Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Abas Fejzullahi: Çfarë na dhuruan nxënësit e çfarë duhanxhinjtë!?

| E shtune, 13.02.2010, 04:17 PM |


Më 30 Janar 2010 në Delémont

Çfarë na dhuruan nxënësit e çfarë duhanxhinjtë!?

Nga Abas Fejzullahi

Në fillim disa të dhëna informative të marrura nga faqja virtuale në vijim, lidhur me trajtimin e temës me titull: Çfarë na dhuruan nxënësit e çfarë duahnxhinjët!?

Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë „Naim Frashëri“ dhe  FLORA – STYLE ju ftojmë që të shtunën, më 30 janar 2010 të merrni pjesë në mbrëmjen festive, në të cilën do të promovohet  libri „Veshje tradicionale shqiptare në Kosovë“, projektuar nga Bora Balaj, do të prezantohen me dy sfilata veshjet tradicionale Shqiptare nga Kosova,  do të ekspozohen fotografitë e akademikut Shkëlzen Rexha,   do të promovohet kënga „Shkolla Shqipe“, e Shpresa Idrizit  dhe do të prezantohet libri Diellit tim”, i autorit Besnik Camaj.
 Për çaste të këndshme argëtuese do të kujdesen: SHKA "SHARRI" nga Romanshorn-i, grupi folklorik zviceranë nga Delémont-i, SHKA "DIELLI" nga Kreuzlingen-i, SHKA "MËRGIMTARËT" nga Neuchatel-i, nxënësit e Shkollës Shqipe të Mësimit Plotësues nga kantonet  Jura, Valais e Vaud dhe këngëtarja e mirënjohur Violeta Kukaj e këngëtari Nimon Mushkolaj me orkestrën.  Mbrëmja promovuese do të realizohet në Halle des Expositions, Rue Emile Boechat, 2800 Delémont. Duke filluar nga ora 17:30  Në këtë mbrëmje marrin pjesë personalitete të rëndësishme shqiptare e zvicerane të fushës politike, kulturore, arsimore e krijuese (ministra, ambasadorë, deputet, kryetar komunash, shkrimtarë, muzikologë, artistë, publicistë, etj. etj...)  “ marrë nga:
http://www.voalonline.ch/index.php?mod=article&cat=DIASPORANËZVICËRDHEBOTË   „

**********************************************************************
Me 30 Janar 2010 në Delémont
Çfarë na dhuruan nxënësit e çfarë duhanxhinjët..!?

         Me këtë rast do veçoja disa karakteristika të veçanta që vazhdimisht  i përcjellinë organizimet e mërgatës shqiptare në Zvicrër.

           Programi i përgatitur nga nxënësit dhe mësuesit e mësimit plotësues në gjuhën shqipe, të ardhur nga kantone të ndryshme të Zvicrës, ishte mjaft i pasur dhe i përgatitur shumë mirë. Vërtetë fëmijët (nxënës) dhe mësimdhënësit meritojnë mirënjohje për punën e tyre me vlrë në ruajtjen e gjuhës amtare dhe pasurin e trashëgimisë kulturore.

          Ana teknike ishte nën çdo nivel, sidomos rregullimi i zërit, që ishte aq i lartë, sa që ndoshta ua tejkalonte edhe disko-klubeve të rinisë..!
        
           Sa i përket mbrëmjes promovuese, spo lëshohem për ta analizuar, këtë ma së miri munden ta thon autorët dhe të tjerët sa kanë qene të kënaqur , sepse unë s`pata mundësi ta përcell si duhet e në tërsi përurimin e veprës me aq rëndësi të veçantë, për arsyet që do t`i paraqes në vijm.

           Në bisedë me folësin e paraqitjes së programit (moderatorin) z.BB, mes tjerash tha: Pajtohem me ty se zëri kaq i lartë s`është normal, por këshu e kërkojnë dhe po të jetë  zëri më i ultë apo normal e lëshojnë sallën…! 
         Kudo që unë pata rast me të pranishmit të bisedoj për këtë , ishin të njejtit mendim se lartësia e zërit s`është normale.

        Publiku i pa disiplinuar që bashkëbisedonin gjatë qfaqjes së programit, e çfarë ishte edhe më e tmerrshme, duhanxhinjët pa i vra aspak ndërgjegja helmosnin ambjentin dhe fëmijët që jepnin program dhe përcillnin programin, si dhe joduahnxhinjët e pranishëm.

        Unë para se të filloj programi nga salla i mbledha shpuzorët, ku disa duhanxhinjë u thartuan, po pa reagim të hapur, ndërsa punëtorët që shërbenin për pije dhe ushqime , që i kishin shpërnda shpuzoret hezitonin t`i hiqnin nga pronari  i cili shikonte përfitimet ( e s`qante kokën për helmimin e shkaktuar nga duhanxhinjët) andaj edhe ky u thartuar se mendonte se do humb fitimi, se duhanxhinjët do hidhrohen... dhe thonte se në Delemo s`është e ndaluar pirja e duhanit askund..! 
             
         Në vende publike me sa e di unë, kudo në Zvicër është e ndaluar e në veçanti në theatër,kinema dhe vende ku jipen programe kulturo-artistike në salla të mbyllura..!?
            
