Nga Selim Hasanaj
Ishin fillim vitet e 50-ta të shek të kaluar kur në të ashtuquajturen ambullancë në Gurrakoc , priste me plisin në cep të ballit një djalosh i ri. Priti e priti dhe askush nuk e thirrte emërin e ti. Njerzit vinin dhe futeshin mbrenda sado që ai priste radhen dhe radha i kishte ardhë shumë moti , askush nuk e ftonte ate. Kishte një punë të vogël , i duhej një vertetim, një certifikatë mjeksore sepse ai kishte regjistrue albanologjinë per ta studjue gjuhen shqipe në Universitetin e Beogradit. Në Kosovë atë kohë nuk kishte Universitet fare. Permes deres së hapur të ordinances së mjekut pau se mjeku Gjoko Backoviq po bëhej gadi ta mbyll ordinancen. Mjaftë durova , foli me vetveten dhe u ngrit e u afrue te dera dhe me një serbishte të rrjedhshme ju drejtue mjekut serb: Të lutem shoku mjek, unë pres këtu nga mengjesi, jamë student dhe më duhet një certifikatë shendetsore, ajo më duhet sot sepse në mbramje unë duhet të udhtojë per Beograd, kamë provime pasneser. Marsh more, dok nosish to bello kapu na gllavi nemoj da mi dollazish ovde ( serbisht: shporru ore , derisa mban at plis të bardhë nuk due të të shof këtu) dhe perpak ja perplasi deren ftyres. Po, po, tani po e kuptojë, ama më lejo të ti them vetem edhe dy fjalë dhe si vetëtimë futi shputen e këmbes mes deres dhe pragut dhe me doren e ti të fort prej malësori e kapi per gjoksi mjekun serb. Unë këtu do vi prap, por jo vetem se do vi me plis të bardhë, por ta jap Besen e Shqiptarit se do vi me mantel të bardhë, ama mbaje mend , kur unë do vi ti duhet të ikish, duhet të ikish sepse ti nuk je mjek, ti je një infermier autodidakt që ky pushtet të avancojë në mjek sepse per këtë popull nuk ka nevojë më i mirë. Unë prita këtu sot nga mengjesi dhe pash se të gjithë klientet ishin shqiptarë dhe asnjë serb apo malazez. Nuk janë cmend ata të vijnë të kryejnë sherbime te një analfabet dhe me të shpejtë e shtyri sa pseudo mjeku perpak u perplas mbrapa në tavolinën e tijë.
Doli jashta dhe shkojë në shtëpi i zhytur në mendime. Atë mbramje nuk foli me askend asgjë. Të nesermen shkojë në Komitetin e LKK në Pejë dhe aty takojë një nga funksionaret e asaj kohe , një shqiptarë që ky e kishte njoftë pak.( fatkeqësishtë nuk kamë mbajt mend cili ishte ai funksionar). E luti funksionarin që të ja plotësojë një deshirë dhe kur ai ju betue se do ja plotësojë, Shefqet Mehaj i tha ati se dje kishte perjetue një padrejtësi, kishte perjetue një tmerr , jo vetem me faktin se mjeku i ambulancës së Gurrakocit nuk e kishte pranue ate, por ai kishte pa edhe sqena tjera të sjelljes mizore, shtazarake të "dr" Gjokës me klientet shqiptarë. Per këtë arsye jamë betue se do i lë studimet në albanologji dhe do e regjistrojë mjeksinë, ama posa ta mbarojë dua të më dergoni të punojë mjek në atë ambullancë në Gurrakoc. Fuksionari i jep besen dhe Shefqet Mehaj shkon në Beograd, i pervishet punes së studimeve dhe i mbaron ato në afat rekord dhe me notë të lartë.
Pas mbarimit ai vjen në Pejë dhe drejtë e te ai funksionari shqiptarë i cili kishte pushtet dhe autoritet per Pejen dhe rrethinën atë kohë.
Ja diploma ime , tash jamë Dr. Shefqet Mehaj, i tha funksionarit, dua ta permbushesh premtimin që ma ke dhënë.
Ishin vite të vështira ato. Kuadrot shqiptare në Kosovë dhe gjithandej në trevat shqiptare mungonin, dhe kur dilte ndonjë ai pritej nga populli po sikur shejtë, si ëngjëll. Në kryeqender në Prishtinë mungonin mjeket, dhe Dr. Shefqeti do i duhej kryeqenderes, por jo ai donte të shkoje së pari së paku vetem per një muej në Gurrakoc.
