Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Dy poezi nga Ekrem Ajruli

| E diele, 21.02.2010, 10:44 PM |


Ekrem Ajruli

Mëkat
 
të ofendoj qenin
me veset e lanokut lerash
buzik i trotuareve
u rrit dhe plaket lamash
 
Kurrë s’do t’i fyej me të
Gjallesat që i fali Zoti
Bafrës së baçkallomës
i vjen era qëmoti
 
Kush
 
Kush e ka kërcënua
këtë bokërr oborri
pas beshteve me bisht
ja kokën e nxori
 
Jep e merr me veten
I zhytur në hnadrak
ëndrrakotët i bëjnë temena
kapucarit idhnak
 
ganeci xhindoset gërvallet
përjarget dhe s’i del inati
bota i paska faj
këtij zog lumpenproletariati