Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gani Qarri: Idiotët e lkj-s

| E diele, 28.02.2010, 10:57 PM |


Idiotët e lkj-s

Nga Gani Qarri

Varfëria e gjatë,Vuajtjet dhe Kërcënimet e përheshme komuniste,përbënin disa nga plagët e dhimbshme dhe të pa shërueshme të vendlindjes sime aq të dashur me të cilën edhe pse që shumë kohë në gurbet,kam mbajtur lidhje të ngushta me te, gjatë gjithë jetës.
Jeta jonë e atëhershme rinore ishte plot vuajtje e dhembje plot shpresa e zhgënjime në përpjekjet jo të lehta për mbijetesë,dhe Atdheu të cilit për q`do ditë e më tepër po i keqsohej gjendja dhe kërcnohej egzistenca edhe ashtu e dobët statusore,të cilën serbia me të gjitha forcat po tentonte tia anulonte autonomin dhe të arrinte aneksimin klasik të Atdheut tonë edhe ashtu të rrudhur dhe mjaft të zvogëluar,Kosovës së pa mbrojtur.
Antarët e lidhjes komuniste jugosllave,shqipëfols në Kosovë,bënin jetë të mirë ,kishin punësuar familjarët dhe të afërmit,madje kishin të drejt edhe në kredi dhe standardi i tyre jetësor nuk ishte fare i keq.
Por ne që nuk ishim as anëtar partie e as bijë komunistësh,diskriminoheshim dhe anatemoheshim gjithkund dhe në q`do gjë e edhe në shkollim,punësim e qfar jo tjetër. Komunistët pa u mërzitur pë jetën tonë të rënd e të hidhur,shijonin jetën e tyre luksoze,vazhdonin me mënyrën e tyre diktuese,dhe bile ato ditë po mbaheshin edhe zgjedhjet e organeve partiake të lkj-s, të lidhjes socialiste dhe ato komunale.
Vendvotimi ishte hapur në shkollën e fshatit tonë,dhe votimi ishte i detyruar ose të paktën kështu deklaronin ata të lkj-s me kërcnim.
Për të votuar,nuk shkonte pothuajse askush familjarisht,përveq komunistëve të përbetuar ,por nga një për familje. Edhe pse Babai im me dhjetra herë më porositi që të mos shkoja duke u munduar të më bindëte se skishim për kend të votonim ngase për afro 50 vite jeta jonë mbetej e njejta nën komunizëm,jetë e varfër e shtypur dhe vazhdimisht të kërcnuar,unë kisha arsyet e mia të shkoja,arsye që i dija vetëm unë dhe askush tjetër.
Ai kishte edhe frikën se unë do e takoja aty drejtorin me të cilin,sidomos pas paraqitjes së para disa kohëve që më pati bër në Polici nga vet drejtori personalisht, ishim shumë të acaruar,ndaj në fund mu lut që edhe nëse e takoja të mos provokohesha nga përballja me te.Dhe pasi i premtova,se nga ana ime do përmbahesha dhe nuk do i sjellja as një problem familjes,më uroi rrugë të mbarë dhe unë ika për ku isha nisur për të „VOTUAR“
Posa arrita në klasën ku mbaheshin votimet,pashë me syt e mi se si njërën nga tri kutit e votimit ruante vet drejtori,e pashë drejt në sy ai u skuq paksa dhe në fillim drejtoi shikimin tjetër kah, por pastaj ngriti kokën bukur me mendjemadhësi.
Aty takova edhe një shokun tim të lagjes me të cilin udhëtonim bashk me autobus për në shkollë në Gjakovë, dhe vërtet u gëzova se llogaritja edhe në ndihmën e tijë.
Unë i mora Formularët e Votimeve të cilat ishin nga tri copë për votues,ngase mbaheshin tri lloj Votimi ,për funksionarët Partiak-Komunist,organet e lidhjes socialiste dhe organet Komunale, e që kishin shumë emra në to, dhe për familjen komplet arriti afro njëzet sosh.
Pasi u futa në një kabinë të improvizuar fillova të shkruaj me germa të mëdha mbi secilën me radhë „KOSOVA REPUBLIKË“ duke u kujdesur që rastësisht të mos më shihte kush.
Isha në përfundim kur mu afru shoku im isufi i cili më pyeti… heej o „gan-o“i mbushe ti?
Po i thashë,por për kend votove more se kaq shumë emra e fletë ka sa që si bije dot në fije se si,ku dhe qfar të shënojë.
