Konkluzionet e Komisionit anketues parlamentar për « rastin e sopotit » dëshmuan pafajësinë e shqiptarëve që padrejtësisht mbahen në burgje.
Bashkimi Demokratik Shqiptar në vazhdimësi ka sensibilizuar opinionin publik ndërkombëtarë kundër proceseve të montuara gjyqësore në Maqedoni.
Bashkimi Demokratik Shqiptar kërkon lirimin e menjëhershëm të të burgosurve, akordimin e dëmshpërblimit për të pafajshmit dhe nxjerrjen para përgjegjësisë penale të përgjegjësve për proceset e montuara gjyqësore e të motivuara nga urrejtja etnike dhe fetare.
Bashkimi Demokratik Shqiptar kërkon rihapjen e të gjitha proceseve gjyqësore dhe rishikimin e tyre. Pa lirimin e të gjithë të burgosurve të pafajshëm dhe marrjen në përgjegjësi të zinxhirit komandues në këto montime procesesh nuk ka drejtësi në Maqedoni !
Bashkimit Demokratik Shqiptar
19 shkurt, 2010