Xhuveli
Tregim
Nga Përparim Hysi
Xhuveli ka qenë qëni ynë,që prindërit e mi,kur u
shpërngulën nga Skrapari për në Myzeqe,e morën me vete.Sa ç'mbaj mënd
unë,them se nga të gjitha gjërat që prunë prindërit e mi,kur erdhën
në Myzeqe,"plaçka" më e mirë dhe më e çmuar,padyshim ka qenë
Xhuveli.Ky qe një qën -ujk që nuk linte të afrohej në shtëpinë tonë
asnjë i huaj.Kushdo të ishte:edhe sikur të kishte pushkë në krah.As që
pyeste:mënd e hante zinxhirin me dhëmb,sapo ndjente që në drejtim të
shtëpisë sonë,afrohej dilkush.Siç thoshte im atë- ndjesë pastë-qe i
"shartuar" me ujk atje,në stan,dhe kish dalë një hibrid aq i bukur dhe
aq i guximshëm,sa kishe zili që ta shikoje.I lartë sa një ujk,i murrëm
dhe me një goxha ballomë të bardhë në afërsi të qafës;i shëndosh si i
ngjeshur me kopan,ai sa të shtinte frikën tek ckërrmitej nën zinxhirin
e trashë,aq dhe të dukej i bukur kur,bindur nga i zoti,qetohej.Lije
Xhuvelin tek tufa e dhënëve në stan dhe nuk kish ujk që afrohej.Ndaj
dhe babai e mori me vete.Xhuveli në atë fshatin tonë të ri,në
Myzeqe,qe,pothuaj,çudia më e madhe për të gjithë ata që vizitonin
shtëpinë tonë. I hidhnin sytë nga larg(nnë shoqërinë e tim eti apo dhe
të xhaxhait tim),dhe s'rrinin pa bërë:-Ua!Krahasuar me ata qentë e
vegjël të tyre.Xhuveli ynë qe si një gjeneral me spaleta të ndritshme
përballë ca rekrutëve zhele-mel.kur thonë këtë llafin e fundit në
Shkodër,de!
* * *
Po pse po zgjatem kaq shumë me Xhuvelin?Mos vallë,si i moshuar
që bluaj në mokrrat e kujtesës kujtimet e së kaluarës,dhe jam bërë
nostalgjik?Edhe për këtë,por ca më shumë për një ngjarje gati
gjashtëdhjetë vjeçare që ka të bëj me Xhuvelin.Dhe ja se si...
Brahimi,bashkëfshatari ynë në Petovë të Fierit ku ishim vendosur,si
komshi me ne,po vinte drejt shtëpisë sonë .Ajo qe në një gropë,në
këmbë të një kodre dhe,siç ndodhte ato kohë në fshat,oborri qe i
rrethuar me një gardh.Brahimi po afrohej drejt gardhit,po ,kish
harruar që lidhur,diku,andej,nga fundi i kasolles qe lidhur Xhuveli.Sa
ndjeu që dikush po afrohej afër shtëpisë,ai ia dha një të lehuri të
egër,sikur do t'i thoshte atij që afrohej:ndalo,se këtu ka zot
hauri.Njësoj si ai ushtari me shërbim që bërtet:-Ndal,kush
kalon?Brahimi kish ardhur dhe herë të tjera në shtëpinë tonë,po,për
fatin e tij të mirë,dikush nga të shtëpisë kish qenë në oborr dhe e
kish futur pa telashe brënda.Këtë radhë puna paskej qenë pak me
spec:askush s'u ndodh në oborr dhe Brahimi,duke e ditur mirë se
Xhuveli ishte i lidhur,sa vjen e afrohej.Xhuveli atëherë nuk e donte
më veten:është lëshuar me aq furi mbi zinxhirin që kish në qafë dhe me
aq tërsëllimë sa ndjeu që zinxhiri të këputej dhe "fiu",punë
