Fazile Buliqi - Januzi : Mbesa ime
	| E shtune, 13.02.2010, 04:52 PM |
	
Fazile Buliqi
MBESËS SIME
Mbesa ime e vogël
për mua është jetë,
emrin e saj te bukur 
vet ia vura Mirjetë.
Është një gocë e bukur
nuk është tekanjoze,
kur me duan fëmijët e mi'
- behet  shumë gjeloze.
sillet rreth e rrotull
t'gjithë tuj perqafu'
po ua fali mamin
- nënën lermani mu
Shpeshherë nga inati
shkrehet edhe n'vaj,
- don qe prehri im
te jetë vetem  i saj.
 
Unë e therras Mimi
ajo quhet Mirjetë
në shtëpinë tonë
- na ka sell jetë.
 
	12 Shkurt, Francë
	
	Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.