Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Halit Bogaj: Aksioni i armëve

| E hene, 15.02.2010, 09:02 PM |


AKSIONI I ARMËVE

Halit Bogaj

Në  një dimër të pashpresë

Që na mbeti në kujtesë

Përjetuam shumë mundime

Mbushur plot me maltretime

2

Kishte bërë planin Serbia

Të mundohej shqiptaria

Prej nesh pushkë ata kërkonin

Çdo lëvizje e përgjonin

3

Kush nuk kishte për t‘i blerë

Rrahej keq sikur përherë

Pushkën kush e dorëzonte

Ai disi mund të shpëtonte

4

Dhe asgjë nuk kish kuptim

Në atë vit plot me trishtim

Kur dhe qielli ish i zi

Në atë kohë plot egërsi

5

Oshëtimat në çdo anë

Shumë jehona kishin lanë

Na kujtohen prindët tanë

Që atëherë i kishim pranë

6

Të brengosur tek mendonin

Atë mërzi ta tejkalonin

Na dhuronin një shikim

Kinse kishin pak gëzim

7

Stacionet policore

Ishin bërë  vende mizore

Prisnin njerëzit‘’për trajtim’’

Sepse ishim ne jetim

8

Pushkën duhej ta dorëzonin

Atë rrezik ta tejkalonin

Se përndryshe dihej mirë

Çka i priste në errësirë

10

Në skëterrë ishte Kosova

Që shoshitej në shumë sprova

Me zullumin e pandarë

Veçse ishim ne shqiptarë!