“Eulex”, kërkoni vrasësit e Mon Balajt, Arben Xheladinit dhe...!
“EULEX”! Hiqni dorë nga pa drejtësia-nga ALBIN KURTI.
“EULEX”, merruni me vrasësit e Mon Balajt dhe Arben Xheladinit dhe me krimet tjera që po ndodhin në Kosovë. Drejtësia ka një rrugë, përmbajuni kësaj rruge, nëse dëshironi ta kënaqni drejtësinë.
Në të kaluarën, respektivisht në shumë periudha kohore, madje edhe sot me qëllim ose i shtyrë për të vepruar kundër interesave mbarëkombëtare, njerëzit bien në anën e tradhtarit. Tradhtari në të vërtetë ka vetëm një emër, ai në shumë mënyra mund t’i shkaktojë plagë të rënda individit, familjes po edhe kombit në tërësi. “Ata që për interesa të veta të ngushta luksoze dhe të huaja e diskriminojnë dhe e vrasin POPULLIN, ata janë dyfish armiq të POPULLIT SHQIPTAR, jo vetëm të Kosovës, por edhe të mbarë Shqipërisë Etnike”, thotë profesori i nderuar, atdhetari që me lot në sy e përcjell çdo lëvizje të bashkëkombësve të vetë të Shqipërisë Etnike, dhe jo vetëm të kësaj por AI përcjellë edhe çdo lëvizje që shkon në dëm të interesave mbarëkombëtare, vetëm e vetëm që ta sensibilizojë çështjen kombëtare.
Kur shkruan vëllai ynë Mehdi Hyseni, për ndonjë çështje, njerëzit para se gjithash ata që janë të përkushtuar, ata që çdo gjë japin për çështjen madhore kombëtare duhet t’ia vejnë gishtin ballit dhe të pyesin: Vallë ky shkrim a sinjalizon ndonjë çështje që prek interesat mbarëkombëtare në një formë ose në një formë tjetër, apo thërret në ndërgjegje të secilit njeri që është i pajisur me atdhedashuri dhe kombëtarizëm, në mënyrë që të këqijat t’i flakim për hir të kombit.
Shkrimi i profesorit të nderuar “ MOS E GJYKONI ALBIN KURTIN QË PO E MBRON POPULLIN, POR ATA QË PO E VRASIN POPULLIN DHE KOSOVËN!” është alarm për drejtësinë Ndërkombëtare e në veçanti për drejtësinë kombëtare. Bashkësia Ndërkombëtare duhet ta dijë se edhe ajo i takon një POPULLI, në rastin konkret edhe ajo i takon POPULLIT Evropian dhe jo vetëm Evropian, dhe si i tillë AI ka përgjegjësi shumë të madhe përpara njerëzimit, përpara drejtësisë në përgjithësi që ta vendos, ta zbatojë dhe ta jetësojë atë në harmoni me të drejtën ligjore që qendrat vendosëse kanë miratuar për të funksionuar DEMOKRACIA me të gjitha postulatet e veta ashtu si duhet. Prandaj me të drejtë profesori i nderuar thonë: "Ai që ndahet nga POPULLI, e han ujku"!, nëse nga këndvështrimi i figuracionit do të analizohej kjo thënie, atëherë del se: të gjitha epitetet e këqija dhe jo vetëm epitetet e këqija bien mbi supe të atij që ndahet nga populli.
"Ai që kërkon dhe përfiton favore të ndryshme nga POPULLI, pandershëm, dhe që e vjedhë popullin, merret me gjëra korruptive, ai që ia han djersën pjesëtarit të popullit të vetë, ai që ... e ka vetëm një emër, TRADHTARË"!.
“EULEXI”, respektivisht prokurori i “EULEXIT” është shembulli më i mirë për të parë se si është atëherë kur njeriu ndahet nga populli. Ky prokuror dhe urdhërdhënësit e tij me dërgimin e ftesës për ta marrë në pyetje z. Albin Kurtin, udhëheqësin e Lëvizjes “VETVENDOSJE” lidhur me protestën gjithë popullore në Prishtinë, më 10 shkurt 2007, me ç’rast qenë vrarë Mon Balaj dhe Arben Xheladini pikërisht prej njerëzve me imunitet Ndërkombëtar dhe pikërisht sikur edhe ky prokuror që ka të njëjtin imunitet dhe që emërohet nga e njëjta bazë, jep për të kuptuar se disa përfaqësues të drejtësisë ndërkombëtare u ndan nga parimet bazë të drejtësisë, dhe nuk është çudi se ata do t’i “hajë ujku”- do t’i mallkojë KOHA DHE HISTORIA sepse po bëjnë diçka që është në kundërshtim me parimet e të së drejtës mbi PROTESTAT. Albin Kurti është njeri me shumë inteligjencë, është njeri që shumë mirë i din postulatet e demokracisë si edhe ligjet që i definojnë rregullat e protestave por jo vetëm ato, çka do të thotë se z. Albin Kurti plotësisht ka vepruar në harmoni me ato rregulla dhe me ato ligje me rastin e organizimit të protestave që është duke i organizuar tash e sa kohë. Kësaj kur ia shtojmë edhe tiparet e atdhedashurisë që i ka z. Albini si edhe dashurinë që ka ndaj KOMBIT të vetë atëherë jep me kuptuar se në ballë të “VETVENDOSJES” kemi një njeri që është i pa kompromis ndaj çdo të keqeje, qoftë ajo kombëtare apo edhe i karaktereve të tjera. Çdo hap i Albin Kurtit paraprakisht është mirë i studiuar nga vetë AI dhe stafi i Tij, ata veprojnë në frymën e POPULLIT dhe në interes të Kombit. Ata që janë jashtë kësaj sfere le të mendojnë mirë e mirë sepse do ti mallkojë historia, gjaku dhe djersa e atdhetarëve.
Do të ishte mirë sikur prokuroi i kësaj çështjeje ta drejtonte hulumtimin e tij në drejtim të zbardhjes së vrasësve të vërtetë të Mon Balajt dhe Arben Xheladinit e jo të merret me gjëra që e kompremitojnë atë dhe komplet stafin e tij.
Shoqata për Identitet dhe Bashkim Kombëtar i bënë thirrje kompetentëve të “EULEXIT”, respektivisht kompetentëve të Departamentit të Drejtësisë pranë “EULEXIT” që të heqin dorë nga marrja në pyetje të z. Albinit dhe të fillojnë të merren tamam me vrasësit e tashmë të dy heronjve të KOMBIT.
QKISHAIBK