Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Selim Hasanaj: Ëndërr malli nga mërgimi

| E diele, 21.02.2010, 09:57 PM |


ËNDËRR  MALLI NGA MERGIMI
 
             I
T`kisha krah sikur Shqiponja
T`fluturojë permbi lartësi
Ditë , per ditë unë do dëshroja
T`vi te Ti oj DARDANI.
            II
T`vi ti shof fushat blerueme
Bjeshkët e shkrepat anë per anë
Dhe NENGURREN e lumnueme 
Ku më lindi e imja NANË.
          III
Lartë nga qielli unë do lëshohesha
Mbi OSHLAKUN plotë kullosa
N`per SHYMEK teposhtë do shkoja
N`prrue të DRAGËS do pushoja.
         IV
Nga aty kujtime t`mira
 T`fëminisë e të rinisë
Do ringjallen do rikthehen
Dhe do i rrinë karshi PLEQËRISË
          V
Ulë mbi shkëmbin e CUKICES
Pak do nalem të shiqojë
Fushat TUA deri N`LYTECE
Pastaj rrugën do vazhdojë.
         VI
Kur të dal në POLLAQER
Kokën anash do e këthej
CUCULANIT do ja lëshojë
Një shiqim sikur c`do herë.
         VII
Me lotë në sy e me mallëngjim
Vazhdojë rrugën shkojë te KRONI
Ta freskoj pak shpirtin tim
Me ujë lëngbore që e fali ZOTI.
         VIII
N`BREG TË KRONIT unë do ndalem
Ta shoqojë NENGURREN time
Dhe vazhdojë drejtë SHTËPISË GURIT
Ku u rrita me thërrime.
        IX
Mirpo shof se një molisje
Ka kaplue trupin tim
SHTËPIA E GURIT  më nuk shifet
As OXHAKU nuk qetë tym.
         X
Në germadhat e asaj shtëpie 
Që dikur ish vatra ime
Janë rritë LISA gjithkah hije
Pamje e zymtë e plotë trishtime.
        XI
Permbi lisa rritë n`germadhë
Të shtëpisë sìme e të pragut
Me shiqimin drejtë kah DIELLI
Kryelartë ishte OXHAKU.
       XII
Dhe pasi të shfryhem mirë
N`kokerr t`shpines mbi një gur
Sytë kerkojnë pjergllen e rrushit
Që n`strehë t`shtëpisë ishte dikur.
        XIII
Ngadal dal me lotë në sy
Eci tutje drejtë kah BLINI
ku të paret neper shekuj
Pushojnë eshtrat me ftyrë kah DIELLI.
       XIV
Hapi porten e varrezave 
Dera e ndryshkur se c`kercet
Mblue me bar e me honrak
Varrin e babës si me e gjetë?
       XV
Ec ngadal e me kujdes
Tue kerkue Varrin e TI
U themë t`vdekurve PAQI NDJESË
Por kamë frikë se shkel n`gjarpinjë.
       XVI
Më në fund varrin e gjeta
Largojë barin rritë si mal
Një qiri te koka i ndeza
Foton BABËS i puthë në BALL.
      XVII
Dhe kur deshta dic ti flasë
Një cingrrimë dikah ndegjojë
Ndjejë jastakun qull me lot
Zilja e ores nga gjumi m`zgjojë.
 
Selim M. Hasanaj
Sarpsborg: 21.02.2010