Shkruan: Asllan Dibrani
Tubim i Lidhjes së shkrimtarëve dhe artistëve shqiptarë në Gjermani dhe manifestimi përkujtimor për vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zekën dhe promovim librash pikërisht për Vëllezërit Gërvalla nga Fahredin Tafallari dhe tjetra nga Marti Çuni “Radio Kosova e lirë” – Arkivi – pjesa e I – II dhe III - të. Punë kolektive.
Me iniciativën e shoqatës kulturore „Iliria“ të Hajdelbergut, pak ditë ma parë u organizua manifestimi „Flaka e Janarit“ në të cilin ishte atmosferë festive me flamurin tonë kombëtar përballë. Fillimisht, kryetari i kësaj shoqate, z. Sheremet Pantina hapi programin. Ai i prezantoj pikat e rendit te ditës. U këndua himni kombëtar , u bë edhe një minutë heshtje për dëshmorët e kombit. Pastaj, në skenë doli Blerta Pantina me një poezi për vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zekën. Në foltore u ftua zoti Sami Krasniqi me ç’rast e tha fjalën kryesore kushtuar dy Vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zeka. Z. Krasniqi u përqendrua në historikun e aktivitetit te Vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës.Pastaj z. Pantina i dha fjalën Kadri Gërgallës i cili foli për
 |
Grupi i Lidhjes se Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë në Gjermani |
veprën e Fahredin Tafallarit që sapo doli nga shtypi me titull “Me tre yjet e pavarësisë ne ato vite të stuhishme”. Kadri Gërvalla dha një analizë të librit kushtuar tre trimave te heronjve të pavdekshëm. Tafallari në këtë libër ka sjellur mjaft argumente ,shkrime incizime dhe faksimile të veprës dhe veprimtarisë së tyre duke e çmuar e pasuruar këtë vepër edhe ma tepër. Pastaj Kadri Gërvalla theksoi se “ky libër ishte me plot ndjenja atdhedashurie dhe mu ka dashtë ta bëj një analizë studiuese të thellë...” Sipas vlerësimit të tij, autori dha një përshkrim shumë te thukët mbi personalitetet e Jusufit, Bardhoshit dhe Kadri Zekës që si synim kishin çlirimin e vendit nga robëria dhe pikërisht protagonistë ishin ata qe përjetuan skajshmerisht terrorin e regjimit serbo jugosllav deri në vdekje.
Zotëri Sheremet Pantina lexoi një telegram përshëndetjeje nga bashkatdhetari ynë,poeti e shkrimtari që jeton në Sh.B.A, Zeqir Gërvalla i cili përgëzoi të pranishmit për përkujtimin e Flakës se Janarit dhe promovimin e librave nga Martin Çunit dhe Fahredin Tafallarit. Në vazhdim mori fjalën z. Martin Çuni, ngrohtë i përshëndeti të pranishmit dhe prezantoi librin e ri trevëllimor dokumentar dhe vlerat e tij me titull” Radio Kosova e lirë” Arkivi I – II – III. e cila luajti një rol me rendësi të madhe për informimin në Kosovë në kohën e zhvillimit të luftës së UÇK-së.
Shënim i yni ,një nga themeluesit e kësaj radioje është z. Martin Çuni qe shfrytëzoi potencialin e vet te përvojës si gazetar i ish Radio Prishtinës. Ai la luksin dhe jetën në Gjermani, ku ishte si emigrant politik, dhe në frontin e luftës në Malet e Berishe e ngriti zërin e shqiptarëve përmes “Radio Kosovës se lirë“.
 |
Martin Cuni, bashkthemelues i Radio Kosovës dhe bashkautor i veprës dokumentare “Radio kosova e lirë” |
Pastaj Martin Çuni u përqendrua ne sakrificat, përkushtimin e shokëve, mungesat materiale dhe vështirësitë që ishin në teren nga lufta e egër e barbare serbe. Emetimi i programit të Radios Kosova e lirë filloi ne kushte të jashtëzakonshme. Shpesh herë të sulmuar nga granatat, gjylet, bombat e aeroplanëve dhe raketat serbe. Dhe vazhdon ai, stafi ynë gjithnjë ka përdorur një taktikë lëvizëse me qëllim të ndërrimit të vendit të transmetimit. Sadopak krijuam një pengesë për armikun. Pa marrë parasysh këto, ishim të përpiktë, që programin ta fillojmë ne orën 16,ooh theksoi ai. Kemi dhëne lajmet nga tereni mediave te huaja por edhe me Radio Deutsche Velen kishim një korrespondencë.
