| E premte, 19.02.2010, 09:43 AM |
Flet kameramani I TVSH-së Gaspër Shllaku
Ja si e fshehëm markën e kamereës amerikane të mos e shihte Enver Hoxha
Në kongresin e 7 të PPSH, TVSH, filloi transmetimin me ngjyra
Një burrë plot temperament që jetën e ka lidhur me kamerën në sup. Pas
më shumë se tre dekadash në këtë profesion duket se kamera
Është pjesë e krahut ë të tij të djathtë. Kur nuk është me të i duket
vetja si I pa punë. Kujdeset për kameran sicc kujdeset për veten.
Kamera i duket si fëmijë dhe në ccdo bisedë nuk lë rast pa e përmendur.
Ekskuzivisht për “Telegraf” ai tregon disa nga momentet e tija më të
rëndësishme në jetën e gjatë në këtë insitucion që ai e quan
Maternitetin e të gjithë televizioneve të tjera privat.
Zoti Gaspër kur keni filluar si kameraman në TVSH ?
U bënë më shuëm se tre dekada. Ose plot 39 vjet punë ku kam lidhur thuajse gjithë jetën time.
Cdo të thotë për ju kamera.?
Pjesë e trupit tim. Pjesë e rrugëtimit tim në gjithë tallazet jetësore.
Si është prefeksionuar TVSH, me paisje moderne?
Tashmë dihet se TVSH ka qenë I vetmi television në Shqipëri dhe
modernnizimii tij ka ardhë ngadalë. Kamerat në fillimishin shumë
primitive bardhë e zi, dhe me kohën filluan të mirreshin kamera
profesionalre bashkohore.
Kur ka ardhë kamera e parë me ngjyra?
Me sa mbaj mend unë në vitin 1978. Po! Atë vit mbaj mend se erdhi një
kamer e prodhimit amerikan “Ampers”shumë profesionale e vetmja me
ngjyra. Ajo ishte e prodhimit amerikan dhe ne për të mos dukej prodhimi
amerikan i kishim vënë një shirit aty ku ishte stampa mad inUSA.
Kur ndosdhi kjo?
Pikërisht në 10 korrik të vitit 1978.Atë ditë bëhëj festimi i
përvjetorit të ushtrisë. Enver Hoxha do të shonte në Skollën e Bashkuar
të Oficerave që mbante emrin e tijë me rastin e 10 korrikut. Unë do të
xhiroja në shkollë, paradën që do të zhvillohej me këtë rast. Ishte një
paradë madhaështore. Enver Hoxha parakaloi para trupave pastaj u ngjit
në tribunë. Unë e ndiqja nga pas. Kur ai u ngjit në tribunë edhe unë
doja të ngjitesha pas tij, ta filmoja nga afër dhe aty. Por rojat e
sigurimit nuk më lanë. Nuk donin, pasi tek kamera shihnin pasiguri.
Dukej si gyrkë topi. Ajo peshonte 17 kg (vetëm kamera), pa aksesorët e
tjerë. Gjithë gjithëmund të shkonte 50 kg.
Ku qëndronte kjo kamer?
Në fillim e mbanin në bllok, që udhëheqësit të shikonin xhirimet që u
ishin bërë. Pra për të parë veten e tyre.Pastaj erdhi në TVSH.
Po nëpër sheshet e xhirimit, ccfarë do të veccoje në jetën tënde në TVSH?
Janë shumë, por si më lart të them që më ka ndodh po në këtë vit, pra
në 1978, ku ishte përvjetori i Lidhjes së Prizrenit. Ishim duke xhiruat
filmin “ Ditët që sollën pranverë” në Shkodër. Ishte qershor. Në
shkodër vjen Ramiz Alia dhe ne ndërpremë xhirimet për vizitën e tij. Në
takimin e Shkodrës bashkë me të kishin ardhë dhe një operator dhe
gazetar kosovarë. Në një moment operatori kosovar më afrohet dhe më
thotë. Të lutem kam një bluzë me vete dhe dua t’ja jap një mikut të
përbashkët Rakip Zenelit i cili punonte në Kinostudio. Ai ma lanë dorë
dhe iku sepse do largohej. Unë ngela me të në dorë si I hutuar.
Pse ngele ashtu ?
E kupton, ishte viti 1978. Lufta e klasave ishte në kulm. Mardhëniet me
Jugosllavinë ishin shumë të tendosura. Ajo bluzë në duart e mia mu bë
si djalli vetë.
Në cckuptim?
Po ja si të them. Unë u shtanga dhe nuk dija cctë bëja me të. Dihet,
spinunat ishin rreth e rrotull. Sa u shpërndanë njerëzit dhe unë ngela
vetëm, vjen dikush e më thërrët të shkoja tek Hotel Turizmi i Shkodrës
. E mora me mend pse më donin. Shkova duke u dridhur. Bluzën e bëra
shuk në dorë, Bluza aty tekmarka secc kishte disa numra. Si duket ishin
të firmës apo numri i trupit. Tek turizmi më priste Operativi i
Sigurimit I qytetit. Ai menjëherë më merr bluzën nga dora dhe më thotë
se ti je bashkpuntori I UDB-së Jugosllave. Unë shtanga. Ja më thotë
këto numra në bluzë janë kodi sekret I lidhjes. Unë hapja sytë. As që
merrja vesh nga ato punë. Duhej ndërhyrja e Operativit të Sigurimit që
na mbulonte ne
që të mbyllej ky muhabet. Bluza u mbajt në zyrën e Operativit në Hotel Turizëm. Asnjëherë nuks hkoi në destinacion.
Kurfilloi transmetimi me ngjyra në TVSH?
Filloi në kongresin e 7 të PPSH-së, në nëntor 1981. Ishte kongresi i parë që transmetohej me ngjyra.
Cfarë kamerash përdorët dhe sa kamera ishin gjithsej?
Në atë kohë pas kërkesave të drejtorisë u blenë 11 kamera japoneze.
Ishin shumë të mira për kohën. Konkretisht ishin të firmës “Ikegami”.
Me këto kamera fiilluan
të tarnsmetonim me ngjyra. Kongresi i 7 I PPSH,shënoi dhe fillimin e transmetimit me ngjyra. Ky ishte një sukses për kohën.
Në sa filma artsitik keni xhiruar me kamerën tuaj?
Plot 13 filma, ku unë do të veccoj “Korrierët:, “Zambak të bardhë”,
“Koha nuk prêt”, “Ditët që sollën pranverë”, “Alo tekniku”, etj…Ishin
filma që ende dhe kësaj dite shikohen me kërshëri
Albert Zholi