Për kend votove ti për komunë? …. Heh, unë votova për Republikë… i thashë!se për komunë më duket pak! qka? Për Republik votova o burrë! shife i thashë me ngadalë dhe ja tregova fletët e formatit A4! Oooovvv po të sheh kush more
Jo i thashë vetëm ti nëse me qet,se ska kush tjetër,aaa jo mos ke frikë nga unë po a mun d të më ndihmoshë ti mbushë unë të miat? Më tha. Po ia ktheva por unë nuk di të votoj për Komunë, vetëm për Republikë i thashë,dhe qesha pakës,si ske frikë më tha?! nga ti nuk kam frikë, e të tjerët nuk do më shofin ia kthaeva.
Po hajt more,por a po i mbush ti pra….po i thashë por më ndihmo edhe ti pak,a jemi shokë a sjemi
Po more,dhe vazhdoi edhe ai, ne i mbushëm shpejtë dhe donim ti fusnim në tri kutit po ashtu shpejt. i palosëm mirë dhe i përziem formularët duke e vën shkrimin në brendësi dhe shkuam ti hidhnim në kutitë e votimit,por mu në ate që përkujdesej drejtori për te unë kisha shumë letra të palosura dhe nuk futeshin dot,Drejtori u ngrit në këmb gjoja të më ndihmonte por kur më pa se si e shikova keqas dhe i thash këto janë votime të fshehta ndaj nuk ke të drejt ti kontrollosh ti që këtu,u ulë i zbehur në fytyr dhe filloj të më bindëte mua dhe të tjerët se nuk e kishte atë qëllim.
Unë u zbrapa dy hapa i ndava në dy „grupe“ duke mos i palosur mirë me qëllim që kur të binin në mbrendësi të shpërndaheshin,pas meje erdh „serbez“ edhe shoku im i cili i hodhi edhe ai në të tri kutitë duke u përshëndetur me dy kujdestarët tjerë të kutive por jo edhe me Drejtorin me të cilin kishin edhe ata një konflikt të gjatë familjar.
Ne shkonim rrugës duke diskutuar,se nëse na bije në fije policia,dhe ndodhë që të vije te cili do qoftë së pari ,ta lajmëronim njëri tjetrin.
Unë isha bukur i mërzitur.Ne si nxënës që ishim duhej të nxirrnim bileta mujore për udhëtim me autobusët e „Kosovatransit“ të atëhershëm në shkollë.Biletat mujore ishin me Fotografi dhe quheshin „Karton“.
Pak ditë më parë që të gjithë dy-trembëdhjet nxënësit kishim ndryshuar pamjet e fotografive tona duke ngjyrosur me „tush“ të zi mustaqe të mëdha mbi fotografit e „kartonave“tanë.
Ishte autobusi i fundit që nisej në ora 7 të mbrëmjes. Konduktori që nuk na kishte dhe aq për qejfi filloi ti kontrolloi biletat tona mujore dhe kur pa se të gjitha fotot kishin ndryshuar dhe stilizuar me mustaqe të mëdha tej mase,disa me maje të dredhura përpjet dhe disa tjera nga ato të zgjatura deri në mjekërr u nxehë aq keq sa i kërkonte shoferit ta kthente autobusin e të na dërgonte në polici.
Ne bënim shaka dhe u trimëruam kur pamë se shoferi nuk donte të vonohej,por konduktori nuk po na i kthente biletat,dhe plotësisht kur po shpresonim ta linim asfaltin në Bishtagjinë
Dhe të futeshim rrugës së atëhershme të shtruar vetzëm me zallë apo zhavor,ndaloi autobusi dhe u fut policia mbrend e cila kontrollonte për armë të ftohta.Konduktori e shfrytëzoi momentin dhe ua dorzoi biletat tona policëve të cilët e kthyen autobusinë dhe na dërguan në polici.Atje na urdhëruan që të nesërmen ti ndrronim kartonat dhe fotografit,përndryshe nuk do guxonim të udhëtonim më me ato bileta mujore apo karton siq quheshin,ku që të gjithë ishim bër më karllushan se tjetri,bile kishte edhe dy nga vajzat që udhëtonin me ne ,të cilat edhe atoishin mustaqosur.
Halli im ishte se si tio tregoja Babait tim i cili edhe kur shkonte në „Pazar“ kthehej pa bukë dhe me gjithë atë varfëri të madhe pati vendosur të më dërgonte në shkollë,kurse unë po ja ngarkoja edhe më tepër barrën e vuajtjes së ti të rënd,vetëm e vetëm për tu solidarizuar me shokët.