        Por çfarë ndodhi gjatë pushimit, duhanxhinjët e pa disiplinuar vazhdonin të tymosnin cigare pa shpuzore, se ishin të shkatht në këtë drejtim, duke i shëndrruar kanaqet e pijeve apo faculetat e letrës në shpuzore…!

                   Ju lumtë duhanxhi, kështu tregohet niveli i kulturës, dhe i mirëkuptimit ndaj fëmijëve, nënave dhe jo duhanxhinjëve..!

       Zvicëra dhe zvicëranët, jo vetëm në këtë drejtim, por edhe në shumë drejtime tjera, janë shumë të kujdeshëm dhe në nivel për t`ju marrë lakmi për të mirë. Shqiptarët edhe pse kanë pasur kohë e mundësi, pasi që jetojnë ¨dhe punojnë këtu në mërgatë, t`i marrin këto veti e shprehi të mira. Por ja se, ne s`dojm të dijm për këtë, se varësia që është krijuar në trurin e duhanpirësve, për pirje të duhanit kudo, mibisundon ndërgjegjen e tyre, dhe këtë shprehi e varësi të shëmtuar, e ndërprejnë, vetëm me urdhërin e rrept nga i huaj, ose nga dënimi i rrept ku e prek xhepin e tyre, se për ndryshe është kot të lihet në ndërgjegje, se ajo është tretur njësoj si tretet e përhapet tymi i cigareve që ata thithin  nëpër organizime të ndryshme të shqiptarëve..!

      Gjatë pushimit, mu afrua një nënë dhe mësues nga Lozana, dhe më pyeti:
      Më falni, jeni Ju ai që i hiqët nga tavolina shpuzorët e vura për duhanë?
      Po i thash: 
      Ajo, nënë dhe zonjë në mënyrë shumë të kukturuar tregoi emrin dhembiemrin e saj, dhe ashtu rrjedhshëm e me emocione dhe e prekur  vazhdoi bisedën:
       Isha ulur me vajzën, e cila po sa vërejti se pinin duhanë më kapte për dore dhe thonte: eja të kthehemi në Lozanë, se nuk rri këtu ku pihet duhani..? 
       E kisha të kotë, ta bindi që të qëndron..Por për fat, sa ju vërejta juve duke i mbledhur shpuzoret i thash: E shef se po i mbledhin shpuzoret se gabimisht janë qitur , se edhe këu ka rregullë. Kështu u qetsu. Por kjo qetësi për fat të keqnuk zgjati deri në fund, sepse duhanpirësit filluan avazin e tyre… edhe pa shpuzore..! Të mjerët na, kur do mbushemi mend.

            Shkurtimisht e paraqita këtë bashkëbisedim, ndërsa unë qëndroja më shumë jashtë se s`rrija në at tymë që shkaktuan duhanxhinjët, dhe u kërkoj falje publikisht nxënëve dhe organizatorëve të programit për pjesën e programit që s`kam mundur ta përcjelli, por edhe për atë pjesë që ngrëna darkë më doli për hunde dhurata e duhanxhinjëve si shumë të tjerëve joduhanpirës e që e thithnin gratisë tymin e cigareve të duhanxhinjëve, e që spatem kohë e mundësi të u thonim :“ Ju rrit ndera“ ore zotërinjë duhanxhi, për këtë „nderë“  që po na e bëni  duke na e dhuruat tymin e cigareve pa na shkep cigare fare, e kjo vërtetë është shakthtësi e juaj e veçantë që duhet edhe Zvicëranet t`ju marrinë „lakmi për humanitetin e juaj...!
            
           Më kujtohet biseda  e palkut të urtë Selim Rexhepi Buçaj nga fshati Lladrovc në dasmen që martonte nipin Rexhep Buçajn para 37 vjete.

            Për çka i ban veshët  o Mahmut..?
            Mahmuti s`ja vint veshin fort fjalëve dhe harronte apo donte të harronte të kryej një shërbim që i thuhej. Dy tri here i tha palku Selim që Mahmuti të sillte ujë të ftoht  për dasmorët e pranishëm, por Mahmuti  duke biseduar e pirë cigare me shokë harronte  apo edhe duhej të ja përseriste dy tri herë.
            Për mos përmbushjen e kërkesës me kohë dhe menjëherë për sjelljen e ujit, plaku i urtë e pyet Mahmutin:
            Mahmut a më tregon diçka drejt? 
            Po Mixha Selim.
            Për çka i ban veshshët o Mahmut?
            Men ndie o Mixha Selim.
           Jo pasha mixhen, me ndie jo, po veç po i bajshe si barrë për së rëndi..!
           E pse Mixha Selim?
          Qe tri herë të thash me pru ujë të ftohtë, e ti  vetem po thue po po menjëherë mixha Selim, po ujtë s`është kërkund..!

            Edhe duhanxhinjët shqiptarë në Delémont me 30 janar 2010 ishin të gjithë Mahmuta..!
            Nga kengtari aty pas orës  22:00 më duket kur nga jasht hyra brend dëgjova mes tjerash fjalët e këngës: „… as s`ka fe, as s`ka parti që e  përçanë këtë shqiptari…“ që  është në kundërshtim me të vërtetën dhe realitetin e përditshmërisë tonë kudo si në atdhe  dhe në mërgatë..? 
             Të vërtetën që do ta paraqiste këngëtari me këngën e kënduar është dashur ta bënë një ndryshim të vogë: „… a ka fe , a ka parti , që e bashkon këtë shqiptari..!?“