Gjirokastra të krijon vetvetiu një terheqje të jashtëzakonshme, ky qytet mbart një peshë të madhe, e në kujtesën time mbetet një qytet që të rrëmben. Kështu më duket edhe pas shumë vjetësh. Ndonjëherë krijohen lidhje të fuqishme me vendet, por dy janë qytetet prej të cilëve nuk mund të ndahem Gjirokastara dhe Pogradeci. Kujtesa bën punën e vet dhe në fëmijërinë dhe rininë time mbeten të magjishëm, dhe ende më duket se jam e lidhur në mënyrën më të veçantë me të dy qytetet. Pogradeci i Lasgushit, Mitrushit dhe i nënës time, i ngjason një parajse në tokë. Dikur në fëmijërinë time nëna më merrte për dore dhe me një trishtim që nuk i ndahej prej syve më thoshte se po shkonim në Pogradec, tek njerëzit e saj dhe unë ndjehesha e pushtuar nga dashuria. Ka disa skena që mbeten përgjithmonë në kujtesën e njeriut, si shtëpia e gjyshërve në majën e kodrës në fshatin Udënisht, dhe motra e gjyshes time të cilën e thërrisja nënë, një grua e fortë dhe e bukur, e cila bashkëbisedonte me kafshët e shtëpisë, pasi atje nuk kishte njerëz.Të gjithë ishin në burgje poltike dhe në internim. Madje edhe fëmiijët ishin të internuar. Poezinë “ Lulebora rrjedh në Krstalierë” ia kam dedikuar asaj që e kam quajtur gjyshja ime. Më lejoni të them disa vargje:
“Sikur të rëshqiste gjyshja nga larg
Me kokën si luleborë dimri në prag
Buzëliqeni do ia niste këngës për peshkatarin
E do i rrëfente dhisë
Brirët e njerëzve’
Kodra e shtëpisë të njerëzve të nënës sime ka luajtur një rol të rëndësishëm në formimin tim. Para viteve 90 atje erdhi nuse motra e vogël e Vilson Blloshmit, dhe gëzimi i nënës time dhe gjyshes më pushtuan, e për herë të parë prej saj kam degjuar disa vargje që më mbetën përgjithmonë në kokë.
Saharraja larg është saharraja
Saharaja shkëmb e e rërë e gurë
Që ka shok veç emrin e saja
Dhe ngaqë s’sheh ëndrra s’sheh as drurë
Saharraja sdi të ëndërrojë
Ajo bluan gurrë me mënt e saja
Saharraja ska as këngë të këndojë
Sharaja ska as lotë të qajë
Kam dashur të studioj për letërsi dhe në vitin 1993 fillova studimet në Universitetin “Eqerem Cabej” në Gjirokastër. E zgjodha të qytet, dhe ndjehesha e gëzuar. Atje po atë vit u organizua një takim me intelektualët e jugut, dhe profesori i folklorit, i ndjeri professor Gjokutaj më dha të interpretoja një fragment nga Musine Kokalari, e cila hyri në kujtesën time si shkrimtarja e bukur në një kohë të marrësh. “Njeriu sa të jetë e mundur të shpëtojë si vlerë morale ‘ka shkruar në letrën e saj Musine Kokalari
Shumë vonë kam lexuar veprën e saj të plotë, e jeta e saj dhe shkrimet e saj më tronditin sa herë I afrohem. Vilson Blloshmi dhe Musine Kokalari më trondisin sa herë i afrohem jetës dhe veprës së tyre.
Ju përmendët fëmijërinë dhe kujtimet tuaja.A është e lehtë të flasësh për to me publikun.
Është e vështirë në fakt, por përpiqem ta quaj një bashkëbisedim me veten, dhe në këtë bisedë lexuesin e konsideroj veten. Fëmijëria dhe kujtmet e fëmijërisë së gjithkujt luajnë një rol kyq në formimin e personalitetit të njeriut.në një farë nëyre fëmijëria ime ka qënë “pa kukulla”, jam rritur mes rrëfenjave të gjyshes, dhe Brenda një shtëpie të madhe, e cila herë pas here mbushej shumë plot dhe ndonjëherë mbetej krejt bosh, e vetmuar. Kur takoheshin të afërmit qëndronin deri vonë dhe ia merrnin edhe këngës, kishin një zë të bukur, dhe atë ditë që jam martuar iu kam kërkuar të këndojnë në drekën që u shtrua për martesën time.Vëllezërit e babait dhe vëllezërit e nënës time kanë qënë shumë të lidhur me njëri tjetrin, familjet e prindërve të mi kanë qënë dhe mbeten modeli dhe tempulli i dashurisë të madhe. Jam rritur mes dashursë të tyre. Gjithcka mund të zhbëhet prej kohës, sistemet, profecitë, por dashuria mbetet.
A keni menduar se do të bëheshit shkrimtare?
