Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Halit Bogaj: Paralajmërimi i vizitës së zonjës Klinton në Kosovë

| E diele, 21.02.2010, 10:58 PM |


PARALAJMËRIMI I VIZITËS SË ZONJËS KLINTON NË KOSOVË

Nga Halit Bogaj

Si duket Tadiqi dhe Jeremiqi kësaj here nuk do të guxojnë të çojnë pluhur, ashtu siç vepruan me ardhjen e Mesiqit në Kosovë.Por mund të pritet ndonjë deklaratë e rastit nga Jeremiqi i cili , ashtu siç hidhërohet shpesh, mund t’i thotë Zonjës Klinton’’Se Serbia do t’i ngrijë të gjitha marrëdhëniet bileterale me SHBA-të’’, por kjo që them mund të ndodhë vetëm në ëndërr ngase serbët e dinë fare mirë se deri ku mund të shkojnë, siç ishte rasti këto ditë edhe me të mjerin Daçiç i cili nga zori , gjatë qëndrimit disaditësh në Uashington, thoshte ‘’Se Serbia aleatin më të afërm strategjik i ka SHBA-të!’’, duke harruar se deri dje e kishte Rusinë!!!Pra, reagimet e Serbisë ndaj Maqedonisë, Malit të Zi dhe Kroacisë, vallë a do të priten edhe ndaj SHBA-ve me rastin e vizitës së Hilari Klintonit në Kosovë.A thue do të përjarget Jeremiqi nga kjo vizitë, të cilën do ta konsiderojë’’Si përzierje në punët e brendshme të Serbisë së brendshme’’ngase Kosovën e kanë pranuar 65 shtete të fuqishme botërore. Dhe vërtet duhet menduar se çka do të bëjë i shkreti Jeremiq atë ditë kur do të vijë Hilari ‘’Në tokën e shenjtë serbe dhe në zemrën e saj’’?!.Nga sikelti mund të dehet dhe ta fusë kokën në kazanin e shlivovicës /prodhim vendor/, në mënyrë që të mos mendojë më gjatë lidhur me atë se çka do t’i ndodhë atë ditë.Shikuar disa komente përkitazi me këtë temë, e vërejmë se një serb real ka të drejtë kur thotë’’Se ardhja e saj është e dobishme edhepse shkon vetëm në  Kosovë ‘’ ngase ajo do të ketë ndikim për tërë rajonin akoma të trazuar nga mosbindja serbe për të mos e pranuar realitetin e krijuar në vitet e fundit. .Ardhja e Hiliari Klintonit në Kosovë do të jetë një sinjal shtesë për Serbinë që të bindet sa më parë për të hequr dorë nga një e shkuar e hidhur dhe e trishtuar për të cilën ishte pikërisht vetë fajtore për të gjitha ato frustrime dhe luftra të ndodhura në këto hapësira. Serbinë dhe popullin e saj  nacionalist e solli në këtë nivel udhëheqësia e saj radikale e prirë nga një diktator dhe nga një Akademi morbide shkencore e cila në të kaluarën /jo fort të largët /kishte bërë plane absurde për shfarosjen dhe dëbimin e popujve të tjerë jo sllavë, e sidomos të shqiptarëve ndaj të cilëve kishte bër mëkate të përhershme, duke i burgosur , vrarë dhe shpërngulur nëpër vende të ndryshme të botës., por më së tepërmi në Turqi.

Se çfarë zori i madh i kishte kapur serbët, shihet nga komentet e tyre të çorodirura të cilët jetojnë akoma në besim të thellë në të shkuarën e tyre pa asnjë perpesktivë.Disa , të ngarkuar me nacionalizëm shekullor shkojnë aq larg sa ta urrejnë edhe Evropën dhe ta mallëkojnë edhe Kristofor Kolombon që e kishte zbuluar Kontinentin e ri nga i cili u erdhën bombardimet.Të tillë dhe me mendje të njejtë është një pjesë e madhe e popullatës së ngarkuar me ide çetnike dhe shfarosëse ndaj shqiptarëve dhe të gjithë atyre që nuk mendojnë si serbët e mjerë që kanë mbetur si dele të zeza mes civilizimit të vërtetë evropian në të cilin  duhet që dikush t’i fusë me zor, ashtu siç po veprohet kohët e fundit, kur iu hoqën vizat akoma pa i dorëzuar disa kriminelë të çmendur që i krijuan kampet e Srebrenicës dhe Zhepës, në të cilat qëndrojnë dhjetra mijra  të vrarë!!!

Me rastin e vizitës së Zonjës Klinton , Kosova do të ketë festë të madhe në të cilën do të gëzohet çdo shqiptar ngase ajo, përveç si sekretare shtetërore është edhe bashkëshortja e shpëtimtarit tonë të madh i cili na nxori nga Ferri dhe na solli në Parajsë të vërtetë, pa marrë parasysh se sa vështirë e kemi me brengat tona të shumta që na preokupojnë vazhdimisht dhe hap pas hapi.Ajo është bashkëshortja e atij që na bëri të lirë dhe të pavarur për të mos rënë kurrë më në kthetrat barbare të gjakatarëve tanë shekullorë që gati na shfarosën përfundimisht po të mos ishte njeriu më i madh i shekullit të kaluar i cili i bombardoi mu në zemrën e  tyre dhe për t’u treguar se e keqja duhej ndaluar gjithsesi, duke u dhënë shembull edhe diktatorëve të tjerë botërorë se ekziston edhe një ligj tjetër njerëzor, ai i forcës, për të gjithë ata që e shkelin të drejtën e popujve të pambrojtur. Pra paska edhe të tillë’’që do të përzihen në punët e brendshme’’të dikujt tjetër kur ai dikushi përpiqet ‘’Të bëhet më katolik se Papa’’.

Zonja Klinton do të vijë tek ne edhe nga shkaku se duhet vënë pika mbi’’Veriun e Kosovës’’i cili gjithsesi duhet të integrohet në sistemin shtetëror, kushtetues dhe juridik të vendit tonë, ngase SHBA-të nuk kanë kohë që t ‘i presin shumë gjatë teket skandaloze serbe të cilat se shpejti do të mbesin relikte të së kaluarës.Pas asaj vizite ndoshta edhe Kurtit do t’i mbushet mendja se SHBA-të e kanë mbajtur fjalën’’Se nuk ka ndarje të Kosovës’’, i cili, me ‘’Vetvendosjen ‘’’e tij më në fund do të rahatohet dhe të flejë i qetë.

Por edhe me këtë rast mbase Jeremiqi do të thotë’’Jemi pajtuar me SHBA-të se nuk pajtohemi rreth Kosovës, po marrëdhëniet tona do të jenë shumë të mira’’. Shikoni pra se çka mund të thotë i shkreti për ata që e kanë bombarduar dhe ia kanë marrë Kosovën!!!Natyrisht ngase Amerika nuk është Mal i zi  që mund t’i vërsulen si orlat në qafë..