Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Bahtije Qemajl Biçku: Kur i lexoj fjalët e shkruara, më duket se po flas më nënën

| E diele, 28.02.2010, 10:54 PM |


JA  SE  ÇKA   I  SHKRUAN  MOTERA  VELLAUT

KUR  I  LEXOJE  FJALET  E  SHKRUARA, ME DUKET  SE  PO  FLASE ME NËNËN.

Shkroi: Bahtije Qemajl BIÇKU

 Sonte është ora 24°°, e mesnatës tek ne në familje po mbretnon një qetësi, një heshtje e madhe, posë zërit të zogjëve, të lehurave të qenëve dhe  nuhatjes së fëmijëve të mijë që i kamë pranë, nuk dëgjohet zë tjetër. Pra ne këtë mesnatë të errët unë akoma si kam mbyllur sytë duke vuajtur për ju. Ne këto momente tek unë po mbretnon një monotoni e dhembje e pafund, një brengë që e kam gjithëmonë, për ju që jeni në gyrbet. I dashuri dhe kurrë i pa harruari vëlla Ramiz, ja pra motra juaj Bahtija, vendosa që t‘ua shkruaj këtë letër, me mallin më të madhë që e ndien gjithëmon dhe digjet si qiri, motëra  për vëllazër. I dashuri dhe i pa harruari vëlla Ramiz, tani po ju informoj se ne të gjithë jemi shëndosh e mirë mbarë familja e jonë e më gjërë. Dëshiroj që kjo letër e imja të ju gjejë edhe ju me shëndetë e familje të gjithëve rahat. I dashuri vëlla tani po më intereson se si je me shëndet, dhe a po lodhesh me punë. Mendoj se tani jeni stabilizuar…, pasi keni  një kohë të gjatë në gyrbet, mirëpo malli e mërzia janë shtuar për familjen; bashkëshorten, djemtë, vajzën, nënën, babain vëllëzërit, motrën pra mbarë familjen  dhe vendlindjen tonë. I dashuri vëlla Ramiz, ti  ndoshta mendon se të kanë harruar  familja ? !, por, po ju betohem se kurrë nuk do të ju harrojnë familja ju. Dje e mërzitur e lodhur dhe e rraskapitur nga puna e rëndë që po bëjmë në kopsht, papritmas në oborr hyri një djalë i ri, të cilin nuk e njihja. Pasi shkëmbyem fjalët përshëndetëse me te, ai shtoi ; po unë jamë një nxënës i vëllaut tuaj ; ars, Ramiz, dhe desha të informohem për  ish. Arsimtarin tim, dhe t‘ia përcjellë t‘ falat më të sinqerta që rrjedhin nga zemra ime. Ai shkoi dhe unë disi u bëra më e fortë.., . I  dashuri vëlla unë mendoj në çdo kohë dhe në çdo vend, vetëm për ju, dhe gjithëmon do të jesh në zemrën time.  Mërzinë edhe më tepër po ma shtonë, kur po hy në shtëpi ku jemi lindur, rritur, kemi luajtur e kemi qarë .., po momente të hidhura kanë qenë ato vite. Tani po të tregoj se edhe baba, po mërzitet shumë, e po thotë këtu dikur ishin 15- anëtarë familje ..,  e sot si një lisë i vetmuar me degë të thara qëndroj unë, e nuk kam me kend ta ndërroj një fjalë goje. Dëshiroj që edhe ti me familjen tënde të jeni s’pari me shëndet e pastaj vijnë të tjerat, se edhe Ti, mjaftë ke hjekur mallë për familjen tënde. Ndoshta po të lodhi duke shkruar, por unë kur shkruaj letër më duket se po flasë me Ty. E dij se kur ta lexojnë këtë letër Elbasani, Vlora e valoni do të qeshin por…, do të vijë koha që edhe ata një ditë të mendojnë kështu si ne. Unë jamë shumë mirë dhe rehat me burrë e me familjen time por po mërzitem për ju . Si nuk pata një motër e ta kisha hjekë mallin , mërzinë, dhembjen .., duke biseduar me te. Unë darsëm që po bëhet ne familjet tona, ma shumë po qaje se sa po gëzohem. Ne dje ishim në dasmën e Tefikut, të gjithë luanin, vallëzonin, kërcenin, qeshnin e dëfreheshin, unë shikoja rrethë e rrotull askund nuk ju shihja ju Ramiz. Ti nuk e dite kurrë cka eshtë : dora, dasma, ty të ndoqi shkau; të ri ; dhe i ri e mOre rrugën e gyrbetit. Kur u ktheva nga dasma, qikave ju thashë shkoni luani…, se unë po e fshijë dhomën e dajës Ramiz. Kur jomë hy në dhomë…, e i kamë parë rrobat, e tua, s‘ munda të përmbahem ..,dhe nja 1- orë kamë qajtur, deri sa u ngopa.., dhe e qita atë të keq jashtë. Ti njëherë në studime, pastaj ushtarë, i burgosur, i përndjekur dhe i maltretuar nga shkau hoqe të zitë e oxhakut.
 Kur po flasim në telefon po më duket se je në dhomën e pritjes ´´odë´´ duke lozur ne, në mes veti. Vëlla i dashurë, më erdhi shumë mirë kur lexova se sa bukur i kishit shkruar fjalët e nënës, këshillat, dhe porositë. Kur i lexoja fjalët e shkruara më dukej se po fliste nëna. Kur më kujtohet fjala e saj kur thonte; se çka kamë hjekur unë duke ju rritur ju.., në varfëri, s‘kamje, shumë shpeshë e prejsha këmishën, ose dimit e mia, për të marue pelena për ju. Asë në varrë nuk do të  jamë e qetë sepse ndoshta s‘kam mundur me ju këqyr  si duhet…,  e kam hyrë në mëkate me ju. NUk po ju shkruej më tepër kësaj radhe    por po ju dërgoj t#falat më të përzemërta dhe më të ngrohta si motëra për vëlla. T#fala keni nga familja ime në Hogoshtë dhe nga kjo në Shipashnicë. Ju falenderohem në emër të familjes sime dhe në emrin tim personal për dhuratat e dërguara . 

Bahtije Qemajl Biçku
15.03.1996

Përgatiti për  shtyp: Ramiz Dërmaku