Im atë rrëfen ende se kur kam qënë shumë e vogël kam qënë një fëmijë që pysja shumë për gjithcka dhe që here pas here më pëlqente të flisja shumë. Motra ime thotë që mban mend përrallat e mia të stisuara aty për aty, ndërsa im vëlla donte të qëndronte vazhdimisht me mua. Kjo ndoshta ngaqë e mbushnim kohën tonë me një fantazi shpërthyese timen, ku edhe shtëpia ku banonim shndrrohej në një pallat shumëngjyrësh. Gjithcka që shkruaja ja lexoja nënës time, ndonjehërë edhe babait, deri në një moshë të caktuar, por më pas nisa të hesht dhe iu këkroja të mos lexonin.Por babai im ka investuar për botimin e librave të mi të parë. Prindërit e mi kanë besuar shuëm tek unë. Kam lexuar shumë dhe kam shkruar por jo gjithëka më është dukur e bukur. Përgjatë kohës kam kuptuar që të shkruarit është një akt çlirues i bukur dhe tronditës njëkohësisht. Ndjej që kam ende shumë për të thënë përmes librave.në vetminë më të thellë dhe më të bukur gjatë të shkruarit të gjithë kufjtë shemben dhe atje shpërthen një botë midis botës që jetojmë dhe asja të jashtzakonshmes. Më pëlqen të jem midis.
Ju tashmë keni disa libra dhe poezitë tuaja janë përkthyer në disa gjuhë dhe njëkohësisht udhëtoni në shumë vende duke marrë pjesë në konferenca ndërkombëtare të shkrimtarëve.
Kjo është një eksperincë e vecantë. Më ndodh të takohem me shkrimtarët dhe poetët e sotëm të botës të sotme letrare. Dikur gjithcka më dukej e largët, sidomos në diktaurë e pamundur.Por liria është vlera më e madhe për njeriun dhe në liri njeriu mund të bëjë realitet cdo ëndërr të vetën cdo dëshirë mund ta prekë nga afër. Në këto aktvitete më duket skur vazhdimisht kam përcjellë përvec ideve dhe poezive të mia edhe një pjesë të madhe të peshës të fatit të gjithë atryre shkrimtarëve dhe poetëve shqiptarë të cilët dashurinë për letërsinë dhe artin që kanë krijuar e kanë paguar me jetën e vet. Më është dukur dhe më duket vazhdimisht sikur kam jetuar ëndrrën e ndaluar të shkrimtarëve që jetuan dhe shkruan në kohën e basurdit, të burgut ideologjik dhe fatal të mbushur me mungësë lirie dhe ndëshkime fatale.
Ju punoni si mësuese e gjuhës angleze në Shkollën e mesme “Qemal Stafa”
Po, është një profesion që e dua shumë. Të punosh në shkollë kupton që je vazhdimisht përballë një brezi që rritet, dhe që nesër do të jetë e ardhmja e vendit dhe e shoqërisë. Puna e mësuesit është misionare, është një profesion I rallë në shërbim të shoqërisë, pasi në atë cka shoqëria e së nesërmes do të jetë një rol të vecantë zenë mësuesit, përvec familjes. Unë kam zgjedhur të punoj në arsim. Më pëlqen puna që bëj dhe ndjehehm shumë afër familjes dhe vajzës time e cila vitin tjetër do të jetë gjimnaziste.Gjimnazi Qemal Stafa, është një shkollë me vlera dhe histori të madhe, atje kanë punuar dhe studjuar njerëz shumë të rëndësishëm të vendit dhe kur kapërcej pragun e shkollës gjithmonë ndjej një respekt të thellë dhe në vetëdijen time një ndjenjë krenarie dhe dashurie shkrhen vevtveishëm. Është një shkollë modeli i së cilës më bën ti referohem modeleve shumë të mira, dhe si mësuese dhe si nënë ndjehem me fat që punoj ayje dhe që ime bijë do të jetë shumë shpejt nëxënëse e kësaj shkolle.
A ken ndonjë libër në duar?
Po, Një roman, I cili shpresoj të mbetet me titullin fllestar “ Hanna K”. Një libër që e kam shkruar për disa vite, dhe atni që e kam përfunduar dhe që është në process botimi ndjehem mjaft e lehtësuar. Por ajo që skam bërë ende është përfundimi I një libri që nis dhe përfundon me njerzit e mi më të dashur, një dedikim ndaj familjes dhe prindërve të mi. kam shkruar shumë pak vargje për nënë dhe për babain tim, kam shkruar një poezi për të cilën më ka frymëzuar vajza ime Nensi kur ishte shumë e vogël, dhe vizatonte në rërën e plazhit kukulla, dhe më ka kthyer në kujtesën e një fëmjërie fantastike, kam shkruar dicka për gjyshen, atë cka ju përmenda më lart, kam shkruar “ Trëndafilin e tetorit”, e cila ka një lidhje të drejtëpërdrejtë me njeriun e jetës time në një moment shumë të trishtuar, por ende asgjë për kohën e fëmijërisë time dhe njerëzit e mi të cilët ndikuan në formimin tim. Ndjej që kam shumë për të thënë.