Enver Visoka
HENA E PLOTE PREK NE DRITARE
Endrrat te vrasin ne gjume
kur hena e plote preke ne dritare
ne duart e mia vdes zogu im i vogel
nen shkelqimin e henes ndahet karavani i fundit i shkretetires
zogu i vdekur fluturon ne parajse
qirinjte fiken nga ofshame e dhembjes
devet diku atje te ndara provojne te shuajne etje
etje te shuajne devet
ne shkelqimin e kuqrremte te henes mbi dritare
heu sa gjate pakemi hecur bijet e mi
pa zogun tim te vogel
largohu...
kjo piramide nuk i takon atdheut tend
thote mumja e gjindosur
zogu perseri shfaqet ne dritare
disa dite para se hena e plote te behet draper
edhe sa dite do te qendrojme pa uje baba
mos zo me keq
trupit na ngjiten krimbat
e zogjte e gjarperinjeve kembeve
mema vuan nga smundja e denese
te oaze e paqes nuk mund te arrijme
etjen ta shuajme ne pusin e endrrave
etjen ta shuajme te oaze e paqes
ne ate burim ku zogu im i vogel lane trupin me gjak
ne skajin e dritares
hena e plote palone ne arke druri
briret e dreqit
trokas ne ate porte te endrres se djegur
por njeri nuk hape dere
ne ate shtepi pa dritare
mema renkon nga dhembjet
duhet te jeni te duruashem bijet e mi
zoti nuk ka rene ne gjume
hena e plote do behet draper
te gjitha dhembjet do tŽi pres
pastaj ne do te lutemi:
o zot na fal vetem shendet
hena e plote perseri prek ne dritare
ofrohem ta kap me duar tisin e fresket te shkretetires
duke kerkuar zogun e vdekur qe lante dikur endrrat me sqep
zhbehem padukshem ne ate shkelqim hene te kuqrremte
para se mema perseri te denese
VARG I FUNDIT SHEMBET PER TOKE
vargjeve velojne krimbat
pameshirshem ia hane mushkrite estetikes
krimbat velojne vargjeve
kala e fjaleve plandoset per toke
velojne vargjeve krimbat
pamshirshem hane artin librave
ne shiun e zi
krimbat hane te fundmen rrokje
dhe me bie gjithe kjo ure permbi
medet shembet poezia
si kullat binjake
varg i fundit shembet per toke
FSHATARET PINE BIRRE DHE HANE DERR NE HELL
biri im fillon komponimin me zhurmen e pulave
gjeli i dalldisur perplase krahte ne kujtese
e perpiqet tŽi ngjitet qiellit te mavijosur
krejt ne fund hyn ne pentagram si ne shtepine e vet
pastaj im bir kerkon nje note te re
heret ne mengjes
une udhtoje per ne Schwinge
ta kap edhe njehere kengen e gjelit
ketu nuk eshte ime meme
te shoh tek u hedh kokerra misri pulave
ky njeri qe i do pulat eshte i cmendur
mendojne fshataret
cdo mengjes vjen e ulet ne te njejtin vend
biri im vazhdon komponimin
nje zhurme fshati,dhurate ia sjell
pastaj fillon muzika
fshataret pine birre
dhe hane derr ne hell