GJYSHI E PASARDHËSIT
I
Gjyshi ka shumë nipa
Ka edhe një mbesë
I donë të gjithë me shpirt
Dhe i mban kujdes.
II
Nipi i parë BURIMI
Erdh si rreze drite
Nga ajo ditë gjyshi
Me u merzitë nuk ditke.
III
Kaluan dy vite
me gëzim e shendet
Burimit një vëlla i bukur
I erdhi në jetë.
IV
Gjyshi pa hamendje
E pagzojë BLERIM
Jeta e gjyshit e gjyshes
U mbush perplotë gëzim.
V
N`gëzime ikun ditët
N`gëzime ik dhe moti
Si dhuratë nga qielli
Gjyshit i vjen MILOTI.
VI
Rriteshin tre nipat
Kufi s`kishte gëzimi
Per ta gëzua gjyshin
N`këtë botë vjen BETIMI.
VII
Gumzhinte shtëpia
Sikur zgjua bletesh
Rriteshin kater nipat
Per gjyshin kulmi i jetës.
VIII
Dhe një ditë dhjetori
Vjen si Engjellushë
TRINGA mbesa e gjyshit
Me buzqeshje n`buzë.
IX
Gjyshi BARDH i gëzuar
Bëhet shpesh fëmijë
Me t`vetmin qellim
Ti kënaq pasardhësit e ti.
Selim M. Hasanaj
Sarpsborg: 22.02.2010