Halit Bogaj
VRASJA E TIFOZIT FRANCEZ
/Para disa muajve/
Beogradi u trondit
Një tifoz kur u godit
U rrah keq e pa mëshirë
Nga çetnikët mendjenxirë
2
U rrah keq në Serbi
Për Kosovën Pavarësi
Por çfarë faji kish francezi
Shumë çetnikë që i mërdhezi?
3
Por çfarë faji kish i shkreti
N’Beograd që shkoi e mbeti
Se kështu e ka Serbia
Kur udhëheqet nga çmendia
4
Një siklet serbët i kapi
Një telashe ua hapi
Ata shtrenjtë do ta paguajnë
Dhe pasojat do t’i vuajnë
5
Dhe pas rrahjes me lëndime
Vdiq francezi në mundime
Serbët thonë kuku për ne
Çka po ndodhë me këtë atdhe?!
6
Asnjë hap para s’po shkojmë
Si Sizifi përparojmë!
Edhe Francën dikur mike
E shëndrruam në armike
7
Prapë mbi ne po bjen mallëkimi
Shoqëruar nga trishtimi
Bota mbarë nga ne tmerrohet
Dhe gjithkush po na largohet