Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Rexhep Murseli reagon ashpër ndaj librave të muzikës së klasës së gjashtë

| E enjte, 25.02.2010, 10:00 PM |


R E A G I M

Kryetari i këshillit të prindërve të shkollës 8 vjecare në Shemshovë z.Rexhep Murseli reagon ashpër ndaj librave të muzikës së klasës së gjashtë, i cili ky libër u është ofruar nxënësve te shkollës shqipe 60 % në gjuhën shqipe dhe 40% në gjuhën sllavomaqedonase. Në këtë libët muzikor nuk figuron asnjë histori të kulturës, traditës dhe muzikës shqiptare. Ky libër është njëri ndër ato palaco-brushura të shumta që tentojnë të zhdukin kulturën shqiptare. Këto janë mëtodat për asimilimin e shqiptarëve duke ju zhdukur cdo gjë kombëtare. Në këtë libër nuk shkruhet asgjë për muzikën, këngët, kompozitorët shqiptar, por u bëhët propagandë muzikës dhe kompozitotëve sllavë. Duke i llogaritur shqiptarët një Fis i humbur në Evropë. A thua vallë jemi kaq të prapambetur?! 
Sipas Ali Ahmetit dhe klikës së tij që thonë se: “lufta e 2001 u bë për të drejtat e shqiptarëve”. 
Vallë për këto të drejta luftuan shqiptarët që vogëlushët e tyre nga mosha 6 vjecare të mësojnë dhe të mendojnë sllavomaqedonisht? Kjo metodë nuk ishte as në kohën e diktaturës komuniste në ish-Jugosllavi. Si faktë kemi dëshmi të gjalla si ligji i gjuhës sllave, librat sllavë etj.

Kryetari i Këshillit të prindërve të shkollës 8 vjecare 
në Shemshovë 
Rexhep Murseli
Mobil. 071590779
24.02.2010.Tetove.

Për ZSH: Arben Llalla