Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Luan Çipi: Miqtë virtual

| E diele, 14.02.2010, 06:51 PM |


MIQTË VIRTUAL
       
Nga Luan Çipi

Që  kur u shpik interneti
U ndryshua bota mbarë
Nuk bën më vizitë mileti
As në fis e as në farë.

Boll që të klikosh në skaj
Dhe gjithë njerëzit i afron
Nuk të bën askush me faj
As të qesh, as të qorton.

Interneti shpejtë të shpie
Drejtë për drejtë e në shtëpi
Të lidh, në mijra fije,
Me zë, tekst, fotografi.

Dhe që të kesh më shumë duk
Hyn në yahu e në gugëll,
Në netveg e ne fejsbuk
Si të lush me një kukëll.

Në Tiranë a në vend tjetër
Gjen ngado miq virtual
Vërtetohet teza e vjetër
“Bota qenka portokall”

12 shkurt 2010