Si ti sherojë plagët
që janë në trupin tënd,
por dhimbjet i vuaj unë.
A do sherohesh
nese flijohem per Ty?!
Si ta shuaj etjen
kur burimet të shterrojnë?
Dardani Tokë e Bekuar prore
ku humbet uji
i LUMBARDHEVE TUA
fushave blerore?!
Si ta shuaj urinë
nuk ka kallinjë gruri
në arat tua djerrinë,
as misernike
nuk i vjen era VATRES!
Në fllanik shekat, tinaret tingëllimë.
Si ta rrisë Gjergjin e vogël,
gjinjet e nënes janë vyshk e tharë.
As LARA nuk është më në ahur.
Era e qumshtit të valë
sndihet si më parë.
Nënë hambarin e zbrazet
shtrirë qeni bardhosh.
Në shitore ka PLAZMA, VITA, ALPSKO,
Nuk ka ujë Rugove.
Ka sa të duesh ujë Knjaz Millosh
Që nuk e blen dot kuleta ime BOSH!
Si ta kuptojë se je i lirë
o vendi im i shtrenjët,
kur shof fëmijë deshmoresh
heronjësh e puntoresh
pa buken e tullit
që kanë trashëgua
TULLUMBAT E LULIT?!
Selim Hasanaj
Sarpsborg: 17.02.2010
MIKUT TË FËMIJËRISË
Ku mbet miqësia e vjeter?
Si vëllëzer ishim me dekada
Pse m`shiqon si tisha njeri tjeter?
Dikur nuk na ndante dita as nata.
Si humbi respekti, ku mbet dashuria?!
Unë jamë po AI që isha gjithmonë.
A po din kush se cka është vëllazëria?!
Apo interesi njeriun po e sundon!
C`po ndodhë kështu?
Pse gjithë ky ndryshim?
Kush jamë unë , a smë thue
I dikurshmi miku im.
Selim Hasanaj
Sarpsborg : 17.02.2010