Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Luan Çipi: Atdheu

| E marte, 23.02.2010, 10:03 PM |


ATDHEU*

Nga Luan Çipi

Të parët tanë: Pellazgë, Ilirë dhe Trakë
Bujq, blegtorë e kordhëtarë.
Është derdhur shumë mund, djersë dhe gjak,
Për ta ne ndihemi krenarë.

Buzë detërash kaltërosh: Jon e Adriatik
Pyje, lëndina dhe fusha pjellore;
Male të thepisur, ngritur lart, si thikë;
Ujëra të freskët, si nga shkrirje bore.

Ndënë tokë e begatë me naftë e metale;
Fushat, buzë detit, që prodhojnë dy herë;
Kopetë me të imtat blegërijnë në male;
Klima mesdhetare, ku dimri është verë.

U sulën lakmitarë grekë e romakë.
Barbarët goditën me hunj dhe me baltë.
Sllavë dhe turq t’u futën në prag.
Po ti  rezistove me gjuhë dhe me shpatë.

Me dhunë të copëtuan, të ndanë pesë pjesë.
Po dot nuk ta shkulën nga shtiza flamurë.
Ti je e pa mposhtur, trime, besa –besë,
Shpresa për bashkimin nuk t’u shua kurrë.

Djemtë atdhetarë, shumë larg shtegtuar,
Malli për Atdheun përherë po i thërret
Dije dhe kulturë duke grumbulluar
Presin qe të kthehen në vatrën e vetë.

Derisa në qiell të ndriçojnë yjet,
Dielli në zenit shndritshëm të shkëlqejë,
Shqipëri e shtrenjtë, do të rrosh për jetë
Ti, Atdhe i dashur, je sa mijëra diej.

*Shkruar sipas porosisë së mbesës sime të dashur, Anxhela Gore