Halit Bogaj
BILL KLINTONIT
Ti na ktheve dinjitetin
Jetën tonë dhe shëndetin
Na dhurove ne lirinë
Përparimin Pavarësinë
2
Ti krijove madhështinë
Miqësinë dhe sigurinë
Sepse ishim ne jetimë
Pa vullnet e përparim
3
Ti na ktheve krenarinë
Ilirinë dhe Dardaninë
Ti na bëre atdhetarë
Mik i madh për çdo shqiptar
4
Na ndihmove për çlirim
Dhe ta bënim këtë ndërtim
Na i ngrite shumë shtëpi
Në Kosovë plot bukuri
5
Por ky Diell që rrezaton
Të kujton Ty O Klinton
Që na ktheve në këtë dhe
Me gëzim e me hare
6
Se e madhe ish çmendia
Që na vinte nga Serbia
Që na zhdukte fis e farë
Nëpër botë që s’ishte parë
MËRGIMI
Më thërret Kosova ime
Ku u rrita me mundime
Prandaj zemra po më thotë
Pse unë derdha aq shumë lotë
2
Ku u rrita me premtime
Ku u rrita me kujtime
Ku kërkova pak liri
Dritë e jetë e Pavarësi
3
Në këtë vend aq krenar
Shumë gëzime ku kam parë
Por ti sot atdhe ke mebtur
Në pikëllim e zemërtretur
4
Bijt e tu të shpërndarë
Në sy botën e kanë marrë
Por na duhet përparim
Në Kosovë në këtë çlirim
5
Ti atdhe atdhe i shkretë
Më dhe dritë e më dhe jetë
Më dhe shpresë e më dhe besë
Ndaj unë larg nuk do të vdes
NË KOSOVË
Në Kosovë ra paniku
Që na vinte nga armiku
Në Kosovë ushtrohej tmerri
Me plumb pushke maliheri
2
Në Kosovë lindi jehona
Fort e rreptë nga malet tona
Në Kosovë u bë kushtrimi
Atje larg nga Perëndimi
3
Në Kosovë erdhi stuhia
Fort e ashpër nga Serbia
Por një ditë në Tiranë
Ku e kishim ne atë Nanë
4
Foli Bushi me stuhi
Për Kosovën Pavarësi
Ishte burrë shumë i vendosur
Fatin tonë për ta vulosur
5
Mori zjarr e flakë Serbia
Kur arriti Pavarësia
Shumë çetnikë u tërbuan
Ambasadat demoluan
6
Por dhe emri ynë Klinton
Ne nga gjumi shpesh na zgjon
Sa vështirë ishte për ne
Nganjëherë na përkujton