Mehmetali Rexhepi
Veza e heshtjes
vizatime të lëbyrshme në vetëtimë  
tej dritares bubullima përndjek qetësinë 
edhe dy sy shkëlqejnë
mezokohës së zemrës
impulse ritmike i shpien
*
heshtja gllabëron mësyerjen 
ata sy ngadal mbyllen 
buzëqeshje e lagësht
vërshueshëm rrjedh
niset në kërkim të ëndrrës së torzuar
*
pa busull lundron
në ishullin e buzëve hudhet 
buzëqeshja e natës rrëshqet  
nga fotografia e ditës
tëmbëli i buzëve derdhet 
*
sytë hapen të zmadhuar 
një hënë diellore ka dëftuar 
"të kam ëndërruar"
pas një lemze 
çeli një vezë heshtjeje
Gjilan, dhjetor 2009