Ekrem Ajruli -Tetovë
Tundet
tundet shkundet- çarshia
dridhet bit-pazari
kundërmon gjysmëqyteti
me parfum gomari
në degë të rrapit agjëronja
grin e bën shamatë
bubuzheli i hakërryer
del nga bajgë e thatë
brontozauri nën hije t’rrapit
ka rënë në ekstazë
mizat cece rreth e qark
i këndojnë me emfazë
sytë gapërruar në lemeri
ngre e lëshon panxhën
angërdufi me butafori
donë të mbrojë ballanxhën
nis hakërryet ulërinë
bota i ka faj
bullubreshkës futëzezë
nuk i ndalet vaj - qan fatin e saj
nis e qanë kohën e ndritur
furuvejka në degë qarri
tërë bizgën që nxjerrë jashtë
donë ta ketë bashllëk tek varri