Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gani Qarri: Heronjëve të Lirisë

| E premte, 26.02.2010, 10:47 PM |


Gani Qarri
 
Heronjëve të Lirisë

Kur Dardani e vjetër Vuante e plagosur rënd,nën robëri
Heronjët e saj ajo, gatuante kujdesëshëm,me Luftë,për Vdekje a Liri
Zahir Pajaziti që në Llap e Gollak,i pari luftës i kishte pri
Ra në pritë,si Tahir Sinani, për lirinë e trojeve të Nënës Shqipëri

Ra Adem Jashari me Babë e Vëlla,gjithë Familja,me gra edhe fëmi
Duke u bërë,Shembull i rrallë në Botë,për të gjitha kohët nëpër Histori
Kurse Agim Ramadani në Koshare me Heroizmin e dëshmuar për Liri
I pari pas dekadash pushtimi, arriti heroikisht ti thyente shkijet në Kufi

Sali Qeku me bashkluftëtar, nga i gjithë Kombi mbarë
Në ndjekje të pushtuesit, me zjarr e hekur,dhe trimëri të pa parë
Si gjitmonë bashk me Agim Trimin,edhe në luftë të pa ndarë
Pas shumë vitesh të robërisë,e zhbën kufirin Shqiptaro-Shqiptar

Me Të gjithë Heronjët e rën nëper kohë, për ti sjell Vendit Dritën e Lirisë
Atdheu krenohet me Emrat tuaj,të shënuar në faqet e ndrituara të Historisë
Përjetë Shembull do mbeteni,se si luftohet për Atdhe me frymë të lart Patriotike
Deri në arritjen më të madhe të Kombit,për lirin dhe bashkimin e Shqipëris Etnike


Cyrih,25.02.2010