Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Albert Zholi: Flet kryetari i shoqatës së emigrantëve në Kretë të Greqisë, Shkëlqim Braushi

| E merkure, 24.02.2010, 09:39 PM |


Flet kryetari i shoqatës së emigrantëve në Kretë të Greqisë, Shkëlqim Braushi

Emigrantët janë pro Papandreut dhe kundër Karaxhaferrit

Nga Albert Zholi

Zoti Shkëlqim sa vjet keni emigrantë në Greqi?

Unë kam rreth 15 vjet. Kam qenë vetëm 13 vjeç kur mora rrugën e vështirë të emigracionit. Ishte një rrugë e vështirë për moshën time të njomë, por tashmëatovite kanë kaluar dhe më duket vetja sikur kam ardhë  i rritur.

Si shkuat emigrant në Greqi?

Eh, mos më pyet. Si kanë ardhë mijra e mijëra të tjerë. Me këmbë nga malet, duke u nisur nga vendlindja Berati. Do ditë ta tregojë historinë time, aq më tepër që kam qenë fëmijë, ndërsa sot jam burrëruar paksa.

Kur e keni krijuar shoqatën e emigrantëve në Kretë?

Ka afërsisht 6 vjet. Duke pasur parasysh se ne jemi shumë emigrantë në këtë ishull (rreth 50 mijë), vendosëm ta krijonim këtë shoqatë jo vetëm për të mbrojtur të drejtat tona por edhe për të zhvilluar aktivitete të ndryshme me karakter kombëtar, për të mos humbur traditat tona. 

Pas kaq shumë vjetësh ku emigrantët shqiptarë janë intergruar në jetën e shoqërisë greke, a ka shenja racizmi?

Sigurisht që ato janë minimizuar tepër, por nuk janë zhdukur. Sidomos në Kretë egzistojnë më shumë se në krahinat e tjera të Greqisë. I dini sa herë ka pasur dhe janë shfaqur këto probleme nga individë të veçantë. Ende në mënyrë sporadike janë evidente,dhe pse jo në mënyrë masive.

Ju si shoqatë çfarë qëndrimi keni mbajtur ndaj projektligjit të diskutuar kohët e fundit në paralamentin grek përsa I përket marrjes së nështetësisë sidomos nga fëmijët e emigrantëve që kanë lindur aty?

Ne si shoqatë kemi dalë dhe me një deklaratë në mbëhstetje të fjalës së Papndreut dhe kundër qëndrimit që mban kreui partisë LAOS Karaxhaferri, I cili në vijimësi ka qenë kundër legalizimit masiv të emigrantëve shqiptarë në Greqi. Bile ai ka qenë dhe mbetet një lider ultarnacionalist, që në vijimësi këmbëngul për maomarrjen e nënshtetëtsisë greke të emigratëve që kanë mbi 10 vjet të legalizuar…Por po ashtu ai tashmë ka dalë kundër marrjes së nënshtetësisë edhe të fëmijëve që kanë lindur aty. Ky është një     qëndrim rracist që ne e kemi dënuar. Dhe nuk kemi     qenë vetëm ne, por dhe shumë shoqata të tjera të emigrantëve që ka në Greqi, kanë dalë kundër qëndrimit të tij. Nisma e Papndreut duhet përshëndetur, pasai kjo vjne ndoshta se edhe ai ka qenë vetë emigrant.

Duke folur për shoqatata e emigrantëve  në Greqi, a keni unitet mes jush?

Them që jo. Ende ka shoqata që kishin nisur një punë të mirë dhe e kanë lënë nëmes. Egzistonte Lidhja e shoqatave me kryetar z. Rudi Mezini, por që tashmë ështët inegzistente.  Ende egziston sëmundja shqiptare e unit, vetëm për të qenë kryetar.

Projektligji I ri që po diskutohet për legalizimin e fëmijëve të emigrantëve çafrë të mete ka ?

Por diskutohet që fëmijët të marrin nështetësinë të paguajnë 1500 euro. Kjo për mua është e papranueshme. Është një shumë e madhe, që ndoshta bëhet për të mbushur dhe arkën bosh të shtetit grek.

Ku ka konsistuar në mënyrë konkrete puna e shoqatës suaj, për ndihmën ndaj emigrantëve?

Kryesisht në atë që të mos kërkohet deomos kontarta e punës që emigrantët punëtorë në bujqësi apo blegtori të ripërëtërijnë Kartën Jeshile. Ky është një kusht që ndikon negativisht dhe jot ë gjithë emigrantët mund ta sigurojnë. Ne kemi bërë një kërkesë në paralmentin grek, që emigrantët ti paguajnë vetë ensimat në OGA (pullat e sigurimeve shoqërore), në mënyrë që të ripërtërijnë Kartat pa qenë e nevojshme që të kenë kontartë pune. Kjo pagesë I interson shume dhevetë shtetit grek.