Kështu një ditë të shtatorit, në deren e po asaj ambullance ku para gjashtë viteve nuk e kishin lejue të futet mbrenda si pacient, tash pa trokit fare hap deren një burr, me shtat kreshniku, me plisin në cepin e ballit dhe i veshur me kostume dhe pamjen e ti prej aristokrati e zbukuronte një kollare e lidhur mjeshtrisht nen jakat e këmishes së bardhë si bora e bjeshkëve të Rusolisë.
Per ato gjasht vite "dr" Gjoka kishte ndryshue, ishte plakë dhe kishte harrue pamjen e këti burri të cilin e kishte urrejtë dhe ofendue dikur. Gjokë shkau ja dredhi Shefqeti, unë jamë ai studenti që nuk më pate lejue të sherbehem këtu sepse të pengojë plisi im i bardhë. Të pata premtue se do këthehem prap jo vetem me plis, por edhe me mantel të bardhë , dhe ja tani erdha. Derisa me syrin pish si drangue mali e shiqonte Gjoken se si dridhej ai ngadal hapë një cantë që mbante në dorë, dhe nga ajo nxjerr mantelin e bardhë në xhepin e së ciles shkruente DR. SHEFQET MEHAJ dhe STETOSKOPIN që ishte vegla e domosdoshme e secilit mjek. Prej sot do punojë unë këtu, ndersa ti do mi sjellish diplomat e tua të pregatitjes profesionale, nese i ke do jemi kolegë, nese jo unë do jemë i mëshirshem, nuk do të largojë nga puna, por nuk do jesh ma mjek, do jesh pastruesi im dhe i kësaj ambullance. Nese këto kushte nuk të pelqejnë, edhe mund të ikish njëherë e pergjithmonë andej nga ke ardhë si kolonist. Unë do rri këtu, do punojë dhe do i sherbejë popullit tim sepse jamë në token time.
"dr" Gjoka i friksuar gadi sa nuk u permjerr në pantollona dhe iku posa pau se Dr.me plisin e bardhë në cep të ballit nuk do e rrafte e as sulmonte. Ai iku dhe kurr ma nuk u duk në Gurrakoc as rrethinë. U flitke se kishte ik diku në Serbi.
Dr. Shefqet Mehaj punojë disa kohë në atë ambullancë, vuri rend dhe rregull, dhe tek kur gjithcka funksiononte si duhet, per nevojat e fshatarve, ai kalojë të punojë si mjek në Spitalin e Pejes që quhej CARINA. Edhe këtu u bë i njohur per rreptësinë e ti, per rend dhe respekt, por edhe per faktin se disa nga mjeket serb e malazez i grushtojë e disave u thej edhe karriga per kokë e shpinë per ti disciplinue.
Largohet edhe nga këtu dhe diku mes viteve të 60-ta vjen në shtepinë e shendetit në Istog.
Istogu kishte nevojë per mjek dhe ardhja e Dr. Shefqetit u prit me entuziazem e kënaqësi . Per herë të parë në histori mjeku shqiptarë, per herë të parë fshatari shqiptarë nuk do ketë nevojë të shkojë i ngarkuar me strajca e thas me fasule, me arra, molla, me krojshe të veve apo me pula me këmbë të lidhura një natë më parë te shtepiat e Dr. Shemit( mjek i mbetur nga koha e luftes së Dytë Botnore dhe ishte hungarez) , Dr. Lubiqit( mjek serb) dhe Dr. Milisavit ( i njohur si Makedonci që së bashku me Lubiqin ishin cetnik të pamëshirshem). Pra per të mujt të nesermen ta kryejnë një sherbim, ta marrin ndonjë ilaq po injeksion per ti pushue dhimbjet e trupit i cili shkallmohej nga punët e rënda fizike në ara e male per të mbijetue, per të fitue buken e gojës dhe per të mujt me i shkollue fëmijet fshatari shqiptarë duhej ti dergojë mjekut thaset perplot me pemë, perime e zarzavate tjera.
