MALET E MIA, TË FËMINIS
Atje largë
Deri në kupen e qiellit
Krershpat e tyre shkojnë.
Mbi to dielli derdhet si arë
Dëbora e shiu përhere i lanë.
Në fërkemat e mi të fëminis
Lule e lisa tashme jan rritë,
Lëkura e këmbve që mbi to shkeli
Si hartë e djegur
Përcjell historin
Në ngjyrat e maleve
Që kan marre dhe sytë e mi.
Buze të etura
Per lumin e kronin
Që rrëzohen mbi të gjelbërta
Rudina.
O mallë i feminis time
Me ëndrra që kacafyten
Me shpirtin dhe kohen.
Gojfilat e bjeshkve
I bashkojn zogjt…….
Në thundrat e qingjave
Ylli i alpeve ka mbi.
Hëna i pershendetë naten
Malet e mia në VETMI….
Ndaj fytyren time
Alpeve ua kam fale
Mbi shkembej le të mbetet
E bardhë, e bardhë e bardhë,
Pemë dhe barë mbi të le
Të mbinë.
Që sytë e mi ti shohin në perjetsi.
Gjunzohem duke ecur
Në asfalte , parqe, lulishte
Nën hije gradaçelash
I menduar…..
Diku opingat e mia të feminis
Varur mbetur mbi gure
Rrotull shtëpis ….
Neser atje do ngjiten udhëtare
Mbi fytyren time
Që maleve ua kam fale
Do shohin mallin dhe lotin.
Do lexojn poemen time
Që mbeti pa shkruar,
Me shpres per tu kthyer perseri..
Atje
Nukë e di….
Ndaj fytyren time
Alpeve të mia ua fala
Mbi të ta shkruaj poemen time
Dielli dhe hena.
Athere udhëtaret
Mbi kreshpat e alpeve
Do ulen
Kënges permbi krahë
Do tja marrin ,
Të gjith do të zgjohen,
Athere gojfilat e bjeshkve
Vete do ti mbledhin.
Në pulmonet e bjeshkve
Frym do te marrin
…………………………
Mbi shkembej e male fytyra,
Poema ime
Përhere do lexohen…
Zef Mulaj, 20/02/010
Itali