Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Mustafë Rugova: Keqpërdoruesit e shtetit tonë

| E enjte, 25.02.2010, 10:57 PM |


Keqpërdoruesit e shtetit tonë

Nga Mustafë RUGOVA, Holandë

Te gjithe ata qe historine e kane mesuar per se mbari, s’ka si mos ta kene  kuptuar, se jeta dhe trupi njerezor jane materje kalimtare qe zgjasin shume shkurt. Prandaj kur ta kemi kuptuar drejt, atehere s’na mbetet gje tjeter, pos qe kete jete, ta mbushim, ta bejme me domethenese, t’i japim sa me shume kuptim.Thjesht te udhehiqemi nga principi se mos sot, neser gjerat do te bien ne vend. 
E keqja si negacion i se mires, kurre nuk mund ta sundoje boten. Kjo eshte shpresa qe njerezit i mbane gjalle, dhe qe u jep energji te perballen dite per dite me fenomenin e se keqes.
Ne Kosove edhe pse jemi ne fazen fillestare te ndertimit te shtetit, njeherazi edhe te ushtrimit te demokracise, sikur gjerat nuk po ecin ashtu siç po kemi ne deshire…, dhe vonesat ne ndertimin e nje shteti normal nuk jane pa fajtore dhe pa adrese. Per te konstatuar kete nuk duhet ndonje mençuri e veçante ; fajtoret dihen me emer e  mbiemer, ata jane qeveritare tane. Jane injorantet politike te cilet nuk jane te pakte, sikur kane vene bast qe edhe ato vlera qe i kishte dikur ky vend dhe keta qytetare po i neperkembin per cdo dite pa fijen e turpit.
Te gjithe jemi deshmitare qe Veriu i Kosoves , korrupsioni, krimi i organizuar, papunesia, varferia, po sidomos kjo e fundit po rritet tmerresisht shpejt, dhe me se shumti po godet deri ne asht qytetarin e thjeshte. 
Nje semundje tjeter shume e rrezikshme eshte  korrupsioni, bartes te te cilit jane politikanet tane rendesore, faturen e keqqeverimit te te cileve e paguan qytetari i thjeshte i dermuar me hallet dhe brengat e tij te perditshme.
Kryeministri bashke me shume ministra te tjere qe deri dje na shitnin patriotizem me buxhuk, sikur kane harruar se cfare i kane premtuar elektoratit ne Kosove, dhe nga e gjithe kjo fushate premtimesh nuk ka mbete asgje perpos rrenve te medha. Keshtu, ata po i ngjajne perdite e me shume  rrencit  te famshem Pinokio. Po ju mungojne vetem kembet e shkurta dhe hundet e gjata.
Me keta shtetare, gjithsesi pa merite, Kosova nuk ka te ardhme, dhe jo vetem kaq, por me keta hajdute te veshur me pushtet as qe mund te merret me mend ndonje ndryshim eventual, ndonje permiresim, perkundrazi perderisa kjo kaste shtetrore vazhdon te qendroje ne majat e pushtetit, gjendja veç sa do te perkeqesohet edhe me shume.
Mbi te gjitha, ne qe po i shohim dhe po i ndegjojme dite per dite, do te ishte krejt jonormale dhe krejt e pazakonte te presim qe keta zhvates te bejne ndonje pune te mire qe do te shkonte ne dobi te qytetarit tone. 
Sepse jane zhytur aq shume ne mekate e korrupsion, jane kaperthyer aq shume me krimin, jane bere aq te paturpshem sa qe jane jane zhveshur krejtesisht edhe para myhybeve te vet. Eshte, prandaj detyre e secilit prej nesh, kudo qe te jemi, sot si kurrenjehere me pare, te ngrisim zerin fuqishem, kunder kesaj klase politike pa integritet moral, e cila ka shkuar aq larg sa qe ka per te permbysur dhe rrenuar cdo vlere kombetare.
Kjo atmosfere e çuditshme, gjithsesi frikesuese qe po mbreteron sot ne Kosove do te duhej te na vetedijesonte dhe mobilizonte te gjitheve, qe ta luftojme kete strukture te mjere politike e cila ne menyren ma jonjerezore po sherben dhunshem ne Kosove.
Kosova ka pase gjithemone mendje te fuqishme dhe ka pas gjithnje energji te nevojshme fizike, per tu perballe me cilindo qe ka shkele ne sferen morale te tij, prandej une jam krejtesisht i sigurt se betejen me keta abuzues do ta fitojme. Njerezve qe kane koeficientin e intelexhences nen mesatare, pra njerez te paplotesuar, e qe po qendrojne paturpesisht mbi kupolen e shtetit duhet tu behet e pamundshme qendrimi i metutjeshem aty.
Keshtu sic po sillet kjo klase politike, nuk mund te mos indinjohesh dhe te mos revoltohesh deri ne asht. Dhe s’ke si te mos behesh kundershtar i tyre, kur sheh se sa e kane shtrire harten e  krimit dhe sa fort i kane pervjele duart qe te zhvatin sa me shume, qe te sundojne sa me dhunshem, qe te grabisin cdo pasuri, qe te nenshtrojne e perdhosin cdo institucion dhe çdo medie... Aktualisht shtrohet pyetja cka nuk u ka mbetur pa futur nen kontroll?