Dr. Shefqet Mehaj Erdhi dhe posa erdhi fillojë punën. Per vetem një kohë të shkurt ai u bë njeriu më i dashur i Istogut, të gjithë flisnin per te, ai ftohej në ndeja, në darsma, ishte prezent sipas tradites edhe në ngushllime. Me pacien sillej jo vetem si mjek, por edhe si prind, si vëlla, si këshilltarë, vizita te ai sheronin fshatarin e sëmuer dhe shumica thonin se ma shumë po më sherojnë fjalet e ti se sa ilaqet. Kur shkonte ndonjë pacient i varfër ai e vërente, pasi e kontrollonte e pyeste se si i ka punet me idare, me takat dhe kur kuptonte se ka para vetes një të vobekt, Dr. Shefqet Mehaj e perqafte, i thoshte : më prit pak këtu të lutem, dilte jasht, shkonte në apoteken që ishte në të njejtin objekt me ordinancat dhe aty i blinte ilaqet per pacientin. Vinte i buzqeshur dhe ja jipte ato. Pacienti mbetej gojë hapur, lotet i shkonin faqeve. Shumë nga ata të befasuer nga kjo mrekulli e ZOTI , me sjelljen ëngjellore të këti njeriu as të flisnin nuk mundnin. Tek në dalje me lotë per faqe i thoshin: TË BEKOFT DHE TË RUEJT ZOTI zotni doktorr, të falemnderit zotni doktorr, Zoti ta dhasht, zotni doktorr. Refrene këto të shpeshta dhe të perditshme në koridoret e shtëpisë së shendetit në Istog, në ordinancat e saja dhe biseda gjithandej neper mbar Istogun dhe fshatrat e ti per këtë mrekulli që ju kishte ardh si dhuratë nga Zoti. Ishin pikrisht sjelljet e këti njeriu human, këti malësori patriot që inspiruen disa të rinjë shqiptarë të Istogut dhe fshatrave që ta studjojnë mjeksinë. Në Beograd shkojë studenti i parë shqiptarë nga Istogu në fakultetin e mjeksisë Enver Sadikaj, pas pak edhe Rabë Zeqiraj, Sadik Bujupi etj, etj dhe të gjithë këta më vonë u bënë mjeket e kësaj komunje ku ishin lind dhe rritë.
Krejt kjo punë e Dr. Shefqet Mehajt nuk mund të kalonte pa ju ra në sy pushtetit dhe sherbtorve të ti. Kamë mbajtë mend një rast të cilin do e pershkruej në detaje sepse isha aty prezent. Sado ë isha një fëmijë diku 10-12 vjec, ngjarja më kujtohet mirë.
Isha së bashku me nanë Zyhranë në koridor dhe pritnim që Dr. Shefqeti ta ftojë nanën mbrend per ta shique sepse nana ime gjithmonë ka pas shendetë të dobët dhe ka mbajt shpirtin me ilaqe.
Vjen papritmas ish postkomandanti i policisë së Istogut, tani i ndjeri Tahir Cufaj që në popull nifej si Tahir Komandiri apo Tahir Shuti. Ai jo pse ishte arrogant, apo pse keqperdorte poziten e ti sepse ai ka qenë një shqiptarë i vertetë dhe një patriot i madhë, por per faktin e asaj se ishte mësue të futet mbrend te mjeket tjerë si Shemi, Lubiqi, Milisavi etj, etj ai futet edhe në ordinancen e Dr. Shefqet Mehaj pa trokitë fare. Ishte i veshur me uniformen e postkomandantit, por kjo aspak nuk i bani peshtypje Dr. Shefqet Mehaj, ai ngritet nga karriga duke e lanë anash stetoskopin me të cilin posa kishte kontrollue një plakë serbe, dhe i thotë Tahir Cufajt,po ku po don or njeri, a po të duket shtallë e lopve kjo ordinancë, dil shpejt jasht sa nuk të kam nxjerr unë. A ken budalë këta këtu ( dhe tregojë ata që prisnin radhen) që po presin a?!
