Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Xhevat Rexhaj: Kush po fiton me rastin Albin Kurti

| E enjte, 25.02.2010, 10:57 PM |


KUSH PO FITON ME RASTIN  ALBIN KURTI

Nga Xhevat Rexhaj

Të merresh me politikë dhe të shkruash për politikë në pamje të parë duken si njësoi, por në realitet nuk është e njëjta gjë. Si rezultat i rrethanave historike të kaluara të largëta dhe të kaluara të afërta ne shumica shqiptare disi u morëm me politikë dhe me shkrime politike, varësishtë nga mundësia dhe rrethanat e caktuara që mbizotëruan te ne. Nga njëra anë kjo disi edhe ka pasur rezultate pozitive ngase ne shqiptarët ishim duke bërë përpjekje marramendëse që njëhere e përgjithmonë të krijojmë mundësinë e të qenit të lirë dhe të të jetuarit e menduarit të lirë, ndersa nga ana tjetër vetë kjo ngarendje nga të marrurit me politikë( thuaja e të gjithë neve shqiptarëve) na ka lënë një dukuri të keqe në mendjet tona, atë se ne të gjithë dijmë të bejmë dhe të merremi me politikë?!

Që të jem i sinqertë edhe unë jam pjesë e këtij mozaiku ngase edhe unë mendoi se di diq për politikë, por jam i vetëdijshëm se kur shkruaj për politikë jam i anshëm duke u bazuar në medimin dhe orientimin tim politikë për një subjektë apo liderë të caktuarë, pra as unë nuk bëjë përjashtim, e thash këtë që mos të keqkuptohem si i qëllimshëm në shkrimin tim të sotëm.

Përditshmëria e jonë edhe sotë e kësaj dite është më se e politizuar dhe e ngarkuar me raste të ndryshme që popullin shqiptarë e largon nga realja dhe nga e mira për një të ardhme më të mirë. Jemi dëshmitarë se kosova dhe Shqipëria ende po vuajnë nga politika dhe politikbërja shqiptarqe. Në të dy shtetet tona kemi trauma të përditshme, por të cilat me shkathtësi politike të lidershipeve mbulohen sa qel e mbyll sytë me skandale dhe marri t ë tjera që nuk të japin rastin të merresh me asnjërin problem, pra qytetarët janë të hutuar dhe pa u zgjidhur një problem ndodh tjetri me qëllim të caktuar që të humbin ferkemetë dhe të shkohet tutje me të këqija në kurriz të qytetarëve. Në Shqipëri kemi gangrenën socio-komuniste në krye me Ramën e Ruçin me kompani ,ndersa në Kosovë kemi kancerin e qeverisë së koalicionit të panytyrshëm në krye me një kryeministër që qysh heret është përgatitur të luaj me ndjenjat e qytetarëve.

Në Shqipëri komunistët janë duke lëvizur edhe gurin e fundit që vendin ta kthejnë në situatat e 97 tës, me qëllim përfundimtarë që qytetarët të mbesin jashtë Evrope dhe jashtë mundësisë së lëvizjesë së lirë, vetëm që qevria demokratike djathtiste mos të jetë bartëse e futjesë në Evropë, komunistat shqiptarë( që për fat të keq janë shumë në Shqipëri) janë në gjendje ta djegin shtetin e tyre për inat të S. Berishës, thonë ata kinse, por qëllimet i kanë shumë të errëta dhe retrograde për të ardhmën shqiptare.

Në Kosovë kemi të instaluar një qeveri me bekimin e Sollanës dhe sollanistëve të tjerë që synim  të fundit kanë pasurimin e tyre personal dhe të familjarëve të tyre dhe fanatikëve partiakë pa merita të ditura dhe të para. Shoqatat e ndryshme majtiste evropiane pas lufte kishin përgatitur dhe infiltruar në kinse shoqatat joqeveritare në Kosovë njerëz kryekëput të H. Thaqit dhe Surroit, qëllim i fundit i tyre ishte futja e tyre dikur në Institucione shtetërore, këtë edhe e arritën me 2007, por për fat të keq të Surroit ai mbeti jashtë loje ngase premtimet e marra ma parë nga Thaqi nuk i dolën reale, ngase ai u djeg si letër pasi që kishte realizuar edhe copëtimin e LDKsë. Në anën tjetër H. Thaqi hap pas hapi shpërbleu OJQ-istët e tjerë duke u dhënë poste të mëdha në strukturat shtetërore, në media dhe në trustet e mëdha shoqërore ku vilen milionat, një nder ta edhe e kandidoi për kryetarë të kryeqytetit. Kur të miren parasysh dosjet e këtyre njerëzve del haptas se që të gjithë ishin sharësit dhe grrithagjinjët më të mëdhenj ndaj çdo gjëje rugoviste, për këtë arsye edhe u shpërblyen me poste.