E them me bindje, se nuk ka vend a segment  jetesor qe te mos kene shtrire rrjetin (si marimangat) per te vene monopolin dhe diktatin e tyre mbi gjithecka, dhe qytetaret e pervuajtur te cilet jo ma larg se dhjete vite me pare e kane perjetu kalvarin me te eger, tash detyrohen te paguajne nga kafshata e femijeve te tyre, vetem e vetem qe ketyre tu trashet qafa sa me shume, apo qe pasuria e tyre te behet sa me perrallore, me nje fjale eshte per te ardhur  keq, se ne cmase jane katandise qytetaret tane, te cileve u ka ardhur shpirti ne maje te hundes.
Se deri ku mund te shkoi dhe derisa mund te zgjas ky zullum une nuk e di, por qe sa me fort qe trashet aq me lehte eshte te keputet kete e dime te gjithe.
Nga keta  moskokeqares te lirise, te shtetberjes qe i kemi ne Parlament, ne Qeveri, ne Presidence, kudo neper institucione nuk mund te shpresosh se nje dite do te bejne dicka te mire, perkundrazi me keta  vetem mund te deshprohemi edhe me tej. Dhe ne duhet t’ua bejme me dije te gjitheve, kushdoqofshin ata, kryeministes apo minister, president apo deputet, drejtor apo menagjer, shef policesh apo doganier... se ju nuk mund te na terhiqni pafundesisht pas qerres tuaj, ngase kjo qerrja juaj e ka humbur udhen ne oborr.
Kjo elite (n’rast se mund te quhet e tille), e cila sot po qeverise me Kosoven, nuk eshte ajo elita te cilen e ka paramenduar dhe enderruar secila gjenerate. Kjo elite eshte krejtesisht fiktive, eshte vetem  surrogat i asaj qe do te duhej te ishte ne te vertete.
Me keta qeveritare nuk ndertohet asgje, sepse qe nuk kane vizion, por as dromcen e vullnetit per te ndryshuar gjerat, per ta bere Kosoven atdhe me te cilin do te mburren femijet tane.
Ne nuk duhet me tu besojme atyre qe kur dalin ne fushate me sy te pergjakur dhe me nje fjalor te perflakur pafytyresisht thone: eja pas meje, ejani pas nesh se per ju kam - kemi kete apo ate zgjidhje, kete apo ate plan, ket apo ate prioritet, sepse te gjitha jane premtime pa mbulese, ato kane nje synim te vetem, marrjen edhe te nje mandati per te vazhduar edhe me tej me zhvatje e hajni.
Mendja ma thote se per keto qe i rendita me siper, por edhe per shume te tjera, nuk jane fajtore vetem pushtetaret tane, por edhe ne, zgjedhesit, sepse ua kemi bere te mundshme te ngjiten ne olimpin e shtetit, ua kemi shtruar terrenin qe te lazdrohen kaq shume, sa qe kolektivisht u ka plase perdja e marres.
Prandaj herave te tjera, kujdes, ne menyre qe kur te na i kerkojne kokrrat, t’i hapim syte edhe veshet mire, dhe t’i ndeshkojme me mosvotim, sepse ata kane abuzuar perseritshem me besimin dhe me shpresaat tona. Ata kane deshtuar ne gjerat themelore, ne shtetberjen e Kosoves, ne radhe te pare.
Mos te harrojme, ne Kosove ka qindra e qindra idealist, te cilet per asnje cmim nuk do te abuzonin me shtetin dhe me qytetarin, per te cilin kane qene te gatshem dhe jane te gatshem te behen fli ne cdo cast te jetes se tyre.
Qytetaret e Kosoves, ku pjesa dermuese memzi po mbijetojne, edhe pse jane lodhur me shpirt, nuk besoj qe do te rrine gjithmone duarkryq, ata nje dite te afert, padyshim kane me qene denoncuesit dhe ndeshkuesit me te fuqishem te cfaredo krimi qofte qe eshte bere ne emrin e tyre. Pjesa derrmuese e popullit te Kosoves ndihet e mashtruar dhe e tradhtuar nga paria e vendit. 
Per fund nje lajm i mire, ndoshta me i miri ne kete mjegullnaje, eshte lajmi se Vetevendosja, se shpejti do marre pjese ne zgjedhje! Ky eshte nje lajm i mire, sepse ne kete subjekt dhe rreth ketij subjekti, mund te afrohen krahas qindra mijera vutuesish te zhgenjyer edhe nje vister idealistesh te Kosoves te cilet nuk kane dashur qellimisht dhe me vetedije te futen nen ombrellen e partive politike te kthyera ne biznese klanesh mafioze.
Idealet e popullit te Kosove ne nje mase te mire kane mbetur ne gjysme te udhes, ato mund t’i çojne me teje vetem idealistet e mirefillte qe ne veprimtarite e tyre jane deshmuar dhe do te deshmohen se jane sherbesetare e jo plaçkites te popullit, njerez me vizion e jo bandite te korruptuar deri ne palce ; djem e vajza, burra e gra te gatshem ne çdo sakrifice me synimin fisnik : ta bejne Kosoven nje vend normal, nje vend ne te cilin femijet e tyre do ta konsiderojne si fat e jo si fatkeqesi per te jetuar ne te.