Disa pleq dhe burra në koridor u friksuen sepse ata nifnin Tahir Cufaj i cili ishte trim dhe syri nuk i trembej nga asgjë. Por kur takohen ballë per ballë dy burra, dy trima, dy shqiptarë me gjak të paster pellazgo-ilir jo vetem se nuk plasë belaja, por perkundrazi lind vëllaznillaku dhe miqësia. Pa e bë asnjë fjalë me perkulje i kerkon falje Dr. Shefqetit Tahir Cufaj dhe këthehet prapa e ulet mes dy pleqve per ta pritë radhen. Askush nuk e foli asnjë fjalë. Nana ime kreu viziten, morem ilaqet dhe ikem në shtëpi. Nga ajo ditë Dr. Shefqet Mehaj shifej shpesh në shoqni me Tahir Cufaj, postkomandantin e policisë së Istogut dhe ata u bënë miq të perjetshem. Mirpo kishte njerz të ligj, kishte anmiq që flisnin shqip dhe që deshronin që edhe më tutje fshatari shqiptarë ti bart strajcat e thaset në krah per tu vizitue te mjeu. Pushteti fillojë ta urren Dr. Shefqetin. Filluen ti vejnë nderskamca. Ai një ditë i provokuar e rrah deri në alivanosje Dr. Milisavin. Kjo u bë shkak që Komiteti Komunal i Istogut në mbledhjen e tij urgjente të vendos ta largojë nga puna e mjekut Dr. Shefqet Mehaj dhe ndaj ti u ngrit procedura penale. Mbajë mend se me mijra qytetarë e fshatarë të Istogut paten ardhë e protestue para dyerve të objektit të komunës në Istog per ta mbrojtë Dr. Shefqetin. Në mbledhjet e strukturave të ndryshme shoqroro politike të kohes askush nuk e mori në mbrojtje pos Postkomandantit Tahir Cufaj , kuririt të komunes Tahir Selim Kukleci, një nenpunës i sekretariatit per mbrojtjen popullore i quejtur Sejdi Fejza pat abstenue në votimin per largimin e Dr. Shefqet Mehaj nga puna e ti mjek në Shtepinë e shendetit në Istog. Kështu Dr. Shefqet Mehaj u largue dhe pat shkue në Prishtinë ku më vonë specializojë dhe doktoroj në shkencen e mjekësisë dhe u bë Dr. Prof neurokirurg.
Procedura penale pse e pat rrah Dr. Milisavin u zhduk falë patriotit shqiptarë postkomandantit Tahir Cufaj. Dr. Shefqeti kurr nuk doli para drejtësisë per këtë rast.
Istogasit e mbajnë në kujtesë këtë Dr. patriot dhe humanist të mrekullueshem.
Selim Mustafë Hasanaj
Sarpsborg Norvegji : 23.02.2010
Sqarim per lexuesit e ZSH-së
Këtë shkrim e bëra nga mbamendja ime sepse sado që isha një fëmijë në ato vite , unë falë ZOTIT kamë mbajtë mend ndodhitë e randësisë së veqant që zhvilloheshin në vendlindjen time dhe rrethin tim ku linda e u rrita.
Per këtë Dr. kamë pas moti ndermend të shkruej, por kisha deshirë të gjejë, të kontaktojë dike nga pasardhësit e familjaret e Ti. Ti marr shenimt biografike datat e lindjes vdekjes, mbarimit të shkollimit , viteve të punsimit në vendet që unë i shkrova më siper etj, etj. por nuk dinte kush të më njoftojë me dikend të familjes së Dr. Shefqet Mehaj. Sa do kisha deshrue ta kem edhe një foto të tijë këtu në këtë shkrim. Nese kujtesa nuk më tradhton, mbajë mend se asht flit se ky është një malësorë i fisit Kelmend, i ram në Pejë, ka një vëlla mesa di albanolog, por ai thirret Kelmendi e jo Mehaj dhe mbiemrin Mehaj Shefqeti e bënë pikrisht kur mbaron studimet në mjeksi per tu punsue ma vonë në Gurrakoc dhe per të ju hakmerr analfabetit Gjoka që pushteti e kishte avancue në mjek per ti "SHERUE " shqiptaret.
Këtu ftojë ata që dinë dicka më shumë per këtë burr, të madhë, familjaret e ti e kushdo tjeter që të shkruejn ose në admin@zemrashqiptare.net ose të më dergojnë mue shenimet të cilat do më vlejnë edhe per librin tim monografik per personalitetet e Istogut të cilin liber punojë me vite dhe kamë shpresa se së shpejti do e dergojë në botim. Poashtu e ftojë z. Haki Tahir Cufaj, per të cilin kamë ndegjue se është diku në Gjermani, dhe i cili është djali i Tahir Cufaj, të më shkruen një biografi sa më të gjanë per baban e ti ish postkomandantin e policisë së Istogut Tahir Cufaj. Shkrimet mi dergoni në këtë adresë: selimhasanaj@hotmail.com
Pershendetje të gjithë lexuesve të ZSH dhe familjarve të familjeve Mehaj dhe Cufaj.
Me respekt
Selim M. Hasanaj