Martin Lleshi
BALADE PER ATDHENE
(DARDANISË)
Dardani qarje e galaktikës n‘mesqiell
Kryediell i plasaritur në ballin tim
Kryeyll i krejtësisë në hapësirë
Kryedritë e dritëhijeve t’pa amshuara
Kryezjarrë i vullkaneve qiellore
Krye emër i toponimeve në gjithësi
Kryevepër e vetë Zot’Ynë
Kryefjala e fjalës pare
Kryevepra e veprave të mija
Kryetokë kryedhe i Atdheut
Gjaku dhe mishi
Ashti palca dhe shpirti
Buzagazi hidhërimi dhe gëzimi
Djepi varri Rilindja
Krushku i pare dhe flakadani
Zjarri dhe Liria
Vellëkuqja kurorzjarrta dhe bardhësia
Vetë dielli dhe Illyria
Kryevepra e të gjitha veprave
Ngjyrëkuqja ngjyrëzjarri ngjyrëflaka
Krye Shkaba e heraldikës sime
Dardania e gjakdheut të plisave t’bardhë
Kosovë
Atdheu im buzëshkrum prej guri
Ti je kënga dhe urata e lutjeve t’mija
Lahuta dhe fyelli
Të dalur nga bri e ashtit tim
Je vertikalja e pakërrusur
E ecjeve të gjata nëpër shekuj
Lavra e mbjelljeve të lashtësisë
Rrudhëkuqja e bardhësive të ngrira
Reblerta e shirave te gjakut tim
Rekuqja e syve t’mi të rremosur
Përtejshikimi i hapësirave të pakufi
Edhe bukëmykja e mbashpirtit tim
Edhe ndezja e kërcejve të unave nëpër acarë
Edhe argjendi dhe ari i kërkuesve të andejshëm
Ti je filli dhe amshimfilli i gjeneve të mija
Kurorëgjkau i kurorkuqeve inrike
Farëpara e bimur nga dheu
Lulëkuqja e bimur nga gjaku
Je vetë INRI i golgotave të mija
Kosovë ti je kryekrisma e krejt krismave
Të qiellit tim
Mbi Ibisi Thothi dhe Hermesi
Mbi Siriusi Zeusi dhe krejt mitikët
Mbikrijusja ime Kosovë
Betohem
Në emër të ATIT e të BIRIT
Kastriotëve,Dukagjinasve,Frashërve
Fishtës Rugovës Jasharajve Haradinajve…
E të shenjtërve AMEN.
GJAKOVE
17.02.2008
AT’ YNE
Atdheu im buzëshkrum prej guri
Nga gjaku përthinjur kohërave
Përmbajtshëm shkëput motet supeve
Dhe tha
Ai që mbolli farë prej plumbi
Dhe piu uj prej gjaku
Të bekohet nga AT’YNE
Amen.
PRESIDENTIT HISTORIKDR.IBRAHIM RUGOVA
Në thënça emrin tëndë Atdhe
Ti je mbidheu i Atmes qiellore
Galaktika e purpurt n`udhëtimin
E përvlimeve të zjarrta n`shkrumbërje t`rikrijimit
Fjala e pathënë e Kryefjales rrektimë shungullimi
Puhizë n` fluturim bardhësie kopshteve n`zënlënje
Princi pa kurorë në karrocierinë qiellore
N`zësha fill në rrënjët tua t`paradiellit
Ti je Lisi i Zanafilles n`kërkim galaktikash
Urtësia e krejt zhurmitjeve n`token e kuqrremt
Rrënjëfjala hyjnore e fisit besëdhënë
Heu…
Vullkani i katarakteve të zjarrta të bardha të ngrira
Tejshpuesi i errësirës n`djellzënje të kohëve
Urtësia e zgjimeve t`përgjumura shekujve t`fjetur
Unëmatësi i papërkulur nëpër trandje planetesh
Shqiproni i Shqiponjës Madhe
Nëse të falem unë mëkatari yt
Nëse t`përgjunjëm unë fajtori yt
Sdo t`më falësh
Para se t`ngreh frymën e fundit
Lidhsmbathësi i mbathjeve t`ua
Do mbetem unë
Edhe n`fluturim të galaktikave
T`bardha,t`purpurta t`zjarrta…
Gandi IM.
16.02.2010.