Ndaj ashtu si isha,vendosa që të shkoja te dajët e mi në Romajë ku kishte edhe një Kioskë apo Qoshqe të Rilindjes së atëhershme ku unë shpesh e lexoja shtypin e kohës.
Por edhe atje kishte Risi që më gëzuan pa masë.Kioskun apo Qoshqen me ndihmën e „partisë“e kishte hapur një burrë bukur i moshuar La Fetah siq e quanin në lagje,fjala „Laj“në shumë fshatra të Hasit përdoret si fjalë nderuese,sikur Bac apo Lalë siq i thonë në pjesën e Hasit në Shqipëri ngase Hasi ishte (ësht) i ndar mes për mes me kufi „shtetëror“.
Në Kioskun e tijë pak ditë më parë dikush kishte shkruar“ La Fetah rrin n`trafikë, lyp Kosovën Republikë“
Dhe ai nuk po shiste gazeta,se po atë ditë kishin Komunistat mbledhje për rastin e kioskut.
Kishte mësuar shumë fjalë përmendësh e që shpesh i përziheshin ngase nuk ua dallonte mirë domethënien, dhe e ndëgjova me dhjetra herë sesi e përsëriste ,fjalën idiot,pastaj patriot ,patriot,idiot dhe kështu me radhë,
Po si thonë or nip-osh,cila ësht më e mirë se disa më thonë se në mbledhjen e lkj.duhet të përdor fjalën idiot,e disa patriot, cila ësht me Dajën fjal më e mirë për ata që po shkrujn „Parullën Kosova Republikë“ Dhe unë i thashë pa një pa dy se ata janë Patriot! Patriot?! Po Patrot janë Dajë i thashë,po si more disa më thonë idiot dhe nuk e di se kam frik do të gaboj,më tha. Jo jo Dajë nuk gabon nëse thua Patriot !i thashë prap me shumë Vendosmëri dhe Seriozitet.
Dhe në mbledhjen që kishin patur La Fetah kur i ishte dhën fjala,ishte shprehur ;
Ata që shkruajnë parollat „Kosova Republikë“janë shumë Patriot,dhe ne duhet të jemi edhe më IDIOT që ti luftojmë ata……
Komunistët ishin rrënqethur dhe dikush ishte munduar ta ndryshoj e dikush edhe ta ndaloj të mos flasë duke e ngrehë për mëngësh që të ulej e dikush edhe për pantollone por La Fetah i bër pelim,kishte vazhduar me thënjet se antarët e lkj,dhe gjith komunistët duhej të jenë shumë më shumë Idiotë,për ti luftuar ata Patriot që kërkojnë Republikë,dhe ja kishte plasur vajit……. Në sallë ishte krijuar heshtje e madhe dhe me gjithë përpjekjet e bashkëkomunistëve të fshatit se ishte njeri i pa shkollë dhe nuk mundë ti dallojë kuptimet e fjalëve Patriot dhe idiot,La Fetah ishte dashur me javë të shkojë në Prizrenë për të dhën sqarime,duke ja mbyllur edhe Kioskun.
Unë knaqesha kur dëgjoja se shkruesit e Parollës Kosova Republikë,tashmë edhe nga vetë komunistët mu në mesin e tubimeve të tyre,po Emërtoheshin PATRIOT ashtu siq edhe ishin!
Por një ftesë për tubim në fshatin tonë për gjendjen shoqërore politike dhe ate të sigurisë siq quheshin atëher më shqetsoi paksa,ngase kisha frikë mos shokut tim i kishte rrjedhe diqka,lidhur me zgjedhjet në fshatin tonë.
Unë vendosa të shkojë në atë tubimë,dhe u ula fare në fund,vetëm sa për të parë se qfar do thuhej,dhe që në fillim e pashë se kishte ardhur një funksionar i lartë komunisto-policor në nivelin komunal F.Macula të cilin e kishin futur në mes 3 bashkfshatar komunist idiot e në mesin e tyre edhe Drejtori.
Ai sqaroi se në zgjedhjet partiako-komunale të mbajtura në vendvotimin e fsahtit Demjan ishin hudhur Parulla me kërkesën Kosova Republikë,dhe se hetimet ishin në zhvillim e sipër dhe shpresojmë se së shpejti autorët për të cilët edhe ne tani më kemi informata dhe komunistët e fsahatit tuj e kan fokusu personin e dyshuar i cili mund të jetë i pranishëm edhe këtu dhe shpejt do të dali para gjykatës,tha. 