– Arkivi -I – II - III
Më duket parasysh si sot kur e vendosëm selinë e Radio Kosovës lirë në shtëpinë e Riza Berishës një vend shumë strategjik për neve por edhe befasi për armikun. Mediat serbe dolën me deklarata publike akuzuese me smirë ogurzezë dhe me akuza se nga Shqipëria u themelua Radio Kosova e lirë... kjo ishte mjaft pengesë për forcat serbe, mirëpo ky zë mori hapësira valore edhe përtej Kosovës, ky zë u bë po thuajse edhe zëdhënëse për frontin e luftës .Ne vazhdim zoti Çuni theksoi se një moment e di se e kemi ndërpre emetimin pasi na sulmuan forcat serbe me avion ushtarak ku mbi ne u zbrazen 1600 bomba kasetë nga dy aeroplanë “Mig”, me ç´rast bombarduan selinë e radios dhe Berishën ku vra një vogëlush dhe u plagosën 8 veta. Selia e radios nuk u godit. Me Nysret Pllanen,Ahmet Qeriqin,Nezir Myrtajn, Valdet Hotin Riza Berishën dhe me rreth 20 djem të rinj, ushtarë dhe vendës nga Berisha, Tërpeza, Llapushniku, Negrovci etj. E ndërtuam për më pak se një javë bunkerin e radios, tha Martini. Kjo vepër i ka 1100 faqe me komente, shkrime, lajme emisione te ndryshme. Kemi dhëne komunikatat e shtabit te përgjithëshëm të UÇK-së. Radio pati mungesë edhe për kuadro , por ia arritëm. Tha pos tjerash ai.
Nga z. Pantina u ftua zotëri Halit Berishën, i cili diskutimin e vet e përqendroj ma tepër ne biografinë e autorit Martin Çunit. Duke filluar: nderuar miq të nderuar bashkatdhetarë sot e ndiej veten shumë të privilegjuar dhe kam nderin të flas për veprën e Martin Çunit ,për të kaluarën e tij si një veprimtar i veçanet ne luftë ku dha kontribut te mëdha si luftëtar ,si gazetar i asaj kohe por dhe si shkrimtar qe pikërisht po flas edhe për veprën e qe posa doli nga shtypi “Radio Kosova e lirë” Arkivi .Për herën e parë, theksoi më tej Berisha, për Martin kisha dëgjuar në ngjarjet e vitit 1981, kur unë isha nxënës i shkollës se mesme për një njeri qe u akuzua si armik dhe kundërrevolucionar nga jugosllavet. Për Martin Çunin u fol shumë që ishte një patriot intelektual dhe një veprimtar i pa thyeshëm i cili edhe u dënua me shumë vite burg nga aparatura serbe e asaj kohe. Ëndrra ime u bë realitet, kur e takova Martin Çunin në burgun e Prokupjes ku ma vonë na transferuan në burgun famëkeq te Nishit me të cilin rast takuam edhe shumë ish të burgosur politik në atë kohë, po përmendi Asllan Dibranin që sot është këtu prezent ,pastaj Hydajet Hysenin Gani Kocin, Bajram Kosumin, Sylë Mujen,Gani Krasniqin Berat Luzhen, Gursel Sylemanin që u vra ne luftën e Jezercit në Ferizaj etj.
 |
Halit Berisha për Martin Çunin |
Në radhë të diskutimit fjalën mori Shaban Cakolli i cili e përshëndeti promovimin e dy librave të Fahredin Taffallarit dhe të Martin Çunit dhe u përqendrua në biografinë e Pal Sokolit botues i disa librave, dhe anëtar i kryesisë se Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artisteve Shqiptar në Gjermani Cakolli thesoi ecurinë e Palit në shtigjet e krijimtarisë qysh nga Gjakova në hapat e parë të shkrimeve të tij .Në foltore doli ish I burgosuri politik Tefik Ramadani ku u shpreh çfarë motivi kishin të burgosurit politik dhe të kaluarën e tyre në periudhën e pas ngjarjeve te vitit 1981 dhe ma parë dhe propozoi që një nismë e hapjes se dosjeve për ata qe i sollën robërinë dhe keqtrajtuan mbi 60 vjet njerëzit ma me influencë ne interesin kombëtar .Zoti Ramadani doli me propozim konkret që të bëhet hapja e dosjeve jo për t’u hakmarrë dikujt por me një komision shtetëror te zbardhen krimet e tyre .Ai përshkroi arrestimin e tij dhe përmendi disa ish inspektor dhe gjykatës ku sot e kësaj dite prapë gjinden ne pozicione edhe ma te mira ?
Ne skenë dolën tre fëmije motër e vëllezër Brikena,Bledar dhe Blegin Berisha me këngën kush e vërua Jusuf Gërvallën dhe kushtuar manifestimit të Flakës se janarit. Ne emrin e shoqatës kulturore” Iliria” për mbarëvajtjet e aktiviteteve dhe plan programet vjetore foli Agim Dauti.
