Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kadri Mani: Gëzuar dyvjtori i Pavarësisë!

| E diele, 14.02.2010, 08:58 PM |


Kadri Mani

Gëzuar dyvjtori i Pavarësisë!
/Ramiz Osmanit*- (17.2.1920)/  

Liridashësit të gëzojnë galdojnë
Lirimohuesit të fundosen në dhe
Lirigrishësit vallëzojnë festojnë
Liringrënësit s’kanë fe as atdhe!

Uçëkëistët varg e vistër maleve
E po ju prinë komandant Jashari
Për përmbushjet tona të idealeve
Që t’shpërthen vrullshëm behari!

Doktor Rugova fort qenka betue
Tërheq n’hartë vi demarkacioni
Trojet tona s’bën më m’u coëtue
Me neve është Bleri e Klintoni!

O kuqëlon qielli nëpër horizonte
Zbrazen vrushkuj do fishekzjarre
O dasmë të madhe ne kemi sonte
Ç’po tmerrohen zemrat tradhtare!

N’këtë ditë t’pavarësisë me bindje
Puqet me t’vallait tonë n’ditëlndje
Të clit pushtuesit barbarë me bisht
Ia ngjiten rrymën elektrike n’gisht!
  
*HALIT SYLEJMAN – MALIQI: BUSOVATA NDËR SHEKUJ (monografi), 2006, f. 175-177: BURRAT E MAKRESIT NË BALLË TË REZISTENCËS KUNDËR SLLAVO-KOMUNIZMIT, Ramiz Osmani u dënua me 18 vjet burg të rëndë, si Përgjegjës i Grupit; Aktvendimi i burgut të Mitrovicës së Sremit nr. 1750/110 të datës 30 mars 1962; Dr. Sabile Keçmezi- Basha: “Formimi dhe veprimtaria e ONDSH-së në Kosovë 1945 – 1947, Revista “kosova” nr. 18-19, Prishtinë 1996, f. 171 – 185; Dr. Muhamet Pirraku: “Mulla Idris Gjilani”, f. 337 – 338; Revista “Shqipëria etnike” nr. 2/2002, f. 20-32.