O SA MIRË ME KENË SHQIPTAR(Temë e caktuar nga mësuesja e Anxhelës)*
Nga Luan Çipi
Që jetojmë në Shqipëri
E flasim shqip, jemi krenarë,
Brohorasim në liri:
O, sa mirë, me kenë shqiptar!
Shqiptarët rrojnë në “tokën amë”,
Me shqiptarë - mbushur Kosova,
Autoktonë janë në çdo anë:
Nga Preveza, Ulqini, Tetova.
Larg e lart, flamuri ynë
Valëvitet, fletë copë,
Emigrantët venë e vijnë
Në Amerikë e në Evropë.
Punojnë e marin dijë,
Të përhapur në mbarë botën,
Po një ditë do të vijë
Gëzushëm ta çikim godën.
Të kthehen kanë shumë dëshirë,
Si të parët atdhetarë,
Ti do të bëhesh më e mirë,
O, sa mirë, me kenë shqiptarë!
Anxhela*- mbesa ime