Shkruan: Xun Çetta
Xun26@hotmail.com
www.info-cetta.blogspot.com
Pyetje kjo tani e sa kohë e demoduar por jo edhe e sqaruar njëherë e mirë.
Dilemave dhe atyre qe propagandojnë me porosi duhet thënë troç se : Vet e fituam luftën dhe si rezultat e këtij fakti të tjerët na ndihmuan te çlirohemi. Ne nuk luftonim dje dhe as sot që ta pushtojmë dikë e as të shkojmë në hënë apo planetë tjetër,por që ta çlirojmë dhe mbrojmë vendin tonë,ata që po luftonin dhe luftojnë hapësirat e dinë se çfarë është mundi dhe lufta. Nga ky parim më në fund ata kuptuan se lufta jonë ishte akoma më e drejtë se lufta e tyre në hapësira dhe për hapësirat. Pra u binden se pa u çliruar ky popull as ata nuk kanë rrugë të mbarë,pra çlirimi i Kosovës njëkohësisht ishte edhe pjesë e rrugës së tyre globale dhe drejtë hapësirave.
Gjithë gjeneralët tonë të furishëm çfarë i solli situata kudo qe janë strehuar në politikë dhe bëjnë politikë kaq të mjerë,ata tani në paqe në një mënyrë a tjetër po fillojnë e thonë se na çliruan te tjerët dhe pikërisht për këtë arsye mungojn rezultatet në politikë. Ata kështu në këtë mënyrë po dëshmojnë se nuk ishin gjeneral as komandant idealist e aq më pak profesionalisht,kështu veçse del fakti se ne paskemi pas nevojë që të tillë gjeneral të i kishim këmbyer më ushtarë të gjeneralëve qoftë edhe të huaj e lere më qe t`paktën për momentet kishim tërë popullin ushtar besnik të çlirimit !,po,po të i këmbenim kokë për kokë ndoshta dy gjeneral të tillë më një ushtarë te gjeneralëve të vërtet ideal dhe profesionist edhe pse ishim në krizë për të tilla kuadrosh...
Më duhet sqaruar faktin se kur përmendi emra jo rrallë po më sygjerohet të mos e bëj këtë,tani kur nuk përmendi emra do të thuhet pse nuk përmend emra!!! Jam mësuar më ata që siç them në një artikull diku,ata nuk kanë as numër 43 e as 44,por lus që secili ta kontrollon vetën dhe konstaton se bën pjesë apo jo në këtë pikë kritike ku po drejtoj shigjetat.
Sa për sqarim të vet kësajë teme më duhet të them se Palestina po fiton luftën duke luftuar vet e jo tjerët për të,por nesër do të ndihmohet me u çliruar falë faktit se e fitoj luftën pikërisht siç e kishte fituar edhe Kosova. Të shigjetuarit këtu në këtë artikull dikur përdorën apo më mirë të them keq përdorë sloganin se pa gjak nuk fitohet liria. Ju lutëm sa gjak dha populli ynë për çlirimin e vendit e sa dhanë ata që na paskan çliruar ?.
Lus ish komandant dhe gjeneral të luftës së UCK-së dje që në rrugën e tyre politike sot ani pse braktisur uniformën,t`paktën të mos përdorin këtë slogan diplomatik e servil ngase po na humbin dhe përmjerrin luftën tonë shekullore si popull gjë kjo për çka shumë lehtë do ta konstatojmë faktin se të tillët as nuk kanë qenë komandant e gjeneral te mirë në luftë dhe si pasojë e kësaj po dështojnë dhe tregohen dështak në politikë. Mos të harrojmë se Kosovës këto po i kushtojnë,po vërtet po i kushtojnë. E them këtë i bindur se po e them të vërtetën ngase politikanët i mirë,ushtarët e shkëlqyeshëm,analistët e drejt,historianët që hulumtojnë,publicistët qe i dinë gjërat dhe guxojnë etj,etj mjerisht të gjithë kanë mbetur si më keq në Kosovën e lirë për Politikanin e keq,për gjeneralin dhe komandantin mjeran,në Kosovën e lirë për analistin e tredhur,gazetarin dhe publicistin e diktuar dhe lypsarë si dhe në fund e lirë po na del Kosova më të tillët dhe historian tregtar në përmbyllje.
Lus gjithë ata të cilët nuk po me kuptojnë dhe për dit e më keq po vrasin zërin tim,po më vrasin mua në gjitha segmentet e jetës dhe krijimtarisë time,që të bindën ata më në fund në heshtje se në kushte dhe rrethana të tanishme,lufta për partinë po tregohet tepër e egër ,po lëndon keq luftën për shtet dhe si e tillë situata e krijuar po u kushton atyre që dinë duan dhe mund ta bëjnë shtetin . Ne po edhe Shqipëria kemi nevojë urgjente që ta kemi një këshill kombëtar shumë funksional ku vetëm aty do të shmangët lufta e egër partiake e cila herë pas herë po e ç`bën shtetin dhe plandos çështjen kombëtare.