Poezi satirike:
NEHAT JAHIU
Seç u dogje
Seç u dogje,
Seç u trete,
Jo për popull,
Po për vete.
Ti me popull
Bën fejesën
Dhe për vete
Bën martesën!...
Dardha bie nën dardha
Dardha bie nën dardhë
Kur ju shisni pallavra
Ju pallavra, natë e ditë
Ne:
-Mos ua pafshim sytë!
Kukuvajkat
Kukuvajka, vaj medet
Nuk di si bëhen foletë
I lëshon vezët
Në fole të tjera:
Në folenë e gjeraqinës,
Në folenë e bilbilit
Në folenë e kanarinës
Por ç,e do, nga vezët e saj
Nuk lindin kurrë gjeraqina
As bilbila, as kanarina
Se ashtu, siç e do haka
Lindin vetëm kukuvajka…