Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Neki Lulaj: Politika e provokimeve anti shqiptare në Iliridë

| E premte, 19.02.2010, 10:47 PM |


POLITIKA E PROVOKIMEVE TË RRËZIKSHME ANTI SHQIPTARE NË ILIRIDË

Nga Neki Lulaj

Zhagitja e tejë zgjatur për implimentimin e Marrëveshjës së Ohrit ,të nënëshkruar më 13.08.2001, kishte për qëllim zgjidhëjën e problemeve të cilat ishin të fryera buzë pelcitjës para situatës së thellë etnike, politike e të sigurisë në Iliridë,e cila sot,është injoruar në mënyrë arrogante dhe jo racionale.Marrëveshja e atëherëshme ndali luftën ne Iliridë mes shqiptarëve dhe maqedonasve. 
Provokimet e vazhdueshme të zyrtarëve maqedonas kundër shqiptarëve nuk pushuan edhe asnjëherë,por shpeshë duke ndërruar taktikat e tyre shoveniste , formën , vendin dhe përmbajtjën(“ujku nuk mund të behët kurrë qengj”).!Kështu që secili vit ngërthente ne vetëvehte diçka të madhe dhe provokuese që lente gjurmë te pa shlyer dhe shumë të kushtueshme për popullin shqiptar në Iliridë.
Vazhdimësija e provokimeve ishte edhe me botimin e Enciklopedisë Maqedonase,nga publicisti Jovan Pavllovski,i mbështetur finaciarisht nga ministrija e kulturës dhe kryeministri aktual Nikolla Gruevski, e promovuar më 19 shtator të vitit 2009,e cila u dëshmue se ngerthënte ne vetëvehte shumë trillime,krajata ugurëzeza dhe të pa vërteta,andaj këtu mu kujtua një thënie nga një shkrimtar bullgar i cili për maqedonasit thonte:”Nga një popull i trilluar,mund të presësh shtet të trilluar,gjuhë të trilluar dhe Enciklopedi të trilluar” Historija nuk bëhët me emocione të politikës ditore dhe me ngarëkesa ultranacionaliste por me fakte e mendime të qarta shkencore dhe bindëse!
Të gjitha këto nuk vinë nga lajthitja e akademikëve,por këto vinë si pasojë e bashkëpunimit patologjik të çarçeve okulte të komunizmit të vjetër e që disa të ashtuquajturit akademik e kanë në zemër dhe shpirtë urrejtjen nacionale. Andaj çdo koment tjetër mendoi se do të ishte i tepërt për sojin e tyre bastardë.
MANKYMANIJA
Ishte Sllogani qe shqiptarët e Dardanisë e Demonstruan gjatë një ndeshje futbolli në Prishtinë duke ju referuar më të drejtë emrit të Maqesonisë,e të cilët patën të drejtë tu dalin zot vëllëzerve të vetë në Iliridë.
Shqiptarët e Iliridës nga dhjetori që e lamë pasë lëvizin me Pasaporta të reja biometrike,pa viza në vendet e Bashkimit Evropian.Por në këto dokumente ndryshe nga pasaportat ekzistuese, nuk përcaktohët kombësija dhe të gjithë konsiderohën si maqedonas (Kështu po na Fshehët Kombësija),termë ky aspak i pëlqyeshëm për shqiptarët të cilët janë etni shtetformuese në këtë vend.Problem tjetër evidentë është televizioni shtetror tërësisht maqedonas Pastaj problemi i shkollimit të fëmijëve shqiptarë të cilët duhët që nga klasa e parë ta mësojnë maqedonishten me detyrim
Naiviteti i zyrëtarve maqedonas ishte Përpilimi i projektit “Shkupi 2014” edhe kësaj radhe doli në shesh se bashkëjetesa ne mes të dy popujve atje ka kahje diametralisht të kundërta dhe aqë janë interesat duke u larguar ne pole sa që çdo gjë tjetër mund të sillte rezultate po jo edhe bashkëjetesa në një shtet me një bashkëqeverisje te përbashkët dhe të tillë çfarë është sot..
Këtë janë ka e thërrasin maqedonasit e Iliridës e jo shqiptarët si etni shtetformuese,në atë vend. Ndërtimi i Kishës Ortodokëse,mbi themelet e shtëpisë së lindjës të Nobelistës së parë shqipëtare Gonxhe Bojaxhiut, alias Nënë Tereza ,është një provokim ne vazhdimësi mbi etnin shqiptare.
Sllogani i tyre Ta ndërtojmë Shkupin,dhe ta bëjmë sa me bashkëkohorë dhe evropian duke u përpjekur me çdo kusht qe çdo gjë që është shqiptare të përdhoset dhe te humbët pa lënë edhe asnjë gjurmë.E ky është edhe një atak historik i drejtëperdrejtë drejtuar etnogjenezës dhe monomenteve të vjetra historike shqiptare në këtë vend. Ky është një provokim kundër shqiptarëve qe jetojnë atje dhe të gjithë shqiptarëve kahëdo qe janë dhe kudo do qe jetojnë!
Këto provokime dhe të tjerat në vazhdimësi janë një lloj paralajmërimi për diqka që shqiptarët me së paku e dëshirojnë,por shtyerjet e tilla deri në thyeqafje nuk do të janë shumë të tolerueshme andaj tensionimi i situatës edhe ashtu të brishtë ne përpjekjet për ta humbur identitetin e shqiptarëve është e pa tolerueshme kur dihët se vetëm në Shkup jetojnë mbi 40% të shqiptarëve pa i përmendur fshatrat e tëra shqiptarë qe e rrethojnë Shkupin.
Arroganca e kryeministrit Gruevski, dhe kabinetit të tij qeveritar si edhe e ndonjë piatë lëpirësi shqiptarë qe i fërkohet para e pas pa e bërë edhe as me të voglin kundërshtim është e pa shpjegueshme dhe jo gjatë e tolerueshme.
Se si do të aderoi Ilirida me këtë strukturë politike ne NATO dhe BE dhe gjithë këtë trysni dhe padrejtësi qe ju bëhët shqiptarëve mbetet të shifët.!Sigurisht do ti përkëdhelin sllavet edhe kësaj radhe për interesat e të “birit dhe të dreqit”.Shqiptarët do të reagojnë dhe nuk do të rrinë duar kryq kur e shofin se po ju humbën dhe po ju përdhosen të drejtat nacionale dhe kombëtare sepse gjatë gjithë historisë kontributi i tyre ka qenë i madh dhe i pa zëvendësueshëm.