LOJA KA NDIKIM POZITV EDHE NË ZHVILLIMIN INTELEKTUAL TË FËMIJËS
Nga Ramiz DËRMAKU
Loja ka ndikim pozitiv edhe në zhvillimin intelektual të fëmijës. Përmes lojës fëmijët mësojnë shumë gjëra të reja dhe të dobishme por edhe jeta bëhët më e këndshme ( në anën tjetër mosëmarëveshjet më të rralla) për shumicën e fëmijëve tanë. Në anën tjetër mosmarëveshjet e prindërve, tek fëmijët shkaktojnë ç’rregullime të shumëta, të cilat përcillen me pasoja të ndryshme në jetën e fëmiut. Kërkohet nga të gjithë prindërit tanë që problemet me fëmijë t’i zgjedhin në mënyrë demokratike, dhe të jenë sa më tolerant gjatë zgjidhjes së problemeve me fëmijë, sepse ata janë shumë të ndieshëm. Prindërit të cilët gjatë komunikimit me fëmijë ( sidomos në raste kur fëmiu gabon diçka..,) nuk duhet të ngrisin zërin duke menduar se kështu fëmiu do të frikësohet.., ata gabojnë rëndë.
Loja është një komponent thelbësor për zhvillimin dhe edukimin normal të çdo fëmiu, këtë duhet ta dijnë të gjithë prindërit. Shumë psikologë, pedagog dhe studius te shumtë në eksperimentet e bëra me fëmijë të moshave të ndryshme kanë vlerësuar se përmes lojës fëmijët aftësohen më shumë. Loja është një punë e fëmijës, është mjeti me an të të cilit ai rritet e zhvillohet. Loja aktive e fëmiut shihet si një shenjë e shëndetit mendor ndersa mungesa e lojës është një e metë e madhe. Studius të shumtë që janë marrë me studimin lojës së fëmijës kanë konstatuar se; loja e fëmijës ka një vlerë të madhe për zhvilimin fizikë, mendor dhe intelektual. Shikuar nga ky aspekt nga prindërit kërkohet që mos t’i pengojnë fëmijët në lojën e tyre. Përmes lojës fëmijët i realizojnë ( plotësojnë) dëshirat e tyre. Përmbushja e dëshirave të fëmijëve nga prindërit ( nëna, babai ,etj ), edukatori-ja, mësuesi, pedagogu etj, siguron mundësi të strukturuara me kujdes për zotërimin e aftësive fizike. Prandaj, prindërit ( sidomos ata që jetojnë në diasporë ) duhet kushtuar rëndësi më të madhe realizimit të lojës së fëmijëve, sepse realizimi i dëshirave të lojës së fëmijëve ndikon drejtëpërsëdrejti në zhvillimin e fëmiut. Në mungesë të shkollës së rregullt shqipe në mërgim ( e çka është më tragjike se ne shumë republika, shtete nuk funksionon as shkolla plotësuese shqipe) kërkohet nga prindërit që fëmijëve tu lejojnë që ata sam ë shpeshë – e më gjatë të lozin të lirë, të bashkëpunojnë e komunikojnë të lirë pa frikë me prindërit. Është e qartë se prindërit të cilë fëmijëve të tyre u flasin për ndjenjat, idetë, moralin, kulturën, të mirën e të keqen, i pyesin fëmijët hapur për gjendjen emocionale për problemet me të cilat ata ndeshen, etj etj.., arrijnë që fëmijët e tyre të jenë më të aftë , më të përgatitur, më të pjekur më komunikues me njerëz të ndryshëm. Të gjithë duhet ta dijmë se fëmijët ( sidomos vajzat ) janë më të lira me biseduar me nënën, dhe me i shpreh mendimet, dëshirat, kërkesat, dhe problemet me të cilat ato ndeshen në shkollë, rrugë, në shoqëri, jetë…, etj etj. Detyrë kryesore e prindërve që jetojnë në mërgim, është që gjatë bisedave me fëmijë, të flasin me një tonë sam ë të vogël me një zë melankolik kur bisedojnë me fëmijët e tyre. Sepse kështu më lehtë dhe më shpejtë do ti zgjidhin ; problemet apo kërkesat e tyre. Përmes lojës fëmijët mësojnë shumë gjëra të reja dhe të dobishme prandaj edhe jeta bëhët më e këndshme për fëmijët tanë. Në anën tjetër ; mosëmrëveshjet, akuzat..,etj, në mes prindërve dhe familjes tek fëmijët shkaktojnë ç’rregullime, trauma, të cilat ne shumë raste përcillen gjatë tërë jetës tek fëmijët.Prindërit të cilët gjatë komunikimit me fëmijë ( e sidomos në raste kur fëmiu gabon diçka.., )ngrisin zërin duke menduar se fëmiu do të frikësohet , gabojnë shumë rëndë. Gabimet e fëmijëve duhet zgjidhur ngadalë me fjalë të buta dhe duke i spjeguar atij për pasojat-dëmin që ka bërë ai. Kjo do të ndikojë që fëmiu kurrë mos ta përsëritë gabimin e parë, sepse ai e ka kupëtuar qartë se P.Shembull; thyerja e gotës së ujit është një dëmë i vockël i shkaktuar i familjes. Disa prindë ushtrojnë dhunë të shfrenuar ndaj fëmijëve, ose në prezencën e fëmijëve, ofendon bashkëshorten, rrahë burri gruan…, etj , veprimet e tilla ndikojnë që fëmijët e tillë të humbin dashuinë dhe respektin ndaj njërit nga prindërit. Dhe ata fëmijë krijojnë bindjen.., se nuk duhet pytur asgjë prindërit e tyre. Nëse fëmiu ynë kërkon që me shokët e klasës të shkon në kino, apo në pushim, ndersa kushtet materiale nuk lejojnë një gjë të tillë, duhet bërë orvatje maksimale që me fjalë të buta dhe me argumente ta bindim fëmiun që ne dëshirojmë ta qojmë fëmiun në pushim por nuk kemi mundësi materiale, pra financiarishtë qëndrojmë dobët. Duhet kohë e gjatë për ta bindur fëmiun, por jo me ushtruar dhunë, forcë, bërë presion etj etj. Respektimi i normave demokratike- plurale nga prindërit tek fëmijët krijon fëmijë të edukuar, kulturuar .., e kur këta faktorë kordinohen në mes vete, ne krijojmë një shoqëri demokratike plurale dhe përparimtare.
Punuar me 20.02.2010
Weingarten-Gjermani