Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Zyli Gaxholli: Flash poetik

| E merkure, 24.02.2010, 08:56 PM |


Zyli Gaxholli


Flash   poetik


FRYMËZIMI  I  POETIT

Ti, për natë je brënda meje,
Tek unë mërr ritmin e zemrës
Mërr të paktin gjak që kam ndër deje,
E me të thur vargun tënd të këngës.


ENGJËLLI  I  PAFAJSHËM

Pranë një lulishtje
Dikush një zë nxori,
Nuk desha të besoj
Që dhe kështu mund të ndodhi.


PËLLUMB   I  BARDHË  SYSHKRUAR


Pëllumb i bardhë syshkruar,
                                Simbol i paqes,
                                            Lajmëtar  i dashurisë.
Vetem pak  Ti dhuromë krahët,
                            Të fluturoj e lirë
                                    Drejt kaltërsisë.



IKJE  PA  KTHIM


Gjithkund u luta,
               Të ketë shpëtim,
               Mirësi të kishte,
               Dashuri.

Njoftimi erdhi si shigjetë,
               Mbushur me pikëllim,
               Vrer e zi...
               Kush ka faj gjithësi ?


MBEÇ  ME  SHËNDET

Se kush kishte faj
Nuk desha ta di.
Në lumenj lotësh
Lundruan sytë e mi.

Misterin e dashurisë,
Këtë burim të kulluar,
Përse ma kthen, i dashur,
Përrua të turbulluar ?

Për ZSH: Pilo Zyba