Albert Shala, Gjakovë
SHQIPERI DRITHME E STERLASHTE
Shqiperi per ty arkivoli lart u ngrite
po ti more force
dhe me shkelm i meshove
dhe the:Bijte e mi i kam
qe s'me lene
damari t' me pushon
Shqiperi enderr e vjeter
ti ngritesh lart
prane Adriatikut te trazuar.
Askush me teper thika
se ti nuk mori
por ti prape merr fryme
si Shqiponja dallgve e stuhive.
Shqiperi emer i vjeter
drithme e sterlasht
po ecim fushave maleve
me betimin nder dhemb
qe ty krenare te mbajm ne kembe
HAPI PENG
Desha te bej hapin
drejt botes se engjujve
Qindra fishkelima degjova
Tani hapi im mbeti
peng fishkellimash.
KENGA E ASGJESE
Ece drejt kodres
se permallimit
me driten ndezur ne zemer
Se gjurmte e hapave
tone ngadal po zhduken
E ne krye te kodres
na pret harrimi
duke kenduar kengen e asgjese
KUR HYRA NE TY LETERSI
Kur hyra ne ty letersi
vargjet Fishtiane
mbanin ore letrare ne koken time
Kembana e Asdrenit
binte panda
si alrm
per pafytyresin e botes
Kur hyra ne ty letersi
peshkut te Henguejit
ia pash hala
e Heminguejit
thinjat e mjekres
si te grekeve te lashte
Kur hyra ne ty letersi
pash lejlekun
naten me hene te plote
si bartte nje gjarper
te madh ne goje
dhe vargjet u reshtuan
plot gjeme vdekjeje
trishtushem parakaluna
neper koke
si ushtria kur shkele asfaltin.
Kur hyra ne ty letersi
ne ty kur hyra letersi...