sekondash,mbi gardh dhe e vuri"ukjun" Brahim poshtë.GJyshja ime e
mirë(se vetëm ajo u ndodh në shtëpi),sado e
moshuar,bërtiti:-Xhuvel!Dhe Xhuveli si ai fëmija që ka bërë një faj,e
lëshon prenë e vet dhe drejt e tek gjyshja.Kjo i bie njëherë me atë
bastunin që mbante në dorë dhe priti fatkeqin Brahim të afrohej.-Kam
shpëtu fill,se ka ken me m'mbyt krejt,oj fisnike!-ka thënë
Brahimi.Gjyshja sikur u ndje fajtore për këtë që i ndodhi mikut.I bëri
zë njërave prej nuseve të shtëpisë që ta lidhnin mirë e mirë
Xhuvelin,dhe i ra përpara për në odën e pritjes,mysafirit Brahim.Kur
pa që u ul përballë saj tek oxhamu,gjyshja vuri re nga dora e mikut
pikonte gjak.0u,- bëri gjyshja,dhe,pa e zgjatur,shkoi tek sepetja në
fund të odës,mori një faqore raki,nga ato për ilaç(ardhur nga
Skrapari),ia përveshi dorën Brahimit dhe ashtu,pa e kursyer,i derdhi
një dopio të mirë mbi të!Ou,-tani qe radha e Brahimit që bërtiti.Ca se
i dogji,por ca më tepër,gjetkë e kish mëndjen.-Çyre-çyre,- bëri,-
tani ma mirë me m'cof aj Xhuveli,oj nanë,se kët "lang djallit" që ma
hudhe.Çetash sa kam ardh nga xhamia,e më ke prish fare.Brahimi qe
kosovar dhe rakinë e quante"langu i djallit".Gjyshja ime qe vet
besimtare bektashie,bilez qe myhype dhe i thotë:-Braçe,Zoti të falë
kur e shkel porosinë e tij,për të ruajtur shëndetin.Të kafshoi qeni
dhe plaga maiset dhe kushedi seç të ndodhë.E,Braçja,sa e mori
veten,filloi dhe të tregoj këtë histori që unë po e sjell në vijë të
drejtë ashtu siç e dëgjova nga goja e tij.
* * *
Dha ballë dhe babai dhe kur dëgjoi seç"dasëm" bëri Xhuveli,i kërkoi
ndjesë mysafirit,kurse ky,pa u mërzitur aspak nga ajo që i ndodhi sa
me Xhuvelin aq dhe me gjyshen filloi:
More,jaran,-i tha babait,- por ç'faj ka Xhuveli?Xhuveli- a
e nigjon nji ket jaranin tat këtu-i,asht si ai ushtari që po e ruan
kufinin.Dhe,qebesa,po mirë boll po e ruan.Se ku ka leh aj,unë m'u
duhej me ndalue.Unë qebesa e vazhdova çapin dhe ai hop e m'ka
këcye,mor Hazis(emri i tim eti),se boll ngusht e kam ndi vedin.Unë s'e
mbaja dot të qeshurit me këtë rrëfim të mikut të shtëpisë dhe,duke
arsyetuar si fëmijë.më bëhej zëmra mal për guximin e Xhuvelit.Po sojli
qën aj,mor jaran,sa ka ndie zanin e nanës,Xhuvel!fill e më ka
lshue,sikur kish ba faj.Më kafshoi në njanën dorë,po ani,burrë i
fortë,qeni për të kafshue asht.Qebesa.Tash po ua rrëfej nji histori
dhe ju,mbasi ta digjoni,do më thoni:a asht i rand kafshimi i qënit
apo kafshimi i njeriut.Që kafshonte qëni,unë e dija,po që të kafshonte
njeriu nuk e besoja,por thashë,se Braçja e ka humbur nga dhimbja.Se
dhëmbi i Xhuvelit qe si dhëmb ujku dhe,megjithëse gjyshja ime e
mirë,ia malaksi me raki ballë kazani,nuk ishte e lehtë që mos të
dhimbte.Por nuk qe kështu.