Tani më kur në institucione dhe segmente të ndryshme shtetërore u ulën të tillët, qytetarët filluan të shohin se ja ata që mjelen fondet e ndryshme nga të huajtë tani u futën në”odën” e Kosovës pra në odën ku ka mjete të bollshme për të vjedhur dhe keqpërdorur. Në muajin janar dhe fillim shkurti ndodhën disa greva punëtorësh, dhe dukej kjartë se ato do të vazhdonin edhe me një intensitet më të madh por ja që në Kosovë ndodhin “ vaki” të papara, shpejtë na doli në sipërfaqe një problem tjetër, Eulexi diku në marrveshje të mëshehtë me struktura qeveritare lansoi problemin Albin Kurti me qëllim që të fashiten protestat e drejta të qytetarëve tër Kosovës dhe vëmendja të përqendrohet dikund tjetër duke ditur se gjykimi kundër Kurtit mund të emocionoi shqiptarët për padrejtësi. Grevat dhe protestat u ndalën, krejtë Kosova tani më u përqrendrua te rasti Kurti, udhëheqës i vetëvendosjesë i cili shpesh kishte kritikuar qeverinë për gjëra të ndryshme të këqija por edhe këto kritika nganjëhere ishin më shumë të drejtuara ndaj të huajve sesa qeverisë vendore, çka të benë të dyshosh se diq këtu mund të jetë në lidhshmëri indirekte. Z. Kurti dhe mentori i tij a. Demaqi dihen se kurr nuk thanë as një fjalë të mirë për Institucionet shtetërore kur ato udhëhiqeshin nga LDK dhe Rugova, mbase ata edhe sot e kësaj dite si patriot të mëdhenj që janë nuk dënjesen që njëhere ta vizitojnë te e fundit për se vdekuri varrin e Presidentit historikë Rugova. Z. Kurti vërtet është një shqiptarë i fortë dhe me bindje patriotike e atdhetare, por të jesh mbrojtës i kauzës kombëtare duhet të çmosh të gjithë ata që dhanë shumë për kombin, të gjithë ata që e deshën pavarësin dhe ata që patën bindje djathtiste me orientime euro-atlantike, e më i madhi i të mëdhenjëve ishte Presidenti I. Rugova, pra të jesh i vlerësuar duhet të respektosh vlerat.

Tani më kur po shihet se me gjithë lëshimet dhe katrahuart e kësaj qeverie dikujtë po i humb zalli nënë kembë në ujë, duhet gjetur shkaqe që të fitohen poena dikund tjetër dhe nesër me bekimin e H. Thaqit do të kemi edhe një parti politike të dalë nga Vetëvendosja e që koalicioni është i qartë me PDKnë, ngase aty edhe është brumi. Nëse nuk del kështu athere Z. Kurti mund të krenohet dhe të kërkoi më shumë nga qytetarët e Kosovës ngase që të gjithë janë të mendimit që na duhen njerëz të rinj ama me ide të reja për zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe futjenë e saj në Evropë, e jo me ide leniniste-enveriste dhe me konfrontim me miqët tanë ndrekombëtarë që na shpëtuan nga shfarosja dhe gjenocidi serb. Z. Kurti është i ri dhe ka mundësi të tregohet se dëshiron të jetë një lider i ardhshëm por i njejtë për të gjithë qytetarët e Kosovës pa dallime ideologjike, ne shqiptarët presim njerëz të rinjë që i kan lënë në pleh titizmin dhe enverizmin, por që kanë në kokë shqiptarët në BE dhe në mirëqenje, koha e patriotizmit të tejkaluar ka marr fund njëhere e mirë.