi-hii-hiii... Jo, i kutpton vlerat artistike Maxhupi me dajre. Fakiri me Arush?n e tij asht e l?kur? p?r dore, q? vinte n? Katund t? na shes? vlera artistike. E ne si f?mij?, turr te porta, ta fusim n? l?m? me gjith? partalla.
Maxhupi i biente dajres. Dhe, Arusha k?rcente, hiqte valle n? mes t? L?m?s. Ne u bienim duarve shuplak?, k?naqeshim me vallen e Arush?s. Maxhupi me dajre i p?rdridhte byth?t. N? fund, na e shtrinte dajren para nesh, t’ia paguajm? artin. Dhe, ne ia mbushnim dajren me para.
Maxhupi me dajre e merrte Arush?n p?r dore, dilte n? rrug?. Ecte duke i r?n? dajres me Arush? p?r dore. Dhe, hynte n? tjet?r l?m?. E shiste artin e tij me para.
E kujtova k?t? ngjarje t? f?mij?ris?, shkaku se: sot nuk e kemi k?t? Maxhup me dajre me Arush?n e tij p?r dore n?p?r Katund. Po, e kemi sojin e Maxhupit, q? edhe ky p?rpiqet t? shes? art, vlera artistike. E shtri dajren e arnuar p?rpara spektator?ve, po f?mij?t e soç?m nuk i josh m? arti i tij, nuk ia mbushin dajren me para. Koha e soçme e ka maxhupin e vet modern, jo me dajre, po me trumbeta. Edhe Arush?n nazemadhe, q? na e heq vallen si dikur n? mes t? Sheshit. P?r dallim nga ai Maxhupi i djesh?m me dajre, ky Maxhupi i soç?m me trumbeta shkruan edhe vjersha sakatike n? preh?rin e partive politike...
Hi-Hii-hiii...