Edhe një sukses i Albana Nocaj
Nga Blerta Xh. Muqaku
Në Europa- Park pikërisht në Rust afër Freiburgut u zgjodh të shtunen ,me daté 13. 02. 2010 në mbramje " Miss Gjermania 2010 ". Në sallen e madhe të mbushurë plot me mysafir më eminent dhe në një atmosferë impozante u prezantuan 22 vajza të reja nga të gjitha landet gjermane prej moshes 16 deri 24 vjeqare, sejcila më e mirë se tjetra.
Në Këte qytezë kjo garë u organizua për herë të tetë,ndërsa ditëve të fundit ishte kjo njëra prej temave që dominoi mediat e shkruara dhe ato elektronike në Gjermani ku intersimi i të rejave për një karrierë të këtij lloji ishte i madh.
Edhe kësaj here ashtu siq edhe kemi pritur Albana Nocaj me vendbanim në Tettnang afër liqenit të Bodanit ishte e pranishme në këte manifestim- eveniment të bukurisë dhe u prezantua me shumë sukses.
Juria në mesin e të cilëve ishin Dieter Thomas Heck- moderator i njohur, Rudi Asauer- ish menagjer i futbollit, Gjovani Elber- ish futbollist, kirurgu Dr. Werner Mang, këngëtari Antoni Ros etj. kishin detyrë aspak të lehtë.
Në një konkurrenc të fortë, Miss Gjermania për vitin 2010 u shpall studentja nga Berlini Anne Julia Hagen, vendi i dytë i takoi bukuroshes nga Baden Wyrtenbergu Albana Nocaj ndërsa në vendin e tretë u radhit e reja Reingard Hagemann nga landi Meklenburg-Vorpomern.
Dorëzimi i kurores për më të Bukuren dhe urimet për përcjellëset e saj ishin rezervuar për Ex- Miss Gjermania 2009 Doris Schmidt.
Këte manifestim e moderoi zonja Ines Kuba po ashtu ish Miss Gjermania dhe moderatori i njohur Aleksander Mazza.
Studentja kosovare në universitetin e Konstanzes dhe familja e saj ishin të lumturë për suksesin e arritur, ndërsa për këte nuk mungoi puna dhe përkrahja e të gjithëve. Me këtë rast babai i Albanes deklaroi se suksesin e bijes time nuk dota ndalojmë vetem në shtëpinë tonë, ky është edhe sukses i Dujakes, Kosoves, Shqipërisë dhe më gjerë.
Në kohën kur e zhvilluam këtë bisedë Albana nuk ishte e pranishme në familje. Sipas të dhënave të prindit ajo pritet të ju këthehet neser së pari studimeve të saja por dhe termineve që në kalendarin e saj janë shumë.
Shumë punonjës që jan të angazhuar në organizimin e manifestimit Miss Gjermania ishin të mendimit dhe propozuan edhe motren më të re Mergimen që të ndjek rrugen e Albanes,hiq më larg se vitin tjetër.
Historiku i zgjedhjeve të Bukuroshes në Gjermani daton që nga viti 1927, dhe që atëher vajzat e reja debutojnë dhe marrin pjesë së pari në landet e tyre,ku më e mira pastai është e pranishme në finale siq ishte edhe kjo e fundit.
Në fund urime Albanes dhe familjes për suksesin e madhë ndërsa zotriun Hisen Nocaj e falenderojmë për kohen,biseden e zhvilluar dhe huazimin e fotografive.