
Kumtesë e SHBP në Besianë
DREJTËSIA NDËRKOMBËTARE DHE KJO NË KOSOVË ENDE NUK MUND TË QUHET DREJTËSI
Nga Milazim KADRIU
Aktualizimi i procesit politik nga Gjykata kundër Albin Kurtit nuk na lejon që të jemi indiferent dhe të mos shprehim opinionet tona si ish të burgosur politik të një sistemi tashme të perënduar, por që fatkeqësisht po përsëritet si tragjikomedi. Kjo farsë e organizimit të gjyqit ndaj liderit të Lëvizjes Vetëvendosje po tregon më së miri atë se në Kosovë nuk ndiqen kriminelet, në këtë rast vrasësit e Arben Xheladinit dhe Mon Balajt, por ata që me mjete paqësore kanë shprehur qëndrimin e tyre politik ndaj rrjedhave politike në Kosovë, thuhet në një kuntesë të Shoqatës së ish të burgosurve politik në Besianë, nënshkruar nga kryetari Afrim Fusha.
Indiferenca e institucioneve dhe mos përcaktimi për këtë proces është e habitshme të cilat do të duhet që të kërkojnë mbylljen e tij. Ky proces do të ndikoj negativisht në krijimin dhe thellimin e demokracisë për shoqërinë dhe popullin e Kosovës e cila po lëngon shumë.
Fakti se vrasja e dy të rinjëve në protestat e para tre vjetësh të cilat ishin paqësore, por që policia speciale e UNMIK-ut, ajo rumune, i shndërroi protestat e 10 shkurtit 2007 në gjakderdhje dhe mos përballja e vrasëseve me gjyqin, tregon se drejtësia ndërkombëtare dhe kjo në Kosovë ende nuk mund të quhet drejtësi. Kjo drejtësi me dy kute, e cila shpërblen vrasësin dhe e dënon viktimën duhet të ndërpritet.
Urdhër arresti i lëshuar nga gjykata për sjelljen e Albinit me dhunë para gjyqit, dhe e mbrojtësit të Albinit, Ramiz Krasniqi, i cili dha dorëheqje,dhe sjellja dhunshëm me polici para gjyqit nuk mund të justifikohen me asnjë ligj. Andaj ne ish të burgosurit politik nga Llapi kërkojmë që ky gjyq duhet të mbyllet dhe EULEX-i të orientohet në zbulimin dhe dënimin e krimineleve dhe krimit të organizuar, nëse ka ardhur për të vënë sundimin e ligjit në Kosovë.