Njerzit filluan ta shiqojnë njëri tjetrin me shqetsim, dhe duke parë kët përfaqsuesi komunist nga Gjakova tha jo,jo ne se kemi gjet hala po kemi informata të mira,e disa i mora edhe ketu sonte.Me kaq u kry ky tubim tha dhe njerzit jo të shumtë që ishin u ngritën për tu shpërndarë,ashtu bëra dhe unë duke dal ndër të parët por u ndala pa kthyer kokën prapa kur dëgjova një zë nga prapa,ishte zëri i ati komunist-polici që më thërriste,ai emrin tim nuk ma dinte por që ia kishin treguar idiotëtr tanë të lkj-s me cinizëm; ti qarri,o qarri, ganiiii,ndëgjova nga prapa një fqiun timi u ndala,ktheva kokën dhe pashë që pas meje po vinte idioti komunist Macula i cili porsa mu afrua më kapi për krahu duke ma shtërnguar bukur me ashpërsi krahun.
Dhe më tha,kqyr qka po të thamë,nëse vërtetohet se vërtet ti ke gisht në kto punë,mos mendo se unë jamë komandir Lushi,por po të betohem në „nder“ se unë do të të kalb në dajak!
Po për qfar punë dhe pse me dajak i thash? për ato Parullat që folëm sonte më tha,a more vesh tash?Po mora vesh por nëse ke argumente përse nuk e hape në tubim kët problem,pse?! Pse tash në Rrugë?! Tash mbaroi tubimi. Cili të shtini të më drejtohesh mu me emër,ti smë njef dhe mua askush nuk më ka parë gjë të keqe! bile po ta dija se do mi thoshit këto fjalë as në tubim nuk do të guxoja të vija nga këta idiot,që shpifin pa argumente…. por nëse ke dëshmitar thirri këtu në rrugë ku jemi,le të dalin ta thonë para meje,e nëse nuk ke atëher lëshoma krahun! Se këta që gënjejnë prapa shpine,nuk kanë argumente,janë njerz që nuk ju beson kush,rrencë dhe frikacakë se përndryshe le të vijë para meje dhe teje e të ma thotë para sysh,dhe ia hoqa dorën nga krahu im duke i thën se nuk kam kohë të humbë me njerz që shpifin prapa shpine për inate personale,si idiot, duke u nisur pa përshëndetje për në shtëpinë time.
Pas një kohe pasi që pothuajse gati ishin harruar zgjedhjet, derisa po prisja autobusin për në shkollë ,erdh dhe u ndal afër meje një fqi i imi një Egoist i smurë dhe shumë provokator, i cili vetëm sa u përshëndetëm më bëri një Provokim ,të cilin gjatë kohë nuk e harrova,madje ishte një ish i burgosur nga i cili nuk e prisja se do më provokonte kështu; A të kujtohen votimet komunale që u mbajtën para sa kohe në shkollë,po i thashë! Heeee njerzit flisnin jo ashtu jo kështu,jo i shkrou ky, jo i shkrou ai, bile dikush përmendëte edhe emrin tënd shumë herë,por sigurisht donin të të provokonin e ndoshta edhe për inate personale kishin qejf me të qu n`burg naj ditë!.Përse i thashë,kush i paska shkru sipas teje?! haaha ato me nja dy tre shokë ,i kemi pas shkru……..
Vetëm sa s`pëlcita që tia thoja troq, por me gjithë zorin e madhë u përmbajta me shumë vështirsi,duke i thën; nuk paske qenë vetëm a? jo jo pse?! ma bëri… sepse atë ditë nuk të ka par njeri se ti ishe as vetëm e as me shokë për të votuar,por Babai yt Komunist po, i cili tha „po votoi edhe për Familjen e gjerë“ kur i mori Formularët e Votimit. Heshti!
Edhe sot e kësaj dite më brenë ai Provokim,e që në jetën time të deritanishme nuk ishte i vetmi e as i fundit edhe nga të tjerë,por veqant nga ai, disa herë jamë provokuar dhe ate bile shumë zhgënjyeshëm ngase lkj.idiotët e saj i kishte infiltruar gjithkund bile atje, e edhe ate që njeriu me logjikë të shëndosh nuk mund ta besonte se edhe ai ishte informant- idiot.i lkj-s 

Cyrih 28.02.2010