* * *
Ka qenë ditë e xhuma( e premte),dhe besimtarët kanë ra në
xhami,me u fal.U paska thanë imami:në jetë duhet me ba veç të
mira;duhet me ndihmue njani-tjetrin dhe duhet me pas kujdes edhe për
kafshë e shpezë se gjallesa janë.Kur kanë dalë fill prej xhamiet,kur
njani besimtar po e shef në një gropë me baltë një qen të dobët me ta
pru të keqen,sa me e pa me sy.Ou,- po thotë besimtari,-gjynah për
këtë qen;qebesa gja me frymë a dhe po e marr me vedi,me e shpëtue.E ka
marr:e ka la,e ka ushqye kadalë-kadalë e qeni,sa vjen e po e merr
veten për bukuri tëZotit.Hajt-hajt dhe s'po i ndahet ma të zotit.Kish
kaluar një vjet dhe kur po e shihje atë qen,vallah,more jaran,si
sheleg që nuk i asht nda të ambli(qumështi).Dhe i zoti po sjellet
gjithandej me të dhe,kur rrinte atje në sofat të shtëpisë,nji
mbramje,si gjithmonë,asht tuj loz e po lazdrohet me të;po ia fut dorën
mbarë në gojë e kur,pas ca dekikash(minutash),tak dhe qeni ka harrue:e
ka kkafshue bash në dorë të zotin.Ky idhnohet dhe ka kcye në kambë me
i ra qenit me shkop apo ku di unë dhe tuj bërtit:-More i pabesë!Po unë
të shpëtova.Pa shiko si të kam ba,si sheleg,dhe ti vjen e më
kafshon!!!Dhe qeni,po ia pret kadal-kadal:-More,zoti jem,unë jam qen
dhe veç me kafshue di.Po ti mos u ruej prej meje,se qen jam,po ruhu
prej robit,se bash kur po të kafshon robi,nuk ka xherah e doktor me të
shërue.Babai,xhaxhai,gjyshaja,kur ndjeu këtë rrëfim,ia dhanë të
qeshurit.Për të qeshur,qesha dhe unë,por kot.Se ku i vija vesh dot unë
se ku donte të dilte xha Braçja.Por Braçja nuk kish mbaruar.
Ka ndodhur ndër na( e ,maza ma keq.edhe ndër ju) që kanë
kenë dy komshi.E njani,valla,ma i keq se ai qeni.E ka kafshue komshiun
e vet dhe e ka kallëzue tek shkjau.Ka ardhur zaptieja e tyne dhe ia
ka vnue hekurat dhe ku-ku për të.Apo kurrë për mënd nuk po i shkonte
se e zeza i kish ardhur prej komshiut.E qebesa i ka pa keq lëkura,kur
njani nga ata që po e torturonte ia ka përmënd nji fakt që vetë aj dhe
komshie e dijte.Atëherë ky burrë,atje në kamzhikë,për herë parë ka
thirrë:ou!Ou ,jo se pi i dhimbte kurrizi,por po i dhimbte prerja në
besë.Vetëm atëherë thërriti,hej!Asht i keq kafshimi i njeriut.Dhëmb më
shumë se kafshimi i qenti;po dhe se kafshimi i gjarpërit.Tani në odë
sikur kish rënë qetësi dhe secili prej nesh që dëgjuam tregimin e
Braçes,sikur kërkonim atë komshinë faqezi që,po ta gjenim,t'i
thoshim:-Je më i keq se një qen.Edhe se një gjarpër.se ke dy
fytyra.Dhe të ruajtë zoti nga njeriu me dy fytyra.
* * *
As që do ta sillja këtë tregim,po të mos kisha hasur në dy ngjarje që
kanë lidhje me Shqipërinë.Duke lexuar kujtimet e Mandelës SHqiptar,të
ndjerit,Pjetër Arbërori,hasa në një të ngjashmit të atij "komshiut të
lig" që tregonte Braçja.Ishte një nga ata besëprerët që me shpifjet e
tij e e kish kafshuar edhe më keq se Xhuveli im që kafshoi
Braçen,Mandelën.E keqja është se ky"skuth" jo vetëm ka zënë
Amerikën,po zë e logorit për "bëma" patriotike të mëdha.Apo dhe një
fakt tjetër.Në Lezhë paska jetuar një mësues,mik i madh i i
librit,po,për fatin e tij të keq,me cen në biografi.Këtij fatkeqi ia
bëri"dasmën"një miku i tij(erdhi,tregon fatkeqi,më kërkoi një libër
dhe,mandje,më doli dëshmitar në gjyq).dhe,sado fatkeqi e cilëson me
emër,kambanat bien në vesh të shurdhët:"dëshmitari" ka vën pupla dhe
bën vizita kortezie në Europëe Amerikë si "mbrojtës" i të
persekutuarëve.Tek u njoha me këto fakte që bëjnë mui,tak dhe m'u
kjutua Xhuveli im që kafshoi Braçen e shkretë.Ku Xhuveli dhe ku
këta"lapardharët" që,ende,sado kanë kafshuar nuk kanë marrë atë që
meritonin:të paktën përbuzjen!
Dhe tek e mbyll këtë rrëfim timin,them:-Miku im,xha Brahim,që nuk
jeton më:Kafshimi i njeriut është më i hidhuri në botë!Ka njerëz që
janë edhe më "kashues" se qeni,por edhe se gjarpëri.