Zoti Nikolle Shabani disktimin e vet e përqendroi në organizimin e Mërgatës shqiptare dhe qeverive aktuale qe nuk janë duke dhëne kurrfarë kontributi. Diaspora shqiptare dha shumë për atje dhe u përqendrua edhe në organizimin e diasporës në “ Lobin Shqiptar” foli edhe për pozitën e shqiptarëve në Mal te Zi e në Greqi për çamët dhe pozitën e shqiptarëve në Kosovën lindore dhe Maqedonie ma gjerë . Ali Berisha foli për etnitetin tonë shqiptar ku përmblodhi një histori të dhimbshme të shqiptarëve deri ne formimin dhe organizimin e tyre ne frymën kombëtare duke i përshkruar ato periudha kohore.
Në foltore doli Fahredin Taffallari autor i librit që u promovua për vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zekën .
Zoti Tafallari foli për biografinë e këtyre martireve dhe përshkroi sakrificat e mërgatës ku pati vërejtje shume ne organet e Shqipërisë dhe te Kosovës që pak janë duke punuar si unike për heshtjen madhore te bashkimit ne një shtet te bashkuar me atë të Shqipërisë. Pavarësinë e Kosovës e quajti si gjysme gëzimi dhe jo
 |
Brikena, Bleder dhe Blegin Berisha nxënës te shkollës shqipe me mësim plotësues |
pavarësi për çka punuam ku ceku vërejtjet ne deklaratat e liderëve serb qe edhe sot po e quajnë Deçanin si djep të Serbisë. Theksoj ma tutje se UNMIK e Euleksi duhet ta ndihmojnë këtë popull e jo në ketë forme ta plaçkitin. Begzat Gashi mori fjalën u përqendrua ne figurat e Jusufit, Bardhoshit dhe Kadriut si pishtar e pararoje të lëvizjes kombëtare dhe ma në fund edhe deri te formimi i U.Ç.K – së, dhe tha se në kombin tone ka nevojë të bëhen reforma si në Shqipëri, Kosovë e ma gjerë dhe për Diasporën shqiptare të funksionoj Lobi Shqiptar që do t`i rigjeneroj shumë mekanizma në interesin kombëtar. Në radhë në foltore doli Asllan Dibrani që i përshëndeti të pranishmit dhe theksoj se për vëllezërit Gërvalla u fol mjaft ne këtë takim, por më vjen mirë që për t`i nderuar ata, sot po dalin vepra të artit dhe letërsisë, siç është rasti i librit të Fahredin Tafallarit sot, e përgëzoj dhe e përshëndes! I uroj punë të mëtutjeshme shoqatës “Iliria”të Heidelbergut që ka dhënë shpeshherë aktivitete, që vërtetë janë shumë frytdhënëse pa ngjyrime politike . Për zotëri Çunin, çmoj punën e tij dhe uroj për librat e tij, nder si bashkëluftëtar dhe shok nga ish burgosu politik. Vepra e tij dhe guximi i tij bashkë me shokët për hapjen e Radio Kosovës se lirë , aktivitetet, fotografit e tij janë dëshmia ma e gjallë për luftën e Kosovës që pa botimin e tyre lufta e Kosovës mendoj se do t’i zbeh begatitë vetës së vet .Mandej Dibrani shprehu analizën rreth gjendjes aktuale për sot. Ai ceku se të burgosurit politik janë duke u nëpërkëmbur , bashkëkombësit e mi që kemi bashkëpunuar ne shtetet e Evropës si Mërgatë Shqiptare, nga historia e re shqiptare, që nga Jusufi Gërvalla e deri me sot po anashkalohen nga qeveritë aktuale të Kosovës, kur dihet se çdo gjë është nisur, iniciuar deri ne lënien e eshtrave të qindra heronjve që i lanë fëmijët e tyre këtu dhe shkuan e nuk u kthyen ma kurrë . Zoti Dibrani propozoj pastaj që të riorganizojmë Mërgatën Shqiptare ne nivel Lobi, bëri thirrje që partitë politike me dekret ligj të shpërndahen në gjithë Evropën dhe të rregullohen marrëdhëniet ligjore në ndryshimin dhe interesin e Kosovës, qe konsideroj është një politikë e dobët duke u udhëhequr në politiken e jashtme ,në ekonomi që është rrënuar fare, në kulturë që është shëmtuar nga matrapaz kulturor në ministritë përkatëse etj.
I një mendimi ishte edhe z. Can Tahiri i cili e theksoi riorganizimin e Mërgatës Shqiptare, Diskutoi edhe Ramadan Gashi aktivist i hershëm që dha kontribute të shumta u angazhua për riorganizimin e Mërgatës Shqiptare në diskutime te ngjashme u paraqiten edhe Pal Sokoli, Sheremet Pantina ,Mujë Konjusha pjestar i luftës dhe ish i plagosur ne frontin e luftës etj.
 |
Fahredin Tafallari autor i librit“Me tre yjet e pavarësisë ne ato vite të stuhishme“
 | Agim Dauti, Martin Çuni dhe Halit Berisha
 |
|
