Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Selim Hasanaj: Vendlindjes sime

| E diele, 28.02.2010, 10:18 PM |


VENDLINDJES SIME

(Istogut dhe rrethines, vendlindjes sime të bukur)
 
           I
 
Në Podin e Gurit
Ka shumë kulla guri
Dhe në ato kulla 
Rritin shtatin burrat.
 
         II
 
Në Podin e Gurit
Rrjedh dhe uji prej gurit
Shpatijet plot gurra
Kullat plot me burra.
 
         III
 
Bahqet plot me dardha
N`bjeshkë Gurrat e Bardha
Dhe në ato gurra
E shuajn etjen burrat.
 
        IV
 
Në Podin e Gurit
Është burimi i Lumit
Janë dhe Bjeshket e Thata
Livadhet e gjata.
 
        V
 
Kullosat plot barë
Shumë argat në arë
Gjithkah shend e jetë
Është Parajsa vetë.
 
         VI
 
Në Podin e Gurit
Në kullat prej gurit
Janë trimneshat tana
T`bukura sikur Zana.
 
         VII
 
Në Podin e Gurit
Nën hije t`Flamurit
Burrin lindi Nana
E i dha gji Zana.
 
Selim M. Hasanaj
 
Sarpsborg: 22.02.2010