Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Demir Krasniqi: Aty është Kosova nënë

| E diele, 28.02.2010, 10:29 PM |


ATY ËSHTË KOSOVA NËNË

Teksti: Ruzhdi Këqiku
Muzika dhe interpretimi : Demir Krasniqi
Në e pastë ballin e skuqur ,
E nj’ atë plisin e bardhë mbi krye ,
Kraharorin e përgjakur –
I: Aty është Kosova nënë .:I

Në e pastë çantën me libra ,
E të dy sytë e përlotur ,
Në pastë pranga n’ duar lidhur –
I: Aty është Kosova nënë .:I

Refreni:

Për ty, nënë, s’ më shuhet malli –
Malli që sytë m’i verbon !...
Një grusht dhe kërkoj larg teje –
Ta mbështes e të vë kryet !...

Të mbyll sytë e të kujtoj ,
Çdo gjë tënden  t’ përqafoj ,
I: Për t’ u  preh në gjirin tënd –
Moj Kosovë , Kosova nënë !:I

Në pastë këmbë e duar t’ ngrira ,
Edhe pallto e këpucë të shqyera ,
N’ t’ përqafoftë me duar t’ shtrira –
I: Aty është Kosova nënë .:I

Po t’ dha besë e t’ uli n’ sofër ,
Bukë e kripë me zemër t’ bardhë ,
Qëndresë n’ këmbë e rreth lulëkuqe –
I: Aty është Kosova nënë !:I

Refreni:

Për ty, nënë, s’ më shuhet malli...etj.


Incizua në Gjilan, Shtator 1999.